Emërohen 39 gjyqtarë, 1 anëtar i K.D.Magjistraturës dhe 1 Inspektor i KLD-së

1635
Sigal

KLD /  Presidentit të Republikës  Bujar Nishani, zhvilloi dje mbledhjen e radhës, e cila, nisi me një mesazh vlerësimi për KLD.

 Mbledhja e Këshillit vijoi me diskutim dhe miratimin e ngritjes së një Grupi Pune të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të studiuar dhe hartuar projekt-vendimin në lidhje me organizimin dhe funksionimin e komisioneve të përhershme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sipas rekomandimeve të Projektit të Binjakëzimit dhe Misionit Euralius. Me Propozim në anëtarëve, Këshilli miratoi në mënyrë unanime  Elvis Çefën, Lulzim Lelçajn dhe  Gjin Gjonin si anëtarë të këtij grupi pune.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, vendosi me unanimitet, pranimin e propozimit të Zëvendëskryetarit për emërimin në detyrën e Inspektorit në Inspektoratin e KLD-së, të znj. Marsela Pepi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Këshilli vendosi lirimin nga detyra si anëtari i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës të  Sokol Binaj  dhe caktimin në këtë detyrë të  Gjin Gjonit.

Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin  kandidaturave për gjyqtarët, që do të përbëjnë trupën gjyqësore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve të mëposhtëm:

Për gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë:

  1. 1.     Afërdita Maho
  2. 2.     Arbena Ahmeti
  3. 3.     Avni Sejdi
  4. 4.     Bernina Kondi
  5. 5.     Bezart Kaçkini
  6. 6.     Elda Vrioni
  7. 7.     Elvana Çiçolli
  8. 8.     Emiljano Ruli
  9. 9.     Enerjeta Shehaj
  10. 10.               Erarbër Madhi
  11. 11.               Eriol Roshi
  12. 12.               Gentian Hamiti
  13. 13.               Gentian Medja
  14. 14.               Gentiana Muçaj
  15. 15.               Nafije Curri
  16. 16.               Selvie Gjoçaj

Për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës:

  1. 1.     Bari Shyti
  2. 2.     Elidon Papazisi
  3. 3.     Genci Sinjari

 

Për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë:

  1. 1.  Etleva Gjamo
  2. 2.  Sokol Ibi

Për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër:

  1. 1.  Valbona Durraj

 

Për vendet e mbetura pa u plotësuar në gjykatat administrative të shkallës së parë, Këshilli vendosi unanimisht përcaktimin e një afati të ri brenda të cilit konkurrentët fitues të testimit të paraqesin kërkesë të re. Ky afat do të përfundojë në orën 16:00 të datës 10 korrik 2013.

Më tej mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për gjyqtarë, për plotësimin e 7 (shtatë) vendeve vakant, në Gjykatën e Apelit Tiranë. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve të mëposhtëm:

  1. Agim Bendo
  2. Ervin Metalla
  3. Fatmira Hajdari
  4. Ilir Mustafaj
  5. Marie Qirjazi
  6. Ridvan Hado
  7. Shkëlqim Mustafa

Me propozim të disa anëtarëve të tij, Këshilli miratoi komandimin si kryetar të Gjykatës së Apelit Gjirokastër të Dritan Banushi dhe vendosi të shpallë vakant vendin e kryetarit të kësaj gjykate

Këshilli, në mbështetje të ligjit Nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar dhe të Vendimit Nr.193/2, datë 11.05.2006 “Sistemi i Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve”, i ndryshuar, pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, miratoi aktet e Vlerësimit Profesional dhe Etik për 11 (Njëmbëdhjetë) gjyqtarët e mëposhtëm:

–        Erarbër Madhi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë

–        Etleva Gjamo, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë

–        Afërdita Lika Maho, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë

–        Olsi Xhavella, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë

–        Hektor Sinani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë

–        Enkelejda Doda, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë

–        Klodiana Gjyzari, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë

–        Nazmi Troka, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat

–        Arqile Basho, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë

–        Herila Çela, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë

–        Blerta Çibuku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Në fund të mbledhjes , Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.