Bashkia Himarë, ndan toka në kundërshtim të plotë me ligjin

954
Sigal

 Nga korrupsioni për bërjen pronar me një firmë, tek oligarkët që janë të gatshëm të falsifikojnë pronat në Himarë

Bashkia Himarë ka marrë vendim nga Këshilli i saj (në fakt ka falsifikuar firmat) që të shpërndajë toka me ligjin 7501 dhe për këtë ka firmosur edhe prefekti i Vlorës Ferdinant Dervishi.

Data e mbledhjes mban datën 27.11.2013, kohë për të cilën, është paraqitur njëkohësisht në këshillin bashkiak që nuk është miratuar, dhe ka qenë e gatshme e firmosur, si rezultat ky dokument, i jep rreth 300 emrave nga bashkia Himarë toka, çuditërisht në pronësi me Ligjin 7501, kur ky ligj nuk ka funksionuar deri tani pasi himarjotët kërkojnë pronat e gjyshërve.
Miratimi thellësisht banal edhe për një jurist të thjeshte të këtij akti, pa u kaluar procedurat përkatëse siç janë kufitarët, hartat të firmosura dhe të lëna për 60 ditë të afishuara në publik, lejimi mbas 30 ditësh për ta kundërshtuar, pra një procedurë e cila çuditërisht është firmosur edhe nga Prefekti Ferdinant Dervishi, person ky qe disponon një hotel të ndërtuar mbi rëre dhe ligjin 7501 në Periviole, Drimadhe.
Procedura është afërsisht e ngjashme me zhvillimet në Bashkinë e Shëngjinit, por në këtë rast, pajisja me tokë bujqësore siç e parashikon ligji 7501 në përdorim, është thellësisht në kundërshtim të objektit të këtyre tokave, të cilat janë të gjitha kullota komunitare, pa asnjë fakt për toka bujqësore. Si rezultat ky është një zhvillim korruptiv, për të cilën ju vëmë në dispozicion një vendim skandaloz të Bashkisë Himarë. Këshilltarët, në mbledhje kundërshtojnë me votë, në darkë në shtëpi firmosin përpara protokollit. Po në të njëjtën procedurë siç u krye në 27.11.2013, vetëm disa ditë më parë, Këshilli bashkisë ka aprovuar një tjetër vendim të ngjashëm, duke shtuar listat dhe marrje akoma tokash në mënyrë të jashtëligjshme, por kulmi arrin kur disa anëtare nuk kishin firmosur dhe Kryetari i Këshillit të Bashkisë Himarë, Stefo Kokëdhima, ja kanë çuar në shtëpi cilindo që nuk kishte firmosur, dhe kështu përfundoi si tragji- komedi edhe këtë herë mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës.
Prokuroria
Prokuroria ka hapur një padi penale ndaj ish Kryetarit Vasil Bollano, e cila është në procedim, i cili akuzohet për shpërdorime detyre në dhënien e lejeve të ndërtimit mbi tokën 7501, duke shkatërruar si pasojë rreth 1700 rrënje ullinj të kohës bizantine. Po në të njëjtën akuza, vazhdon të jetë edhe kryetari i ri Jorgo Goro, i cili ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim të KKRT-së së Shqipërisë në muajin Korrik 2013, ndërtime mbi tokën bujqësore 7501, me pasojë shkatërrim të disa qindra rrënjë ullinj mijëra vjeçare.

