Juristë dhe analistë të shqetësuar për deputetë e gjyqtarë të korruptuar dhe me rekorde kriminale

515
Dëshira Subashi: Koha nuk pret për dekriminalizimin e Kuvendit
Mendova të diskutojmë së bashku një temë që ka mbërthyer jetën parlamentare: Dekriminalizimi i Parlamentit. Unë do të jap gjykimin tim. Në një analizë teknike të ligjit, për të dalë në përfundimet e kësaj zhurme politike. Qysh në fillim dua të ndaj mendimin se nuk jam aspak e kënaqur që në Parlamentin e vendit tim të më përfaqësojnë persona të cilët kanë probleme me drejtësinë apo edhe me thellë, që në jetën e tyre kanë patur probleme me ligjin në vend apo jashtë vendit. Madje, në mandatin e deputetit përveç figurës morale, me shumë vlerë do të ishte figura profesionale e deputetit që cilësia e ligjeve që drejtojnë vendin, të ishte përgjegjësi e njerëzve të ditur e profesionistë. Partitë politike këtë duhet ta kthejnë në mision të tyre. Për të gjykuar lidhur me të vërtetën e gjykimit tim, për dekriminalizimin e parlamentit: Pazgjedhshmëria dhe papajtueshmëria e mandatit të deputetit përcaktohen ekzaktësisht në Kushtetutën e Shqipërisë. Zhurmë e madhe “dekriminalizimi i parlamentit”! Të miratohet një ligj për të dekriminalizuar Parlamentin – kam dëgjuar të thuhet. Madje, shkrime e emisione televizive si një çështje e ndjeshme, me pjesëmarrjen e politikanëve të të dyja krahëve, me analistë që mbështesin politikanët në të dy krahët. O Zot, thashë me vete? Sikur të jetë fushatë elektorale, ky debat do te ishte normal. Në situatën që ndodhet problemi, vlen ky diskutim apo debat në këtë përmasë? Për cilin Parlament bëhet fjalë per dekriminalizim? Për Parlamentin aktual apo atë që do të dalë nga zgjedhjet e vitit 2017?? Unë besoj se nuk ka asnjë gjasë që një ligj i ri për dekriminalizimin e Parlamentit të shtrijë efekte mbi Parlamentin aktual. E gjithë kjo është luftë politike pa efekte të drejtpërdrejta, por që normalisht do të zgjidhte këtë problem për zgjedhjet e ardhshme Parlamentare. Po ç’është ky debat i madh në 2015? Ok! Eshtë thënë hapur që me reformën në drejtësi do të ndryshoje edhe Kushtetuta dhe me këto ndryshime të ndryshojë edhe një nen i Kushtetutës që bën fjalë për papajtueshmerinë e mandatit të deputetit. Sigurisht që me ndryshimet kushtetuese bëhen ndryshimet përkatëse edhe në ligjin zgjedhor. Të hartohet një ligj i veçantë dekriminalizimi i Parlamentit? Po ky ligj nuk mund të ketë fuqi juridike mbi mandatet aktuale të parlamentit, sepse pengon Kushtetuta. A thua nuk e dinë deputetët a politikanët këtë rregull juridik? Apo një zhurmues turbullues në opinionin publik!! Kujt i vlen? Një temë e mirë për t’u shprehur specialistët e ligjit. Heshtja dëmton drejtësinë; heshtja jep mundësine e deformimit të të vërtetës lidhur me këtë debat. 
Afrim Krasniqi: Ligji idekriminalizimit nuk zgjidh asgjë, kërkohet vullnet nga liderët e partisë
I saktë këndveshtrimi juridik i Dëshira Subashit. Ligji nuk zgjidh asgjë, mjafton që vetë partitë të jenë demokratike, ose liderët që bëjnë listat të kënë vullnet dhe arrihet zgjidhja për sot e mot. Por ata janë burimi i këtij problemi dhe për pasojë, edhe garancia për mungesën e zgjidhjes në të ardhmen. Varianti më optimal që ata janë duke negociuar dhe duan të ndjekin është kalimi i një ligji formal që de facto nuk zgjidh asgjë dhe mund të atakohet lehtësisht në Gjykatë Kushtetuese, dhe dhënia kompetencë KQZ që në minutat e fundit të regjistrimit të kandidateve të bëjë heqjen e tyre…duke llogaritur që koha e ankimimit në Gjykaën Kushtetuese është shumë më e largët sesa periudha e fushatës elektorale.
Dëshira Subashi: Deputetë të inkriminuar, nuk mund të miratojnë reformë në drejtësi
Kjo është e thënë troç! Një ligj që nuk zgjidh problemin, një ligj që do marrë kohën për t’u shqyrtuar me siguri në Gjykatën Kushtetuese dhe që do bëhet pengesë edhe për riparime kushtetuese të këtij problemi. E para gjë që mund të ndodhë. E dyta është një sebep për të penguar reformën në drejtësi. E kam dëgjuar në emisione publikisht. Deputetë të “inkriminusr” nuk mund të miratojnë reformat në drejtësi. Po ligjet e tjera që miratojnë prej disa vitesh a i miratojnë? Unë mendoj se nuk mund të deligjitimohet institucioni i Parlamentit. Shteti funksionon me ligjet në fuqi.
Zamira Çavo: Partitë shndërrohen në sekte pushteti
Për sa kohë që deputetët do dalin nga xhepat e kryetarëve të partive dhe ne si popull do vazhdojmë t’i votojmë sipas preferencave primitive të “Kreut”, nuk ka parlament dinjitoz dhe të përgjegjshëm! Unë kam frikë se partitë politike në Shqipëri po shndërrohen në sekte pushteti aq të rrezikshme, sa do të kërcënojnë seriozisht të ardhmen. Puna është se shumë pak prej nesh përpiqen të orientojnë në rregullat e demokracisë… të tjerët, ose heshtin, ose bëhen palë interesash.
Dëshira Subashi: Vullneti politik zgjidhet me zhvillimin e noramve të demokracisë
Po Zamira, ky është një problem i madh se si funksionojnë partitë politike dhe se sa informalitet ka në raport me statutet e tyre. Këtë mangësi tentohet ta riparoje ligji. Kjo është e pamundur besoj. Vullnetet politike nuk zgjidhen me ligj, por me zhvillim të normave të demokracisë. Kërkesat që lidhen me dekriminalizimitn nuk besoj se vlejnë për të tashmen. Si kriter detyrues për zgjedhjet e ardhshme do të idhte e mirëpritur nga të gjithë besoj. Këtu vlen të përcaktohen vullnete politike më shumë se sa një ligj.
Sigal