Ligji i Vettingu-t, Kushtetuesja pritet të zbardhë vendimin e arsyetuar

182

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 22 dhjetorit, ku rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ligjin e Vettingut.

Në vendimin e zbardhur përfshihen edhe mendimet e dy gjyqtarëve, Gani Dizdari dhe Besnik Ymeraj që votuan pro kërkesës së PD-së.

Sipas vendimit pretendimi se ligji cënon parimin e ndarjes së pushteteve është i pabazuar. PD nuk ka argumentuar se deri në ccfarë mase preken të drejtat kushtetuese.

Ligji i Vetting-ut nis nga zbatimi menjëherë pasi të publikohet në fletoren zyrtare vendimi i zbardhur i Kushtetueses. Ndërkohë, në Tiranë do të mbërrijë misioni ndërkombëtar i monitorimit, i përbërë nga gjyqtarë të huaj me përvoje mbi 15-vjeçare.