KQZ u jep mandatin e Selamit dhe Tahirit, dy deputetve të rinj

41

Me
7 vota pro, Komisioni Qendror të Zgjedhjeve i jep mandatin e deputetit në
Qarkun e Vlorës, kandidatit të radhës në listën e deputetëve të Lëvizjes
Socialiste për Integrim, Flamur Rrapo Çelaj.

Gjatë
mbledhjes së sotme të KQZ, thuhet se pas verifikimi paraprak i kandidatit ka
rezultuar se ai nuk është dënuar asnjëherë nga organet gjyqësore në vend.

Deputeti
i dytë që zëvendëson Dashamir Tahirin është Edmond Skënder Zejno, po në Qarkun
e Vlorës, i cili vjen nga radhët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Edhe
kandidati në fjalë sipas KQZ-së, është i padënuar. Edhe ai u miratua me 7 vota.

Kreu
i KQZ-së Denar Biba tha se vendimet e Komisionit hyjnë në fuqi menjëherë sapo
të miratohet dhe publikimet në Fletoren Zyrtare bëhen vetëm për njoftim. Ai iu
përgjigj kështu pretendimeve të deputetëve që u është ndërprerë mandati.

Biba: Vendimet
e KQZ-së hyjnë në fuqi menjëherë dhe publikimet në Fletoren Zyrtare hyjnë në
fuqi vetëm për njoftim.


të marrin zyrtarisht mandatin, deputetët e rinj duhet të bëjnë betimin në
Parlament.

Zëvendësimi
vjen pas ndërprerjes së parakohshme të mandatit për dy deputetët Dashamir
Tahiri dhe Shkëlqim Selami, të cilët u prekën nga ligji i dekriminalizimit,
pasi ishin dënuar më herët dhe e kishin fshehur dënimin në formularin e
plotësuar prej tyre.

Gjithashtu,
KQZ ka emëruar auditin teknicien për mbikëqyrjen e hartimit të listës së
zgjedhësve, Armand Telitit, vendim që u mor me 7 vota.