Strategjia e luftës kundër korrupsionit, një risi që ka premisë ndryshimin e Shqipërisë

591
Sigal

Qeveritë e vendeve të ndryshme hartojnë strategji dhe programe të veçanta për luftën kundër korrupsionit. Përveç organeve të kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm të financave publike, në luftën kundër korrupsionit janë të përfshira dhe institucione të posaçme si Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Departamenti i parandalimit të Krimit Ekonomik, Departamenti i Parandalimit të Pastrimit të Parave, institucionet e auditit, Policia e Shtetit etj.. Korrupsioni përfaqëson rrezik serioz për parimet dhe vlerat bazë të Këshillit të Europës, minon besimin e qytetarëve tek demokracia, gërryen shtetin ligjor, përbën mohim të të drejtave të njeriut dhe pengon zhvillimin shoqëror dhe ekonomik. Niveli i lartë i indiferencës dhe mungesës së besimit të qytetarëve në institucione është shkaktuar nga një qeverisje pa llogaridhënie, transparencë dhe përgjegjshmëri, diçka që në vazhdimësi ka shënuar rënie, mirëpo jo në nivel të mjaftueshëm. Si rezultat, korrupsioni dhe abuzimi me autoritetin publik në mungesë të një sistem gjyqësor efektiv, i kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë dhe proceseve demokratike në SHQIPËRI. Komunikimi i partive politike me qytetarët, përkatësisht mungesa e etikës dhe përgjegjësisë në marrëdhënie me qytetarët ka shndërruar politikën në sinonim të gënjeshtrës. Korrupsioni në Shqipëri është i lidhur dhe me krimin e organizuar dhe është pengesa kryesore për destabilizimin e shtetit të së drejtës, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit demokratik të institucioneve publike.

Qeveria pas 23 qershorit ka ndryshuar qasje, mentalitet menaxhimi publik dhe e ka bërë luftën kundër korrupsionit një gjë të shenjtë për rritjen e mirëqenies së qytetarëve shqiptar. Lufta kundër korrupsionit përbën një nga temat e nxehta të politikës në Shqipëri dhe besimit te ligji dhe shteti. Lufta Antikorrupsion në mision të saj është reduktimi progresiv e i qëndrueshëm i korrupsionit, forcimi i integritetit të institucioneve dhe promovimi i vlerave në qeverisje.

Këto duhet të arrihen nëpërmjet:

– Reformave për parandalimin e tij;

– Forcimit të integritetit të institucioneve dhe promovimit të vlerave të qeverisjes;

– Monitorimit të gjithanshëm të fenomenit të korrupsionit, luftës kundër tij nga shoqëria civile dhe forcimi i rolit të saj;

– Ndëshkimit administrativ ligjor të zyrtarëve të korruptuar.

Ky mision, me prioritetet e reformat e përcaktuara, bazohet në:

– platformën e përgjithshme të përqasjes gjithëpërfshirëse dhe të integruar në luftën kundër korrupsionit me një kombinim të balancuar të parandalimit, hetimit, dënimit dhe pjesëmarrës së publikut;

– parimin se veprimet korruptive janë e duhet të konsiderohen si vepra penale dhe të trajtohen qoftë në planin administrativ, qoftë në atë penal NË MËNYRËN SA MË TË ASHPËR ME LIGJ;

– ndjekjen e parimeve bazë të sundimit të ligjit e barazisë së plotë të qytetarëve para ligjit, mirëqeverisjes, përgjegjshmërisë, lidhjes organike ndërmjet parandalimit me hetimin e dënimin efektiv, bashkëpunimit dhe koherencës, transparencës dhe pjesëmarrjes, partneritetit efektiv ndërmjet sektorit publik dhe privat;

– ndjekjen e standardeve e praktikave më të mira ndërkombëtare, rajonale e të brendshme në këtë fushë.

Prioritetet themelore të Strategjisë Antikorrupsion, sipas objektivave përkatës, do të përqendrohen në fushat e mëposhtme.

