Reagon Manjani për “shkarkimin” nga detyra

499
Ministri Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me lajmin për shkarkimin e tij, me një status në “Facebook”. Në statusin e tij, ai thotë se as nuk ka dhënë dorëheqje e as nuk është shkarkuar.
Ja reagimi i tij:
Mirëmbrëma,
Miq e të njohur më informuan këtë mbrëmje të diele, që portalet kanë shkruar mbi dorëheqjen e më pas shkarkimin tim nga Qeveria. Këto lajme lidhen edhe me anulimin e një konference për shtyp timen.
Dëshiroj tu informoj se:
1. Nuk kam dhënë dorheqje nga detyra! Smë ka shkuar ndërmend një gjë e tillë!
2. Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që të jem shkarkuar!
3. Konferencën për shtyp e kisha thirrur për të anoncuar paketën e ndryshimeve në legjislacionin Penal pas dakortësimeve që kam marrë nga kolegët e mi ministra dhe aktorë të tjerë të interesuar!
E anulova këtë gjë për arsye thjesht shëndetësore!
Natën e mirë!
Sigal