Pikëpyetje për ndryshime radikale në Kodin Penal

679
Sigal

Juristi i njohur prof. Ismet Elezi analizon Kodin Penal dhe jep mendimin për dënimet për vrasje

*Profesor

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë është miratuar dhe ka hyrë në fuqi më 1 qershor 1995. Ai është ndërtuar sipas modelit të kodeve penale të shteteve demokratike perëndimore mbi bazën e parimeve demokratike e humane. Njëkohësisht Kodi Penal pasqyron politikën penale të shtetit kundër kriminalitetit në tërësi dhe krimit të organizuar në veçanti, e cila karakterizohet nga sanksione penale të rënda. Që nga viti 1995 e deri më 2012 në Kodin Penal janë bërë mjaft reforma të rëndësishme (1998, 2001, 2003-2004, 2008 e 2012), kanë qëllim kryesor për të goditur me ashpërsi krimin e organizuar si dhe vrasjet e cilësuara – interes, hakmarrje, gjakmarrje etj..  Njëkohësisht në Kodin Penal janë bërë ndryshime me karakter human duke parashikuar dënimet alternative të dënimit me burgim, të shoqëruara me ligjin “Për Shërbimin e Provës”, i cili garanton zbatimin e tyre.

për më shumë lexoni Gazetën Telegraf