PD: Padi për shkeljen e ligjit për kompetencat

491
Sigal

Unifikimi i kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të ketë fuqi më të madhe vepruese në të gjithë territorin. Në mbledhjen e datës 30 shtator, qeveria, për të realizuar ndërhyrjen në të gjithë territorin ndaj ndërtimeve pa leje, i ka dhënë INUK-ut më shumë kompetenca për të vepruar, mbi kompetencat që i atribuonte ligji i mëparshëm. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9, 10, 10/1 e 16 të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, me propozimin e Ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave vendosi këto pika për INUK:

1. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) i ushtron pa asnjë kufizim paraprak kompetencat e përcaktuara në nenet 9, 10 e 10/1 të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, në çdo rast kur ai konstaton objekt të kundërligjshëm, me ose pa leje ndërtimi, në të gjitha zonat e përcaktuara, si zona të rëndësisë kombëtare, me ligj, akte nënligjore apo me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT).

2. Në rastet kur INUK-ja konstaton objekte në ndërtim e sipër në të gjithë territorin,

përfshirë edhe zonat dhe objektet e rëndësisë kombëtare, dhe kur Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) dhe/ose autoriteti përgjegjës i planifikimit nuk ka zbatuar përgjegjësitë ligjore të përcaktuara në nenin 83 të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, atëherë INUK-ja ushtron menjëherë kompetencat e përcaktuara në nenet 9, 10 e 10/1 të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007.

3. INUK-ja ushtron menjëherë me autoritet të plotë përgjegjësitë e përcaktuara në nenet 9, 10 e 10/1 të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007, për të gjitha objektet e kundërligjshme, me ose pa leje ndërtimi, në të gjithë territorin kur konstaton se INUV-ja e komunës/bashkisë ka kryer veprime ose mosveprime në kundërshtim me parashikimet e dispozitave ligjore, të parashikuara në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007.

4. INUK-ja, qoftë edhe kryesisht, kryen inspektime dhe kur është rasti ushtron kompetencat e përcaktuara në nenet 9, 10 e 10/1 të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit” në të gjitha zonat e rëndësisë kombëtare, sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij vendimi, si dhe pranë të gjitha zonave dhe objekteve, të cilat paraqesin karakteristika të veçanta kulturore, historike, sociale, arsimore, shëndetësore, mjedisore, turistike, industriale apo infrastrukturore etj, kur mjedisi i tyre është dëmtuar, apo shkatërruar tërësisht nga zhvillimi i ndërtimeve të objekteve:

a) pa leje ndërtimi;

b) me leje ndërtimi, por të realizuara me shkelje të kushteve urbanistike të lejeve të

ndërtimit;

c) me leje ndërtimi të kundërligjshme;

ç) dhe të strukturave/ndërtimeve në proces legalizimi, të cilat bien në kundërshtim me

kërkesat ligjore, të përcaktuara në vendimin nr.438, datë 28.6.2006 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar objektet në ndërtim apo që legalizohen ose jo”. Në këto raste, është ALUIZNI autoriteti përgjegjës, i cili konfirmon moskualifikimin për legalizim të këtyre objekteve dhe njofton INUK-në.

5. Për efekt të ushtrimit të përgjegjësive të INUK-së në territorin e zonave me rëndësi

kombëtare apo të zonave të miratuara në KKT, çdo ndërtesë/strukturë nëntokësore dhe/ose e ngritur mbi tokë, në fazën fillestare apo të përfunduar të ndërtimit, e përhershme apo e përkohshme, e lidhur në mënyrë të qëndrueshme ose të përkohshme me truallin, konsiderohet objekt i kundërligjshëm kur rezulton se gjendet në njërin apo disa nga kushtet e mëposhtme:

a) Është pa leje ndërtimi;

b) Është me leje ndërtimi, por me shkelje të plotë të kushteve urbanistike të miratuara në

lejen e ndërtimit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi dhe/ose në kundërshtim me planet, kombëtare apo vendore, të zhvillimit;

c) Për këtë objekt ka kaluar afati ligjor i përcaktuar në lejen e ndërtimit për përfundimin e

objektit dhe/ose objekti është braktisur nga investitori/subjekti ndërtues/pronari;

ç) Është pa dokumentacion tekniko-ligjor që të vërtetojë ligjshmërinë tekniko-ligjore të

objektit;

d) Objekti rezulton me shkelje të lejes së legalizimit ose me leje legalizimi të miratuar në

kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore, në fuqi për legalizimet.