Çifligarët e Çifligjeve të vegjël

Rilindja erdhi! Erdhi në formën e saj më të pastër por kurrsesi me “duar të pastra”. Madje “duart e ndyra” të 4-vjeçarit të fundit të diktatorit, u lodhën nga të qenurit “patericë” e qeverisë, dhe pa kaluar aspak në “katars” iu bashkuan aleancës së 1 Prillit duke i bërë në vetvete katars 21 janarit. Falënderojmë piktorin që e bëri dhe njëherë “tabula rasa” partinë e bacës Ilir. Me votën e 1 milion shuplakave, kryeministri legjitim, kompozoi orkestrën drejtuese, pa harqe, pa piano, kompozoi orkestrën e heshtjes…heshtje e çfarë heshtje…qeveria hesht para hijes së vet, e paaftë të mbajë megapremtimet, ajo detyrohet të heshti për një megalomani të çastit gjatë fushatës. Dhe kështu të dashur lexues, u bënë kalkulimet, u ndanë përqindjet me bacën Ilir, u ndanë ministritë, drejtorët e përgjithshëm etj., të gjitha me një emërues të përbashkët: “t’i shërbejmë popullit”. Aleanca për Shqipërinë Europiane u krijua nën epshin e moralit “të gjithë në shërbim të popullit”. E kujt populli do thoni ju??? Atij populli që gjithmonë tregon maturinë e tij duke bërë zgjedhjen e duhur në momentin e duhur, ashtu siç bëri me 23 Qershor. Deri këtu çdo gjë u bë me “mentalitetin” e duhur dhe në vëmendjen e të mëdhenjve. Por sa më shumë rrathë poshtë të zbresësh aq më afër Ferrit je, do thoshte D. Aligeri. Dhe në fakt vullkani zien në fundin e tij dhe shpërthen nga gryka pastaj. Harbutëria e babëzisë së ndarjes së posteve, do të ngrinte kokën, në “rrathët e fundit” fare, në drejtoritë e vogla rajonale, aty ku populli përplaset çdo ditë. U bë një konkurs imagjinar për Drejtoritë Rajonale Arsimore, si për të na hedhur hi syve, dhe kjo mjaftoi të zbehej vëmendja ndaj çdo gjëje tjetër dhe sidomos ndaj konkurseve të shumë trumbetuara. Filluan emërimet e para të drejtorëve të forcës politike surprizë në këto zgjedhje, emërime të tipit “merr diplomën dhe shko drejtor” në filan drejtori. Këto tip emërimesh do bëheshin më pas histori barsoletash popullore të tipit: “drejtor të ka ardhur një e-mail. Drejtori: hape derën fute brenda, çfarë pret” ose në momentin e borderove të stafit: “Drejtori pyet shefen e financës: kush është ky totali që merr më shumë se unë???”. Dje ishte 7 Marsi, dite e shënuar për breza e breza me radhë edukatorësh, mësuesish, pedagogësh, të cilët gjej rastin t’i uroj për çdo të mirë që i dhuruan atdheut me kaq përulësi. Gjej rastin të uroj e falënderoj dhe ato mësues që edukuan dhe u dhanë shkollën të gjithë atyre nxënësve ambiciozë, shumë ambiciozë për hir të vërtetës, të cilët mbaruan universitetin pa mbaruar arsimin e mesëm, dhe që sot i kemi drejtorë arsimi, drejtorë shkollash, e drejtorë spitali e më the e të thashë. Sot që po shkruaj këtë artikull është 8 Marsi, dhe gjej rastin të uroj të gjitha nënat Shqiptare, me pastërtinë e shpirtit. Uroj edhe ato nëna që sollën në jetë dhe rritën këto drejtuesit e sotëm, që me meritën më të madhe na kanë hipur në qafë dhe nuk po lodhen së kalëruari këtë popull.

Ndryshimet që kanë ndodhur në Kodin Penal

Qeveria ka propozuar ndryshime në Kodin Penal për të ashpërsuar masat e dënimit për dy vepra penale që parashikojnë krimet e prodhimit dhe shpërndarjes së eksplozivëve, si dhe shkeljes së rregullave për ruajtjen e tyre. “Duke marrë shkas nga veprimtaria kriminale e përdorimit të lëndëve plasëse, prej të cilave siguria e rendit është e cenuar, nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit është bërë një analizë e hollësishme dhe është arritur në konkluzionin se, veç shkaqeve të tjera, kjo situatë favorizohet edhe nga masa e ulët e dënimit të parashikuar në dispozitat përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, vëren Ministria e Brendshme në relacionin shoqërues të projektligjit për rishikimin e Kodit. Sipas MPB krahas veprave penale me lëndë plasëse, gjatë kësaj periudhe janë konstatuar edhe shkelje në rregullat e ruajtjes se tyre nga subjektet e licencuara për përdorim civil, ato të import-eksportit, apo kompanitë që e përdorin atë në gurore apo shfrytëzime të tjera nëntokësore. Shkelja e këtyre rregullave ka bërë që sasi eksplozivash të përfundojnë në duart e kriminelëve. Ministria bën të ditur se si pasojë e hetimeve janë arrestuar persona që kanë shkelur ligjin për ruajtjen e lëndëve eksplozive, por ata janë liruar, pasi ligji e parashikon si kundravajtje penale. Për këtë arsye qeveria i konsideron të pamjaftueshme sanksionet e parashikuara në rastet e konsumimit të veprës penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municioneve” si dhe “shkeljes të rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Ndryshimet

