Para Vetting-ut, 6 dorëheqje

80
Pak para se të mbaronte afati i dorëzimit të formularëve të Vetting-ut, pesë anëtarë të sistemit të drejtësisë i kërkuan presidentit dorëheqjen e tyre. I gjashti ishte dhe emri më surprizë: gjyqtari kushtetues Vladimir Kristo, i cili nuk e dorëzoi formularin e pasurisë në ILDKPI. Zoti Kristo ka paraqitur argument pragun e pensionit, por de fakto ai është vetëpërjashtuar kështu nga procesi i vettingut.
Edhe gjyqtares së lartë Mirela Fana, e mandatuar në vitin 2009 si anëtare e kësaj gjykate, iu miratua dorëheqja nga mandati jo vetëm nga kreu i shtetit, por edhe nga kolegjet e bashkuara. Me pretendimin se i duhet kohë për t’u thelluar në jetën akademike, gjyqtarja e lartë Fana ka dhënë dorëheqjen edhe nga depozitimi i formularit të pasurisë pranë ILDKPI, ndonëse nuk ka munguar plotësimi prej saj i formularit të karrierës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Kristo dhe Fana japin dorëheqjen kështu edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ku ishin zgjedhur me short pak ditë më parë.
Përveç Fanës dhe Kristos dhanë dorëheqjen dhe iu shmangën Vetting-ut edhe Ilir Çeliku, i dorëhequr pranë presidentit sikurse Ilir Pashaj, Drita Velija dhe Sulejman Tola.