Qerem BEJTAJ/Në Vlorë mashtruesit kërkojnë të bëhen pronarë me letra bakalli

569
Sigal

SI MUND TË BËHESH PRONAR PA PRONË DHE PA DOKUMENTA?

Shoqëria shqiptare përballet përditë me papadrejtësitë dhe paudhësitë e drejtësisë, mbi një shoqëri të tërë përgjatë 22 viteve. Por edhe brezat që do të vijnë do të paguajnë haraçin e pushtetit të                   padrejtësive, të rrëzuar me votën e protestës, plebishitare të 23 qershorit.

Institucionet e (pa)drejtësisë shesin drejtësinë, vlerat qytetare, pronën dhe shpirtin e një shoqërie të tërë, që aspiron civilizim dhe evropianizim. Rezultuar me bilancin më të dhimbshëm: Mbi 8000 viktima njerëzore për shkaqe pronësie, të pa ndodhur në asnjë vend, qoftë të ish-sistemit, me popullsi shumë fish më të mëdhenj se ne. Rastin e radhës po e bëjmë publik, po e ndajmë me publikun, dhe në vëmendjen e qeverisë së 23 qershorit!

Në rrugën kryesore Vlorë- Skelë, tek Shkolla Mjekësore “trashëgimtarëve” të Q. Çakërrit, u janë njohur nga Hafije Osmën Shehu me vendim e gjykatës së Vlorës nr.1613, dt.16. 06.1996 një sipërfaqe toke prej 18. 000 m2 në vendin e quajtur “Sadra e Çaire” të Vlorës, me kufijtë Veri: Namazgjau, Lindje: Lefterajt, Perëndim: Sharrajt dhe në Jug: Ismail Shehu.

Për të njëjtën pronë, për të njëjtën sipërfaqe dhe të njëjtët kufitar, trashëgimtarët i janë drejtuar sërish Gjykatës Vlorë, e cila me vendimin e saj të dytë, nr.32, dt.16.01.2006 janë njohur ish- pronar të sipërfaqes së tokës ( jo për 18 000 m2) po prej 7786 m2, në vendin e quajtur “Sadra e Çaire”, pronë e trashëguar nga Hafije Osmën Shehu me kufij të ndryshuar. Veri: Tokë e Vakëfit  (Namazgjahu). Jug: Toka e Ibrahim Ferrës, të vakëfit të Xhamisë dhe Jorgaq Çonit. Lindje: Ullinjtë e Neshat Pashës dhe tokat  e Varrezave të Ortodoksëve.  Perëndim: Me tokat e vakëfit të Xhamisë dhe rrugën Vlorë-Skelë. E njëjta pronë,  të njëjtët trashëgimtarë, në të njëjtin vend, po me sipërfaqe të ndryshme, dhe me kufitarë të ndryshëm! Fakti nuk ka nevojën e komentit. Për tu njohur si pronarë, trashëgimtarët kanë përdorur dhe paraqitur në gjykatë një dëshmi hilmihaber dhe një fletë formati A4 që citon disa prona, por pa emër pronari, pa shënimin përkatës nga kanë dalë, pa origjinën e këtij dokumenti, pa firmë dhe pa vulë!- E thënë shqeto. Fleta bakalli. Aktet korruptive dhe në vijim veprimet e vendimet korruptive të drejtësisë bëjnë pronarë ata që nuk janë kurrë pronarë, dhe as trashëgimtar.

Në vitin 2006 “trashëgimtarët”  kanë paraqitur në gjykatë si provë pa qenë kurrë e tillë, një “kontratë qiraje,” lidhur midis Osman Shehut dhe Prefektit të Vlorës. Kontratë kjo që nuk ka dhe nuk plotëson asnjë elementë prove për ta marrë në konsideratë dhe për referim ligjor. Provat shkresore i përcakton taksativisht ligji se cilat janë dokumentet dhe origjina e tyre që duhet të merren për referim. Ky fakt flet hapur për korrupsion dhe padrejtësinë nga gjykatat duke provuar: Mos qenien trashëgimtarë, real këta pretendues.

-Pretendimet false ia kemi drejtuar edhe Prokurorisë së Gjyqësorit Vlorë, për paraqitje të Akt Ekspertimit të rremë. Dhe për çudinë, Prokuroria megjithëse i mori vet aktet e trashëgimisë që vërtetonin se ishin false, por dhe të shitura më përpara nga pretenduesi vendosi ndërprerjen e procesit: “Ka kaluar afati”: Por dokumentet false të këqyrura dhe dalluara nga vet organi i akuzës, si mund të mbeten në fuqi, të mos veprohet mbi falsitetin e tyre! Kalimi i afateve nuk mund të shtrihet mbi këto veprime, pra falsifikimi të “mbeten në fuqi”. Por edhe Vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë u kundërshtua edhe në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Për habi shtrohet pyetja: Si mund të lihen në fuqi dokumente false, thjeshte për kalim afati, të përfitohet, abuzohet me to për sipërfaqe të paligjshme si dhe duke dhunuar veprimtarinë e njerëzve që kanë mbi këto sipërfaqe po dhe këta me akte ligjore sipas ligjit. Dy palët tundin dokumentet. Një pronë dy pronarë. Shteti fut në konflikt qytetarët e vet. Drejtësia e dallon padrejtësinë dhe hesht.

 Gjatë gjykimit në shkallën e parë ramë në dijeni të një dokumenti tjetër të pronësisë për Hafije Osmën Shehu dhe konkretisht, të shkresës nr 5458/1 dt 26. 12. 2011, dalë nga Arkivi Qendror  Shtetëror, Tiranë.