Për këtë arsye propozohet që paragrafi 3 të nenit 278 të Kodit Penal, ku është parashikuar masa e dënimit me burgim nga një deri në pesë vjet, të propozohet ndryshimi i dënimit nga 5 deri në 8 vjet burg. Gjithashtu, në Nenin 282 të Kodit Penal, ku përcaktohet vepra penale: “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, ku masa e dënimit është me gjobë, ose me burgim gjer në dy vjet, të parashikohet në dënimin me burgim nga dy deri në pesë vjet. Ndërsa në paragrafin e dytë, masa e dënimit nga ajo me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet, parashikohet me dënimin vetëm me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Duke hequr mundësinë e dënimit me gjobë dhe caktimin e një kufiri të dënimit minimal më të lartë se ai ekzistues.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka përgatitur edhe këtë vit raportin për situatën e respektimit të të drejtave të njeriut në vend

Shkeljet me pronat, krimi i lartë dhe korrupsioni karakterizojnë politikën shqiptare

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka përgatitur edhe këtë vit raportin për situatën e respektimit të të drejtave të njeriut në vend. Situata e të drejtave të njeriut për vitin 2013 karakterizohet, në përgjithësi, nga rënia e standardeve. Gjatë vitit 2013 kriminaliteti ka qenë në nivele të larta, sidomos veprat penale që vënë në rrezik jetën, shëndetin dhe pasurinë e shtetasve si, vrasjet, plagosjet, kanosjet, dhuna në familje, marrëdhëniet seksuale me dhunë, vjedhjet me dhunë, etj. Shkaqet e krimeve kundër jetës e shëndetit vazhdojnë të mbeten kryesisht ato të natyrës social-ekonomike si p.sh. konfliktet për shkak të pronës, varfëria, papunësia, xhelozia, konfliktet midis organizatave kriminale, etj. Shqetësuese ka qenë dhe mbetet vënia e eksplozivëve të telekomanduar nëpër automjete apo rezidenca private. Përveç kësaj, aktiviteti kriminal është rritur në përgjithësi, sidomos vrasjet e regjistruara dhe grabitjet, ku veriu i Shqipërisë ka një përqindje më të lartë të krimeve me përdorim të armëve. Shumë shqetësuese, mbetet gjendja e vështirë dhe siguria tepër e ulët e rrugëve, të cilat janë rrugë të amortizuara, ose me investime të papërfunduara, me sinjalistikë të mangët e me një kulturë të mangët në përdorimin e rrugës nga shoferët. Krimi brenda familjes ka marrë jetën e 19 femrave këtë vit, ndërkohë që, fenomeni i gjakmarrjes vazhdon të jetë ende prezent në realitetin e dhimbshëm shqiptar.

-RESPEKTIMI I TË DREJTËS SË PRONËS

E drejta e pronës duket se akoma nuk ka marrë vlerësimin e duhur nga pushteti shtetëror. Legjislacioni i krijuar, praktikat e punës së zbatuara nga administrate publike dhe zvarritjet e gjata burokratike, gjykimet jo gjithmonë të drejta nga pushteti gjyqësor rreth konflikteve të pronësisë, flasin për qëndrime jo të drejta ndaj kësaj të drejte. Në adresë të KShH-së kanë ardhur disa ankesa, të cilat adresojnë shqetësime lidhur me pretendimin për vendime të padrejta të organeve administrative, prokurorisë dhe gjykatës lidhur me konfliktet e pronësisë. Këta shtetas ankohen për zvarritjen e gjatë të proceseve administrative, hetimore dhe gjyqësore, prezencën e praktikave korruptive nga funksionarët e administratës publike dhe organet e drejtësisë, ndryshimet e vazhdueshme të legjislacionit, çka mund të ketë ndikuar në cenimin e parimit të sigurisë juridike, etj. Shpesh herë, konfliktet e pronësisë midis shtetasve janë bërë shkak për kryerjen e veprave penale si rrahje, plagosje, vrasje, etj. Gjithashtu, konfliktet për pronën kanë degraduar deri në krime brenda familjes, si plagosje apo vrasje midis vëllezërve, motrave, etj. Nga monitorimi i medias për vitin 2013, rezulton se, çështjet lidhur me të drejtën e pronësisë kanë të njëjtat problematika, si ato të evidentuara në vitet pararendëse. Pavarësisht zhvillimeve legjislative dhe ndryshimeve të shumta të praktikave të punës, vazhdon të ketë përplasje interesash mes ish pronarëve dhe personave të tjerë të cilët pretendojnë se i përdorim ato prona mbi bazë të kontratave të ligjshme me shtetin.

-RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË SHTETASVE NGA ORGANET E DREJTËSISË

Në kuadër të programit Klinika Ligjore Falas, KShH ka trajtuar shumë ankesa që i adresohen

organeve të pushtetit gjyqësor. Ankesat e shtetasve pretendojnë dhënien e vendimeve të padrejta

gjyqësore, shkelje të procesit të rregullt gjyqësor, zvarritje të procesit gjyqësor, mosdhënie

informacioni nga gjykata, mosekzekutim i vendimeve gjyqësore, etj. Ankesat e shtetasve për proces

të parregullt gjyqësor, ose për vendime të padrejta gjyqësore, janë të lidhura, kryesisht, me çështjet

penale me objekt caktimi i dënimit alternativ, ose ulje e dënimit, dënime të padrejta me burgim si

dhe për parregullsi në shqyrtimin e çështjeve civile të pronësisë. Sipas informacioneve të medias, ka patur një numër të lartë ankesash për sjelljen e gjyqtarëve, të paraqitura në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Vetëm gjatë 9 muajve të parë të 2013 janë paraqitur 539 ankesa në këtë institucion ndaj gjykatësve, ku 9 kanë rezultojnë me shkelje të rënda në detyrë. 119 raste janë në proces verifikimi, ndërkohë që 25 prej tyre janë klasifikuar si shkelje të lehta.

-LIRIA E MEDIAS

Liria e shprehjes përbën një nga themelet e një shoqërie demokratike. Shtypi luan një rol të spikatur

për zhvillimin e kësaj të drejte dhe për aplikimin e saj në jetën e përditshme. Gjatë vitit 2013, kemi vërejtur raste sporadike të ndërhyrjeve apo pengesave, të cilat kanë cenuar lirinë e medias. “Reporterët pa Kufij” vlerësojnë se liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar më 2013, duke shënuar zbritje me 22 vende, në raport me vendin e 80-të që mbanim më 2010. Nga ana tjetër, “Freedom House” vlerëson se më 2013, lidhur me lirinë e mediave, vendi ynë shënoi përmirësim, duke u ngjitur 2 vende më lart në klasifikim. Megjithatë, në këtë raport evidentohet se Shqipëria mbetet në kategorinë e vendeve me liri të pjesshme të medieve.

-Fenomeni i rasteve korruptive në sistemin gjyqësor

Një çështje tjetër e diskutuar shumë, kohët e fundit, është fenomeni i korrupsionit në sistemin

gjyqësor. Ashtu si gjatë vitit 2012, rezulton se besimi i shtetasve në organet e drejtësisë është ulur më tej. Ekziston gjerësisht perceptimi se gjyqtarët janë të korruptuar, të njëanshëm dhe në disa raste ankuesit shprehen se e vetmja mënyrë për të vendosur drejtësi në Shqipëri është vetëgjyqësia. Ministria e Drejtësisë së fundmi i ka dhënë prioritet denoncimit të rasteve të korrupsionit dhe për këtë arsye ka hapur në portalin e saj dhe një faqe nëpërmjet të cilës të gjithë qytetarët mund të denoncojnë rastet e korrupsionit në gjyqësor. Deri në fillim të dhjetorit 2013 në këtë portal, numri i denoncimeve ishte rreth 450.

-RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA

NË INSTITUCIONET PENITENCIARE

Sistemi penitenciar në Shqipëri ka shënuar zhvillime pozitive në drejtim të legjislacionit, zbatimit të tij, infrastrukturës si dhe në drejtimin institucional. Pavarësisht zhvillimeve pozitive në këtë fushë, bazuar në ankesat, që KShH ka marrë nga personat e privuar nga liria pranë sistemit penitenciar, si dhe monitorimet që janë kryer gjatë 2013, konstatohet se ekzistojnë ende probleme, të cilat kërkojnë vëmendje më të madhe dhe masa të mëtejshme.

-KORRUPSIONI

Korrupsioni është një fenomen negativ në shoqërinë shqiptare. Raporte të ndryshëm të

organizmave vendase dhe ndërkombëtarë evidentojnë se korrupsioni në Shqipëri është në nivele të

larta, veçanërisht në fushën e gjyqësorit, doganave, tatimeve, policisë së shtetit, shëndetësisë, arsimit

etj.. Lufta kundër korrupsionit, ka qenë dhe është, gjithashtu, një ndër prioritetet kyç për integrimin

e vendit në Bashkimin Evropian. Një matës i besueshëm i perceptimit të korrupsionit është, pa dyshim dhe publikimi i gjetjeve të organizatës Transparency Internacional Albania (TIA), e cila ka publikuar “barometrin“ e korrupsionit në vend për vitin 2013, ku rezulton se rreth 66% e të anketuarve, mendojnë se korrupsioni është rritur. Sistemi gjyqësor dhe shëndetësia perceptohen si më të korruptuarit. Numri më i lartë i punonjësve të denoncuar për tu proceduar dhe hetuar nga organi i prokurorisë u përkasin Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave, ndërtimeve informale.