Av. Ndue Pjetra/ Të luftosh drejtësinë nuk do thotë të luftosh Avokatin

582
Sigal

Ndonjëherë është detyra jonë si avokat të informojmë se si funksionon në të vërtetë avokatia. Cilat janë detyrat dhe detyrimet e avokatit? Për çfarë shërbimi paguhet ai? Po qytetarët e thjeshtë a janë të informuar se për çfarë iu duhet një avokat dhe për çfarë shërbimi i paguajnë avokatët?  Ndodh shpesh në jetën e përditshme të përballemi me tematika të tilla si: “më mashtroi avokati”, “më mori lekët dhe nuk më nxori nga burgu”, etj., tematika të cilat na bëjnë të humbasim besimin jo vetëm tek avokatët, por edhe tek prokurori dhe gjykatësi. Në ditët e sotme kur interneti, televizioni, gazetat janë kaq të pranishme në jetën tonë është e pafalshme që ka akoma njerëz të cilët nuk janë të informuar përsa i përket avokatisë.

Shumë herë për shkak të mos informimit lindin konflikte të ndryshme ndërmjet këtyre dy grupeve dhe qytetarët pa të drejtë denoncojnë publikisht këto raste pa e pasur parasysh se ky denoncim është totalisht i pavlefshëm. Duke iu referuar Nenit 11, i cili e mirë përcakton se, caktohet pagesa e avokatit: me marrëveshje ndërmjet tij dhe palës së mbrojtur dhe përfaqësuar prej tij. Çka do të thotë se është e drejta e avokatit të këtë tarifat siç e mendon ai dhe nëse individi është dakord mund të lindi bashkëpunimi. Nga ky bashkëpunim duhet theksuar dhe sqaruar se është në interes të avokatit që ta fitojë çështjen, është detyra e avokatit të mbrojë ligjin dhe të drejtat e individit që ai mbron.  Avokati nuk paguhet për të nxjerrë një individ nga burgu, për të nxjerrë një hajdut të pafajshëm, për të nxjerrë një vrasës të pafajshëm apo për të marrë pronën me anë të mashtrimeve…  Avokati paguhet për të ndjekur çështjen që ka marrë përsipër në çdo shkallë të gjyqësorit, të pajiset me të gjitha provat dhe faktet e ligjshme, të cilat vërtetojnë pafajësinë ose akte të ndryshme që vërtetojnë pronësinë dhe për të mbrojtur të gjitha të drejtat e individit duke u siguruar që personit të cilin e mbron të mos i cenohet asnjë e drejtë dhe të marrë atë që i takon me ligj. Neni 9 pika 1 e ligjit për avokatin citon: Avokati ka për detyrë të ushtrojë profesionin e vet me ndershmëri dhe dinjitet, të respektojë rregullat e etikës profesionale dhe të përdorë të gjitha mjetet e ligjshme për mbrojtjen me besnikëri të të drejtave dhe të interesave të personave që mbrohen ose përfaqësohen prej tij. Pra perveçse me rrugë të ligjshme avokati nuk mund t’i përdori rrugët e tjera për të fituar një çështje. Të jesh një avokat, do të thotë të kesh një profesion fisnik, dhe në shërbim të drejtësisë, sepse është pikërisht shoqëria sot, e cila kërkon drejtësi në zbatimin e ligjeve dhe vendosjen e të ashtuquajturës drejtësi sociale. Avokati, ka si detyrë, në radhë të parë të zbatojë procedurat, jo vetëm konform ligjeve por mbi të gjitha duke respektuar kodin etik të avokatit të përmbushë misionin për të cilin ushtron këtë profesion. Roli i avokatit është të përfaqësojë, të ofrojë këshilla dhe ndihmë juridike. Me pak fjalë, ky është misioni dhe profesioni i tyre.