Lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë

867
Sigal

Përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të lartë të Prokurorisë Gara për KLP, 16 prokurorë të interesuar, për KLGJ, 14 kandidatura.
Procesi i dekriminalizimit të institucioneve të pushtetit legjislativ e ekzekutiv, por edhe pushtetit lokal e atij politik, më në fund se ka nisur edhe zyrtarisht. Pas miratimit të ligjit në Parlament dhe rrëzimit të kërkesës së bërë prej opozitës për ta bllokuar zbatimin e këtij ligji, procesi i “Veting”-ut ka hedhur hapin e tij të parë në konkretizim. Me një njoftim zyrtar, Kuvendi i Shqipërisë, ka bërë me dije, se ka hapur garën për pozicionet drejtuese e përbërëse të strukturave, që do të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit në Shqipëri.
Ndërsa dje u mbyll zyrtarisht afati për dorëzimin e kandidaturave për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të lartë të Prokurorisë, nga ku u zbardhën edhe listat me emrat e aplikantëve për këto dy institucione. Gjykata e Lartë – 2 (për një vend), Gjykata e Apelit – 3 (për dy vende), Gjykata e Rrethit – 9 (për tre vende).
KLP dhe KLGJ janë dy institucionet e reja të sistemit të drejtësisë.
Gjykata e Lartë 1 vend

1. Medi Bici – Gjykata e Lartë
2. Artan Zeneli – Gjykata e Lartë

Gjykatat e Apelit 2 vende

1. Ilir Toska – Apeli Tiranë
2. Besim Trezhnjeva – Apeli Durrës
3. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

Gjykatat e rretheve 3 vende

1. Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë, Krime të Rënda
2. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Tiranë
3. Artan Laze – Gjykata e Rrethit Tiranë
4. Alma Brati – Gjykata e Rrethit Tiranë
5. Astrit Faqolli – Gjykata e Rrethit Tiranë
6. Brunilda Kasmi – Gjykata e Rrethit Tiranë
7. Bledar Abdullai – Gjykata e Rrethit Tiranë
8. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Tiranë
9. Marcela Shehu – Gjykata e Rrethit Kurbin

Lista e prokurorëve kandidatë për KLP
Nga Prokuroria e Përgjithshme
Ramadan Troci
Kostaq Beluri, Anila Leka,

Nga Prokuroria e Apelit
Luan Kaloçi
Arben Dollapaj
Bujar Hoti

Nga Prokuroria e Shkallës së Parë
Dritan Rreshka,
Gentian Osmani
Adriatik Cama
Shpëtim Kurti
Arben Nela
Antoneta Sevdari
Besnik Muçi
Dritan Prençi
Arta Marku,
Besnik Cani

Ndërkohë që Kuvendi shpall zyrtarisht edhe listat e avokatëve, trupës së pedagogëve të fakultetit të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës dhe Shoqërisë Civile për KLGJ, të cilët kanë 5 vende vakante. Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ( KLP) janë 5 vende që duhen plotësuar nga Shoqëria Civile, trupës së pedagogëve të fakultetit të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, si edhe nga radhët e avokatëve.
Kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, brenda datës 28 janar 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit
Ja lista e anëtarëve të KLGJ dhe KLP që do të plotësohet nga këta subjekte përfaqësues të institucioneve të ndryshme:
Për në KLGJ ;
Nga Radhët e avokatëve për në KLGJ –Këshilli i Lartë Gjyqësor janë 2 vende të lira
Nga trupa e pedagogeve për në KLGJ –Këshilli i Lartë Gjyqësor janë 2 vende të lira
Nga Shoqëria Civile për në KLGJ –Këshilli i Lartë Gjyqësor është 1 vend i lirë
Për në KLP;
Nga trupa e pedagogeve për në KLP- Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë 2 vende të lira
Nga Shoqëria Civile për në KLP- Këshilli i Lartë i Prokurorisë është 1 vend i lirë
Nga Radhët e avokatëve për në KLP- Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë 2 vende të lira