6. Policia e Shtetit, kur konstaton punime ndërtimore të kundërligjshme në të gjithë

territorin, merr masat ligjore përkatëse dhe njofton menjëherë INUK-në.

7. Në ushtrimin e kompetencave në prishjen e ndërtimeve të kundërligjshme INUK-ja

bashkëpunon dhe mbështetet nga Policia e Shtetit.

Reagimi i PD-së: Rama po shkatërron ndërtimet me leje

 Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi akuzon kryeministrin Rama për veprimin sipas tij të paprecedente e të dënueshëm të shkatërrimit të ndërtimeve të ligjshme të shqiptarëve. Halimi duke reaguar pas vendimit me të cilin kryeministri Rama autorizon Inspektoratin e Ndërtimit dhe policinë e shtetit të prishi edhe ndërtimet me leje, i bën apel qytetarëve të mos lejojnë që “pronat e tyre të preken nga gangsterët e pushtetit”. Më tej z. Halimi është shprehur: Ky është vendimi më antiligjor dhe antikushtetues që një qeveri mund të ndërmarrë. Pronat që shqiptarët kanë ndërtuar me leje, janë prona të ligjshme, të mbrojtura nga nenet 41 e 42 të Kushtetutës së vendit dhe të pacenueshme. Prona është e garantuar sipas Kushtetutës dhe nuk mund të preket përveçse nga një proces gjyqësor. Prona garantohet dhe nga neni 6 i Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut dhe në mënyrë të posaçme nga neni 1 i protokollit shtesë të saj. Siguria juridike e qytetarëve është themeli i një vendi demokratik dhe shteti ligjor. Ky vendim i qeverisë është marrë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit, me të paktën 20 vendime të gjykatës së Strasburgut, (6 që i përkasin shkeljes së Konventës dhe 14 protokollit shtesë të saj, disa prej të cilëve për Shqipërinë), me të paktën 5 vendime të Gjykatës Kushtetuese të vendit, që mbrojnë pronën private të ligjshme, garantojnë parimin e sigurisë juridike.

 Botohet në Fletoren Zyrtare Rezoluta Çame

 Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet publikon dy ditë para vizitës së ministrit të Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos lajmin se është botuar në Fletoren Zyrtare rezoluta për zgjidhjen çame. Në fakt, rezoluta daton të jetë botuar në këtë fletore para zgjedhjeve të 23 qershorit, respektivisht në datën 20 qershor të këtij viti. Çshtja e Rezolutës Çame u diskutua gjatë në Parlament me debate, pasi maxhoranca e kaluar, ndryshe nga çfarë kërkonte opozita, nxori nga arkivat një rezolutë të para 9 vjetëve. Kështu, për çështjen çame tashmë ekziston një rezolutë e miratuar nga Kuvendi më 8 prill 2004, por që ka hyrë në fuqi në 20 qershor 2013. E për këtë rezolutë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka dashur të njoftojë, por njëherësh t’u kujtojë anasjelltas qeveritarëve të sotëm shqiptarë, por edhe grekë se ekziston një dokument që kërkon zgjidhjen e çështjes çame. “Këto ditë është botuar në fletoren zyrtare, rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame”, thuhet në njoftimin e PDIU-së. “Në pranverë botimi i rezolutës në Kuvend u shoqërua me debate, për shkak se ky akt nuk ishte dërguar në fletoren zyrtare dhe ishte falsifikuar votimi në Parlament”, – thuhet në njoftim.