Lufta kundër gjakmarrjes, Avokati i Popullit kërkon nxjerrjen e tre akteve nënligjore

74

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin e tij dhe rekomandimet ligjore për të frenuar  fenomenin e gjakmarrjes në vendin tonë. Shkak për këtë iniciativë kanë qenë disa ngjarje, vrasje për gjakmarrje e hakmarrje ndodhur kohët e fundit në Shkodër, në Pukë, në Tiranë etj., si dhe disa raste të transmetuara në emisione televizive të cilat bëjnë fjalë për ngujimin e disa personave që janë në gjak dhe të familjarëve të tyre.

Për të parandaluar këtë fenomen, Avokati i Popullit rekomandon Këshillit të Ministrave: Marrjen e masave të menjëhershme në zbatim të nenit 7 të ligjit nr. 9389, datë 04.05.2005 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes” për përgatitjen dhe nxjerrjen nga Këshilli i Ministrave të akteve nënligjore të parashikuara në nenet 4, 5 dhe 6 të këtij ligji. Sepse mos nxjerrja nga Këshilli i Ministrave të tre akteve nënligjore në parashikuara në dispozitat e këtij ligji ka ndikuar në mos vënien në zbatim të ligjit në fjalë.

Për masat që do të merrni në zbatim të këtij rekomandimi, lutemi të na ktheni përgjigje brenda afatit ligjor prej 30 ditësh të parashikuar nga neni 22 i ligjit “Për Avokatin e Popullit”.