“EURALIUS”: Verifikimi i zyrtarëve të drejtësisë, do të bëhet deri tek krushqitë

456
Sigal

 

Pastërtia e
figurës për gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen procesit të Veting-ut
do të kërkojë të dhëna të detajuara edhe për familjarët e tyre. Do të duhen
vetëm dy javë që nga botimi në Fletoren Zyrtare i vendit të Gjykatës
Kushtetuese, që ligji për kontrollin periodik të gjyqtarëve dhe prokurorëve të
nisë nga zbatimi. Çdo gjyqtar, prokuror apo i punësuar në sistemin e drejtësisë
do të plotësojë 3 formularë, që plotësojnë procesin e Veting-ut. Në këto
formularë, gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’u kërkohen të dhëna të detajuara mbi
aftësinë profesionale, pasurinë, por edhe të dhëna mbi figurën e tyre.
Formulari më i rëndësishëm që kërkon të dhëna të detajuara jo vetëm për
gjyqtarin dhe prokurorin, por edhe për rrethin e tij të krushqisë është ai që
lidhet me sigurinë, raporton Panorama. Në formular përdoret termi “të
afërm” dhe që nënkupton (vëllezërit, motrat, të afërmit si rrjedhojë e lidhjeve
martesore, nipër/ mbesa, gjyshërit, tezet/halla, dajë/xhaxhai, kushërinj të
parë, kushërinj të dytë, krushqi. Në këtë formular, gjyqtarët dhe prokurorët
duhet të tregojnë nëse kanë pasur takime apo biseda telefonike me persona të
përfshirë në krimin e organizuar, nëse kanë pranuar dhurata nga këta persona.
Por sqarimin më të saktë se si do të bëhet kontrolli i familjarëve të
gjyqtarëve dhe prokurorëve e dha gjatë diskutimit të ligjit të Veting-ut në
Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi kreu i EURALIUS në Tiranë, Rainer Deville.
Sipas tij, si provë e lidhjeve me krimin mes të gjyqtarëve e prokurorëve do të
shërbejnë edhe foto apo video nga ceremoni të ndryshme. Kreu i EURALIUS, deklaroi: “A mund të
kemi mjaftueshëm evidencë, që në fund ne të bëjmë një gjykim. Këta tregues, për
shembull, mund të kemi që transportojnë para, fluturojnë për në Vjenë, bëjnë
shkëmbimin në euro dhe kthehen me to, ndoshta nuk mund t’i kenë deklaruar ato
10 mijë eurot, apo marrin një makinë dhe ajo drejtohet nga persona, të
Pastërtia e figurës për gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen procesit
të Veting-ut do të kërkojë të dhëna të detajuara edhe për familjarët e tyre të
cilët nuk i njohin fare, ose një makinë që mund të transportojë drogë. Pra,
keni tregues të tillë.
Nuk është subjektive, por është një vlerësim që duhet të bëhet dhe,
sigurisht, vlerësimi i ‘background’-it është një nga instrumentet më të
vështira që kemi dhe ne duhet të kërkojmë një sërë treguesish”.
Krijimi
i strukturës që do të realizojë kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është
një kompetencë që i takon Presidentit të Republikës. Presidenti, menjëherë pas
hyrjes në fuqi të ligjit, duhet të shpallë thirrjen publike për aplikantët që
kanë interes, që të jenë pjesë e institucioneve të rivlerësimit.