I. Parandalimi, transparenca, gjithëpërfshirja dhe edukimi

1. Forcimi i sistemit politik dhe i etikës së funksionimit publik;

2. Modernizimi e konsolidimi i procedurave;

3. Reformat sektoriale (kontrolli, klima e biznesit, shërbimi civil, prokurimi publik, arsimi, shëndetësia, financat, drejtësia, pushteti vendor etj.);

4. Konsolidimi i transparencës dhe integritetit në administratën publike;

5. Përafrimi i legjislacionit në fushën e luftës kundër korrupsionit;

6. Fushatat informuese dhe masa edukuese të qëndrueshme.

II. Hetimi dhe dënimi i korrupsionit

1. Sigurimi i eficencës së ndjekjes penale, rritja e shpejtësisë së ndjekjes penale dhe gjykimit;

2. Rritja e integritetit dhe rezistencës ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë;

3. Forcimi i mjeteve administrative në luftën kundër korrupsionit;

4. Pjesëmarrja e publikut në denoncimin e korrupsionit.

III. Konsolidimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të brendshëm dhe ndërkombëtar

1. Konsolidimi i mekanizmave në bashkëpunimin ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit;

2. Konsolidimi mekanizmave të qëndrueshëm për shkëmbimin periodik të informacionit;

3. Zbatimi i efektshëm i instrumenteve antikorrupsion rajonale e ndërkombëtare.

 IV. Krijimi i një Platforme Statistikore Antikorrupsion

Mekanizmat të cilët e bëjnë këtë luftë me vlerë janë me të dhëna statistikore si vijon:

1. Indeksi i transparencës së institucioneve publike qeveritare dhe lokale.

2. Shpërdorimet në Prokurimet publike, ku përfshihen; audite, APP dhe KPP. V.o. Cilat nene të LPP janë shkelur me qëllim shpërdorimi, cenim konkurrence dhe diskriminimi

3. Monitoruesi i antikorrupsionit, shifrat e korrupsionit në Shqipëri –Platforma e Statistikave antikorrupsion janar – shtator 2014.

4. Ku përfshihen tërë institucionet që merren me luftën antikorruspion, të dhëna të sakta: Prokuroria, Gjykatat, Agjencia Kundër Pastrimit të Parave të Pista, ILDKP-ja, Policia e Shtetit, Agjencia për Administrimin e Parave të sekuestruara /konfiksuar, Media, Raportet Ndërkombëtare

5.Këto statistika janë si vijon;

-Statistika antikorrupsion në sistemin prokurorial

-Statiskika antikorrupsion në sistemin gjyqësor

-Llojet e dënimeve të dhënë nga gjykatat për korrupsion

-Statistikat antikorrupsion të Policisë Shqiptare

-Vendime të Qeverisë për luftën antikorrupsion

-Vendime të Parlamentit për ligjet antikorrupsion

Statistika të agjencive speciale për luftën kundër korrupsionit

Raste të paraqitura, raste të mbyllura, raste dërguar në prokurori, raste dërguar në institucione administrative, raste në procedurë.

Raste që kanë të bëjnë me konflikt interesi sipas institucioneve

Deklarimi vjetor i zyrtareve sa janë në fakt dhe sa jo. Sa nuk kanë deklaruar

Nr. i zyrtarëve të dënuar për mosdeklarim pasurie gjobe, masat qortuese, të pezulluar në procedurë

Vlera e dënimeve me gjobë për mosdeklarim pasurie

Vlera e pasurive të administruara nga agjencia e pasurive të sekuestruara, ku kanë vajtur paratë publike.

Vendimet për konfiskim sipas institucioneve

Llojet e pasurive të administruara

Para, pasuri, asete, ar dhe argjend, mjete transporti, pajisje teknologjike

Ka zhvilluar ankand Agjencia

Raportime të gazetave për Korrupsion

Statistika të tjera ndërkombëtare.

Artur Mamadhaj