Reforma ne drejtesi – Ligji i Ministrisë së Drejtësisë kalon me debate në Komisionin e Ligjeve

633
Një nga 27 ligjet e paketës së reformës në drejtësi, ligji për funksionimin e ministrisë së Drejtësisë, u miratua në komisionin për çështjet ligjore me ndryshimet e rëna dakord mes anëtarëve të komisionit dhe ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili.

Projektligji i sjellë nga ministria shkaktoi edhe debate për rolin e ministrit të Drejtësisë në shqyrtimin e ankesave, rol ky që me reformën e re në sistemit të drejtësisë, i ka kaluar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Tirane- Ligji i ri i Ministrisë së Drejtësisë kaloi sot në komisionin për Çështjet Ligjore edhe pse me debate mes ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili dhe relatores së ligjit Vasilika Hysi.

Projektligji i sjellë nga ministria parashikon një rol më aktiv të kabinetit të drejtësë në kontrollin disiplinor dhe që ministria të mos jetë thjesht një kuti postare që ia përcjell shqetësimet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që deputetja e Partisë Socialiste nënvizoi se ky rol i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, organ i ri i formuar me kushtetutë.

Petrit Vasili: Nëse ju jeni të qetë, që ne do të kemi një batërdi ankesash të pafiltruara të cilat nuk do të marrin zgjidhje dhe ne do ripërsërisim atë sëmundje me të cilën ne u përballëm të një sistem drejtësie ineficent dhe të një qytetari që nuk gjen kurrë të drejtën e tij deri në fund unë jam i shqetësuar, nuk jam kaq i qetë.

Vasilika Hysi: Në ndryshimet kushtetuese të miratuara është rregulluar roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, i vetmi instititucion për verifikimin e ankesave. Të mbajmë këtë në konsideratë

Fatmir Xhafaj: Jemi të hapur për ta parë këtë ridimensionim të rolit të Ministrisë së Drejtësisë në kufijtë kushtetues dhe me këto elementë që u diskutuan.

Pas debateve, komisioni miratoi projektligjin me ndryshimet e rëna dakord në pritje të formulimit të tyre.
Sigal