Manjani në Komisionin e Ligjeve: Zyrtarët e dënuar nuk lirohen, 4 kategoritë që nuk përfitojnë

497
Sigal

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore
në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku po diskutohet për amnistinë e
fundvitit. Duke u shprehur se kjo amnisti nuk ka për qëllim të ulë
mbipopullimin në burgje, numri një i Drejtësisë theksoi se synohet t’i jepet
shans të gjithëve për barazi para ligjit. Amnistia e këtij viti  është marr në analizën e
deputetëve në Komisioni Parlamentarë të Ligjeve. Ministri i Drejtësisë, Ylli
Manjani pranoi se kjo amnisti bëhet me qëllim të ndryshimit të shpeshtë të
legjislacionit dhe i drejtohet grupeve të margjinalizuara.  Manjani
raportoi se të dënuarit që lirohen me këto kushte janë rreth 670 persona. Midis
tyre 15 janë gra,  7 të moshuar dhe 8 të mitur. ministri Ylli Manjani tha
se “Amnistia nuk çështje mbipopullimi, edhe pse ka rreth 6000 të burgosur. Nuk
amnistohen ata që janë nën hetim për korrupsion, vrasjet. Nuk amnistohen
përsëritësit e veprave penale dhe dhunuesit në familje”,- tha zoti Manjani.
Amnistia pritet të përfshijë ata persona të dënuar për ndjekjet penale, kur dënimi
nuk është më shumë se dy vjet si dhe për personat që dorëzojnë armë deri në
prill 2017. Pritet, që sot, Komisoni i Ligjeve të shqyrtojë rastet dhe
procedurat e ndjekura për amnistinë.
Ata janë barazuar me dhunuesit në
familje, vrasësit dhe përsëritësit. Ministri Manjani, tha se është në interes
të vendit që “viti i ri të na gjejë me reformë në drejtësi të filluar”. Ndërkohë,
kreu i Drejtësisë sqaroi edhe kategoritë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga
kjo amnisti. “Amnistia e fundvitit nuk
ka për qëllim të ulë mbipopullimin në burgje. Por ka një specifikë, ndryshimi i
shpeshtë i legjislacionit. Ne do t’i japim shans të gjithëve për barazi para
ligjit. Në sistemin tonë kemi mbi 6000 persona. Duam që viti i ri të na gjejë
me reformë në drejtësi të filluar. Ka disa kategori të dënuarish që nuk
përfitojnë nga amnistia.