Para dhe pushtet, ja pasuritë e disa prej anëtarëve të këshillit të lartë të drejtësisë

857
Vetëm pak ditë më parë Gazeta Telegraf në bashkpunim me portalin Spending Data Albania ka bërë publike pasuritë e disa politikanëve, drejtuesve të lartë të shtetit dhe qeverisë, ministrave dhe pushtetarëve lokalë. Në vijimësi të publikimeve tona në bashkpunim me portalin Spending Data Albania, sot po publikojmë të dhëna të deklaratave të pasurive vjetore, për Antarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Deklaratat përmbajnë informacion për të ardhura, shpenzime dhe shtesa apo pakësime të pasurisë në dy vite, 2012 dhe 2013. Ky informacion është marr nga vetdeklarimet e anëtarve të KLD-së dhe ne sot po e pasqyrojmë pa bërë analiza të tyre duke rezervuar të drejtën për ti bërë ato në numrat e gazetes në vijim.
1- Nasip NAÇO, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë
1. Pronar me 100% i shtëpi banimi dhe shtesë, me blerje, me sip. 170 m2, në vlerën 6 500000 lekë, pjesë e regjimit martesor.
2. Depozitë në bankë të nivelit të dytë në vlerën 3 000 000 lekë, pjesë e regjimit martesor. 
3. Depozitë në bankë të nivelit të dytë në vlerën 1 000 000 lekë, pjesë e regjimit martesor. 
4. Detyrim i pashlyer në vlerën 3 298 200 lekë për kredi për apartament banimi me principal5 000 000 lekë, interes 3% e afat shlyerje 25 vjet. 
5. Bashkëshortja zonja Naço depozitë në bankë të nivelit të dytë në vlerën 500 euro.
6. Paga si Ministër i Drejtësisë dhe Nënkryetar i Kuvendit 2 312 013 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1. Bashkëshortja zonja Theodhora Naço paga bruto si përgjegjëse e sektorit të shërbimeve të brendshme në Drejtorinë Rajonale të Shërbimi Kombëtar i Punësimit 761 128 lekë.
Shpenzime te deklarushme 2013
Detyrime të paguara në vlerën -3 324 800 lekë për kredi për apartament banimi me principal 5 000 000 lekë.
2- Elvis ÇEFA, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë
1. Paga dhe shpërblime neto pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vlerën 2 462 673 lekë.
2. Shpërblime neto si anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës në vlerën 27 000 lekë.
3. Detyrime të papaguara në vlerën 4 242 800 lekë për një kredi bankare për strehim marrë më 31.01.2011 në bankë të nivelit të dytë me principal 5 000 000 lekë, afat maturimi 15 vjet dhe këst mujor 37 200 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
Bashkëshortja zonja Arjeta Çefa paga dhe shpërblime neto në kuvendin e Shqipërisë në vlerën 1 013 123 lekë.
Shpenzime te deklarushme 2013
Detyrime të paguara në vlerën -448 903 lekë për një kredi bankare për strehim marrë më 31.01.2011 në bankë të nivelit të dytë me principal 5 000 000 lekë, afat maturimi 15 vjet dhe këst mujor 37 200 lekë.
3- Gjin GJONI, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë
1. Paga si Gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë 1 571 388 lekë.
2. Qira ambienti në vlerën 16 000 euro.
3. Detyrime të papaguara në vlerën 63 099 euro për një kredi marrë më 27.03.2008 me principal 90 000 euro afat maturimi 15 vjet, pjesë e regjimit martesor.
4. Detyrime të papaguara në vlerën 350 000 lekë për një overdraft në bankë të nivelit të dytë.
5. Detyrime të papaguara në vlerën 10 000 euro për një kartë krediti në bankë të nivelit të dytë.
6. Detyrime të papaguara në vlerën 11 577 euro për një kredi për blerje makine, pjesë e regjimit martesor.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1. Bashkëshortja zonja Elona Çaushi paga si administratore e shoqërisë ADFD shpk në vlerën 7 632 643 lekë.
2. Bashkëshortja zonja Elona Çaushi të ardhura nga dividentë prej shoqërisë ADFD shpk në vlerën 13 200 000 lekë.
Shpenzime te deklarushme 2013
1. Detyrime të paguara në vlerën -5 269 euro për një kredi marrë më 27.03.2008 me principal 90 000 euro afat maturimi 15 vjet, pjesë e regjimit martesor.
2. Detyrime të paguara në vlerën -12 353 euro për një kredi për blerje makine, pjesë e regjimit martesor.
4- Artan BROCI, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë
1. Paga si Gjyqtar i Gjykatës së Apelit 398 500 lekë.
2. Paga si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë 1 123 516 lekë.
3. Honorare si Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë 117 000 lekë.
4.Interesa bankare 17 840 lekë nga depozita plus në bankë të nivelit të dytë.
