Reforma në drejtësi, edukimi juridik lëndë e posaçme në shkollë të mesme

665
Krahas paketës me 27 nisma ligjore, në Kuvend është depozituar edhe një strategji e posaçme që ka në fokus rritjen e kulturës juridike në popullatë. Strategjia parashikon ndërmarrjen e disa iniciativave e ndryshimeve ligjore që kanë në fokus njohjen e legjislacionit shqiptar. “Jeta jone e përditshme zhvillohet dhe mbështetet nga rregulla ligjore që disiplinojnë sjelljen, veprimet dhe marrëdhëniet tona. Por, mjaft shtetas kanë njohuri të pamjaftueshme të ligjeve, që ndikojnë në jetën e tyre. Njohja dhe respektimi i ligjit nga qytetarët jo vetëm ndikojnë në jetën e tyre, por janë kushte të domosdoshme për mirëfunksionimin dhe mbarëvajtjen e shtetit të së drejtës. Që qytetari të përfitojë nga garancitë dhe mundësitë që i njeh ligji më parë duhet ta njohë atë dhe të kuptojë të drejtat që ai i jep. Qëllimi i kësaj projekt-strategjie është pikërisht koordinimi i faktorëve institucionalë me qëllim një promovim dhe rritje të institucioneve shtetërore për edukimin ligjor të publikut” shkruhet në relacion.
Dade-Bregu, në Maltë, në takimin me komisionet integruese të PE
Më datë 22 janar në Maltë u zhvillua mbledhja e Kryetarëve të komisioneve parlamentare të integrimit evropian dhe të politikës së jashtme, në kuadër të presidencës Malteze të Bashkimit Evropian. Kuvendi i Shqipërisë u përfaqësua në këtë takim nga znj. Arta Dade, Kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe znj. Majlinda Bregu, Kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian. Në këtë takim u prezantuan prioritetet e presidencës Malteze si migrimi, siguria, tregu i përbashkët, përfshirja sociale etj, si dhe programi i punës së Komisionit Evropian për vitin 2017, i prezantuar nga Zv. Presidenti i parë i Komisionit Evropian, z. Frans Timmermans. Znj. Dade dhe znj. Bregu zhvilluan një bisedë me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Maltez dhe kërkuan, që procesi i zgjerimit të jetë në vëmendje të Presidencës Malteze me qëllim avancimin e mëtejshëm në proces të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit. Gjithashtu znj. Dade dhe znj. Bregu diskutuan dhe ndanë opinione me kryetarët e komisioneve të integrimit dhe të politikës së jashtme, mbi prioritetet e Presidencës së BE-së për 6 muajt e ardhshëm dhe nevojën për të shtuar fokusin mbi politikën e zgjerimit.
Sigal