Kostandin Oga/ Noteri që më vodhi pronën duke falsifikuar dokumentet

1294
Si më vodhi noterja A. L pronën duke falsifikuar firmën e babait tim dhe hedhur poshtë testamentin e mamasë që kishte firmosur vetë në zyrën noteriale.
Drejtuar:
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z.Edi Rama.
Kryetarit të Parlamentit Z. Ilir Meta
Ministrit të Drejtësisë Z.Nasip Naço.
Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.
Dhomës Kombëtarë të Noterëve Tiranë Znj/Mimoza Sadushaj
Dhomës së Noterëve Durrës Ermira Agaraj 
Të gjithë strukturave kundër korrupsionit në Shqipëri.
Po ngre një shqetësim timin për vjedhjen e provës së lënë me testament trashëgime nga mamaja ime Sofije Oga, ndërsa noterja A. L me firma të falsifikuara me testament fals.
Historia:
Në datën 10.10.2010 kam marrë testamentin e trashëgimisë nga mamaja ime Sofije Oga e datëlindjes 06.07.1930, ku i pranishëm ishte dhe babai im Thanas Oga (bashkëshorti i saj). Veprimet u bënë në prani të të dy prindërve të mi nga noteri Sami Dervishi. Midis të tjerave në aktin e testamentit mamaja ime thotë: Se jam në moshë të thyer dhe kërkoj që të sistemoj të gjithë pasurinë time të luajtshme dhe të paluajtshme që kam sot ose nga do që të më vijë mua. Midis të tjerave thotë se sa të jem gjallë unë, pasuria që kam sot ose nga do që të më vijë trashëgim mua, sa të jem gjallë është e imja, pas vdekjes time të gjitha pronat tokë, arë, ullishte, pemëtore, truall, ndërtesë, pasuritë bankare që vijnë nga burgimi i padrejtë ia lë djalit tim Kostandin Oga. Në bazë të nenit 377 dhe 378 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë kërkoj të sistemoj pasurinë time të luajtshme dhe të paluajtshme, lekët e burgut dhe gjithçka që vjen nga i ndjeri babai im Spiro Mema, ja lë djalit tim Kostandin Oga sepse me ka mbajtur dhe shërbyer me respekt dhe dashuri si nënën e tij, me porosi që të mos trazojë kurrkush pas vdekjes time dhe përjashtoj ne këtë rast nga trashëgimia çdo trashëgimtar të mundshëm ligjor,dhe kërkoj të zbatohet vullneti im i fundit. Në fund të testamentit është firmosur nga Sofie Oga, e cila ka vënë gishtin pasi nuk dinte shkrim e këndim, i pranishëm ka qenë dhe Thanas Oga që ka firmosur. Pas vdekjes së Sofie Ogës, më 28.09.2010, me vendim të gjykatës ë Rrethit Gjyqësor Elbasan, me gjyqtar Ramazan Avdiu, pranon dhe gjykon kërkesën e Kostadin Ogës për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë testamentare për trashëgimlënësen Sofije Oga , testament i redaktuar nga noteri në përputhje me kërkesat e nenit 317 K.Civil për të cilat zbatohen dispozitat e trashëgimisë me testament,në bazë të nenit 318 të K.Civil trashëgimia çelet pas vdekjes së trashëgimlënësit dhe rregullohet kur ligji i kohës kur është është çelur dhe në përputhje me kërkesat e nenit 379 të K.Civil, Kostandin Oga cilësohet trashëgimtar i vetëm testamentar i nënës së tij në pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme. Bazuar në nenet 306e vijues të K.P.Civile duke u cilësuar si trashëgimtar i vetëm i kësaj pasurie. Vendim që ka marrë formën e prerë më 29/10/2012. Deri këtu është gjithçka në rregull, por Josif Oga i biri i Sofijes ka bërë një tjetër testament fals me Notere A. L, testament që e kam kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit dhe krimin ekonomik që më 15 shtator të vitit 2014, deri tani nuk është bërë asgjë, kam kërkuar ekspertizë të firmave të babait tim Thanas Oga, pasi në firmat e testamentit tim, me ato të testamentit të A. L nuk ka përputhje, madje kjo notere i heq të drejtën testamentit të mamasë time Sofije Oga, duke e quajtur të padrejtë. Ndërkohë që në gjyq testamentin e ka mbrojtur vëllai i Almes, Artan Limani. Konkretisht në deklaratën noteriale të datës 10/08/2010, Thanas Oga babai im (sipas noteres,qe jam shume i bindur se babai nuk ka firmosur) dhe Kujtim Oga kërkojnë revokimin e testamentit të lëshuar nga mamaja ime, firma e Thansit nuk është e njëjtë me atë të firmës së lëshuar ne testamentin e lëshuar te noteri Sami Dervishi, ndërkohë që dhe në testamentin e lëshuar po nga noterja A. L më dt.10/08/2010 ku ka emëruar si trashëgimtar Josif Ogën dhe këtu ka firmosur Thanas Oga, edhe këtu firmat nuk janë të njëjta. Unë kam bindjen e plotë se gjithçka është false, pasi babai im nuk ka firmosur testament, ky testament është bërë pas vdekjes së babait tim duke falsifikuar firmat, madje deri në vdekje babai im ka qëndruar në shtëpinë time, pasi Josifi e nxori jashtë nga shtëpia babain tim, pasi nuk ka firmosur testamentin që ai dëshironte, isha unë që edhe këtij i kam shërbyer deri në fund të jetës. Rrëzimi i testamentit të Sofie Ogës nga Gjyqtari B. M në 20/02/2014 e ka cilësuar Josif Ogën trashëgimtar të vetëm së bashku me motrat e tij. B. M një gjyqtar që shquhet për afera , ka marrë një vendim të padrejtë së bashku me noteren A.L , ku më pas me këtë vendim ka shkuar në hipotekën e Elbasanit me regjistruese R.Plaka kanë bërë më pasuri hipotekore Josif Ogën. Kam që në 15 shtator të vitit 2014 që bredh zyrave të prokurorisë se Elbasanit, asnjë sqarim, madje prokurori i çështjes as që më pret në zyrë. Gjithashtu kam bërë kallëzim dhe në zyrën e krimit ekonomik asnjë përgjigje. Kërkoj verifikim e gjithë dosjes së gjykatës me gjyqtar B.M, verifikim e veprimeve noteriale të Noteres A.L. . Kërkoj eksperimentim grafik të nënshkrimit të trashëgimlënësit Thanas Oga në testamentin nr.68,datë 19/12.2010. Unë kam dorëzuar në zyrën e specialistëve krimit ekonomik, prokurorisë dhe dokumente me firmë të babait tim. Gjithçka është kryer me veprime korruptive dhe falsifikime. Si mundet që të hidhet poshtë testament i lëshuar nga vetë e ndjera, mamaja ime Sofije Oga, me procedura të falsifikuara. Unë kërkoj pronën time dhe të vihen para përgjegjësisë ligjore abuzuesit. Kam besim tek drejtësia për zgjidhjen e problemit tim. Po kalojmë në akte të rënda për shkak të veprimeve korruptive të punonjësve që kryejnë funksione shtetërore.
Sigal