Ky institucion legal i përcaktuar nga ligji për njohjen dhe lëshimin e dokumenteve si dhe marrjen e tyre për prova shkresore nga ligji i ka kthyer Prokurorisë së gjyqësorit Vlorë përgjigjen shkresore nr 5458/1 dt 26.12.2011

“Lidhur me pronat e Hafije Osman Shehut rezulton se në vitin 1927 në vendin e quajtur “Udha e Skelës” i ka shitur Mihal Qëndro Dema një sipërfaqe Çairi prej 1053 m2 me kufij Jugu: Nuredin Vlora, Perëndim: ( Udha e Skelë ) Xhade)  Lindje dhe Veri: Hafije Osmën Shehu. Po në këto dokumente rezulton se: Mihal Qëndro e ka shitur sërish po këtë pronë tek Kristo Lili Dema.

Sipërfaqja e tokës së Hafije Osmën Shehu, që pretendojnë trashëgimtarët, provohet nga dokumenti zyrtar dhe i vetmi ligjor se nuk është më pronar, por ai e ka shitur këtë sipërfaqe, madje dhe më shumë sipërfaqe se sa e përcakton vendimi i Gjykatës nr.32, Dt 16.01. 2006 nga 7786 m2 dhe të shitur 1053 m2. Pra pronar i asaj sipërfaqe toke mbetet Mihal Qëndro Dema dhe i fundit në bazë të dokumenteve arkivore të Arkivit të Shtetit pronar mbetet Kristo Lili Dema, e për rrjedhojë të drejtën e kërkesës së kësaj prone u takon të kërkojnë dhe të posedojnë trashëgimtarëve të Kristo Lili Dema, të cilëve nëpërmjet këtij opinioni publik u bëjmë me dije dhe iu ofrojmë bashkëpunim.

Provohet dhe dokumentohet me prova shkresore se trashëgimtarët nuk janë trashëgimtar të legjitimuar për shkaqe ligjore sepse:

1-Prona e pretenduar e Hafije Osman Shehu është shitur prej saj tek Milhal Qendro Dema. Dhe ky gjithashtu e ka shitur po atë pronë tek Kriso Lili Dema.

2-Vendndodhja e pronës së pretenduar, nuk vërtetohet, nuk ndodhet në vendin e pretenduar prej trashëgimtarëve dhe e përcaktuar nga gjykata.

3- Në vitin 1962 njëra prej trashëgimtareve të Q. Çakërrit nëpërmjet përfaqësuesit të saj me procedurë, G. Kreshpa i është drejtuar Gjykatës Vlorë me kërkesë Padinë rivendosje në afat dhe njohje si ish pronare, për pronën e lenë nga nëna e sajë (Hafije) Alije Shehu. Për të vërtetuar pronësinë ka paraqitur një akt njoftimi trashëgimie dt. 23.03.1942 në të cilën Alije Shehu i le trashëgim gjithë pasurinë e sajë Q. Çakërrit dhe fëmijëve të tjerë, nga Osmën Shehu, vdekur në vitin 1918, dhe nëna e sajë vdekur në vitin 1922.

Në këto dëshmi dallohet edhe dështimi i pavërtetësisë së aktit të Gjykatës e cila nuk përcaktojnë se të kujt janë pronat dhe nuk kanë të përcaktuar vend ndodhjen, dhe më kryesorja, kufitarët nuk ekzistojnë.

4-Si provë shkresore e nxjerr nga Arkivat Shtetërore Tiranë në pronësinë e Afije Osmanit shkresa nr 1653/ 1 prot. datë 12.09.2005 drejtuar shtetasit Xh. Koka gjithsej 6 gjashtë fletë fotokopje të nxjerra nga Arkivi, duke cituar faqet, dosjet, vitin, fletën, të nënshkruara nga drejtori Dr. Shaban Sinani dhe të vulosura secila me vulën e ArkivitKëto faqe në dosjen të cilat i merr për referim Gjykata janë haptazi të falsifikuara. Vetëm 2 faqe janë origjinale të Arkivit, faqe 2 dhe 59! Ndërsa 4 faqet e tjera janë të falsifikuara, duke i hequr faqet e ARKIVIT të SHTETIT , dhe vendosur në vend të tyre fletë të tjera, të cilat nuk kanë as firmën e vulën e atij institucioni!

Në mënyrë abuzive është marrë si provë e ashtuquajtura qiraja e lidhur midis Osmën Shehut dhe Prefektit të Vlorës, të miratuar më pas nga bashkia . Edhe kjo kontratë nuk ka dalë nga Arkivi Qendror i Shtetit, për rrjedhojë është false!

5.Vendimi është pa ligjshëm dhe duhet të ishte zbatuar ligji PËR KOMPESIMIN e pronave dhe jo e KTHIMIT. Sepse ndërtimet e quajtura informale, edhe mbi këtë sipërfaqe janë ngritur më shpejtë nga qytetarë të hershëm, madje me origjinë nga Vlora.

Pronarët e objekteve kanë nisur procedurën ligjore të legalizimit, shumë më përpara, se të mbinin, dhe të njiheshin trashëgimtarët të kësaj prone, duke paguar edhe këstet e legalizimit, deri në fazën përfundimtare! Gjithçka bëjmë me dije përpara opinionit publik, për t’i thirrur arsyes minimale: “Gjithkush e humbet të drejtën dhe lirinë e vet, kur shkel lirinë e tjetrit, por kërcënon dhe lirinë shoqërore”. “Çdokush në jetë është kalimtar dhe në pozicion sekondar”! Nga 23 qershori shqiptarët (duhet të) marrin frymë lirshëm!