5. Qira nga subjekti Rexha-Gold shpk 10 800 euro.
6. Qira zyre 840 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1. Bashkëshortja zonja Irma Broci paga si notere 4 208 890 lekë.
2. Bashkëshortja zonja Irma Broci arkëtime nga shitja e autoveturës tip Benz 500 000 lekë.
3. Bashkëshortja zonja Irma Broci interesa bankare 160 373 lekë nga llogari në bankë të nivelit të dytë.
4. Bashkëshortja zonja Irma Broci interesa bankare 5 964 lekë nga llogari në bankë të nivelit të dytë.
5. Bashkëshortja zonja Irma Broci interesa bankare 7 019 lekë nga llogari në bankë të nivelit të dytë.
Shpenzime te deklarushme 2013
Blerje autoveture tip Benz me kursime personale në vlerën 1 000 000 lekë.
5- Lulëzim LELÇAJ, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë
1. Paga si Drejtor I Përgjithshëm I Shërbimit Legjislativ 1 160 201 lekë.
2. Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës në vlerën 5 760 lekë.
3. Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Lartë jopublike “Justiniani I” në vlerën 17 100 lekë.
4. Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Lartë Jopublike Gjon Buzuku në vlerën 234 520 lekë.
5. Honorare si anëtar I Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vlerën 99 000 lekë.
6. Të ardhura nga interesa në vlerën 28 623 lekë nga bono thesari me afat maturimi 1 vjeçar.
6- Sokol ÇOMO, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë
1. Bashkëpronar me 50% i ap. banimi në Tiranë me sip. 95.46 m2, me blerje me çmim 5 000 000lekë dhe rivlerësuar në vitin 2013 në vlerën 16 825 200 lekë.
2 . Pronar me 100% i llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 50 205 lekë. 
3. Pronar me 100% i llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 1 797 euro. 
4. Pronar me 100% i llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 119 009 lekë. 
5. Pronar me 100% i llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 6 euro. 
6. Pronar me 100% i llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 42 dollar. 
7. Pronar me 100% i llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 1 962 lekë. 
8. Pronar me 100% i llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 13 euro. 
9. Kredi për blerje apartamenti marrë më 01.01.2000 me principal 5 000 000 lekë, interes 3% dhe afat maturimi 25 vjet, pjesë e regjimit martesor. 
10. Kredi personale marrë më 20.07.2012 me principal 1 000 000 lekë, afat maturimi 84 muaj e interest të variueshëm, pjesë e regjimit martesor.
11. Paga si Drejtues i Zyrës Ligjore për Kreditë me Probleme pranë Intesa San Paolo Bank në vlerën 3 108 950 lekë.
12. Shpërblim si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës në vlerën 130 500 lekë.
13. Shpërblim si President i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit në vlerën 747 000 lekë.
14. Shpërblim si ekspert i Qendrës Shqiptare për Studime dhe Trajnime Juridike ACLTS në vlerën 36 000 lekë.
15. Shpërblim si ekspert trajnimi i Shoqatës Shqiptare të Bankave në vlerën 18 000 lekë.
16. Shpërblim si ekspert trajnimi i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë në vlerën 36 000 lekë.
17. Detyrime të papaguara në vlerën 2 871 226 lekë për një kredi për blerje apartamenti marrë më 01.01.2000 me principal 5 000 000lekë, interes 3% dhe afat maturimi 25 vjet, pjesë e regjimit martesor.
18. Detyrime të papaguara në vlerën 884 049 lekë për një kredi personale marrë më 20.07.2012 me principal 1 000 000 lekë, afat maturimi 84 muaj e interesit ë variueshëm, pjesë e regjimit martesor.
19. Detyrime të papaguara në vlerën 370 euro për kartë krediti në bankë të nivelit të dytë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
Bashkëshortja zonja Alma Çomo paga si Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë pranë Gjykatës Kushtetuese në vlerën 1 100 751 lekë.
Shpenzime te deklarushme 2013
1. Detyrime të paguara në vlerën -49 886 lekë për një kredi për blerje apartamenti marrë më 01.01.2000 me principal 5 000 000 lekë, interes 3% dhe afat maturimi 25 vjet, pjesë e regjimit martesor.
2. Detyrime të paguara në vlerën -16 225 lekë për një kredi personale marrë më 20.07.2012 me principal 1 000 000 lekë, afat maturimi 84 muaj e interesit ë variueshëm, pjesë e regjimit martesor.
7- Tritan HAMITAJ, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë
1. Paga si Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës 1 237 735 lekë.
2. Pagesa si anëtar I Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vlerën 135 000 lekë.
3. Të ardhura nga toka bujqësore në Mallakastër në vlerën 200 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
Bashkëshortja zonja Rudina Hamitaj paga si mësuese pranë gjimnazit “Gjergj Kastrioti Durrës” në vlerën 550 526 lekë.
Sigal