Sigal

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur shortin ditën e sotme për apelimin e procesit të Gentian Trenovës.

Trupi gjykues do të kryesohet nga ish-kryeprokurorja Ina Rama.

Njoftimi i plotë i KPA-së:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 12/2018, datë 04.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Gentian Trenova kundër vendimit nr. 25 datë 20.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Gentian Trenova.

Sot, në datën 07.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ina Rama

Relator:  Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Luan Daci.