Anëtarët e Vetingut, Avokati i Popullit thirrje për plotësim dokumentacioni

693
Avokati i Popullit i ka bërë thirrje për aplikim kandidatëve që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të mungesës së dokumentacionit të kërkuar ligjor, për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në republikën e Shqipërisë

“Të gjithë kandidatët aplikante për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës, ftohen të plotësojnë këtë dokumentacion brenda një afati 7 ditor, duke filluar nga data 20.03.2017 deri në datë 27.03.2017, sipas njoftimit përkatës publik të institucionit të Avokatit të Popullit”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Kandidatët aplikantë duhet të dorëzojnë dokumentacionin plotësues në një prej formave si më poshtë:

1- Paraqitjes së kandidatëve pranë institucionit të Avokatit të Popullit në adresën: Bulevardi “Zhan D’Ark”, nr. 2, Tiranë zyra e protokollit, brenda datës 27.03.2017 ora: 08:30-20:30.

2- Plotësimin e dokumentacionit dërguar me postë zyrtare në adresën: Bul. “Zhan D’Ark”, nr. 2, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda afateve ligjore të aplikimit dhe duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar brenda datës 27.03.2017.

3- Plotësim dokumentacioni përmes postës elektronike në adresën: [email protected] brendadatës 27.03.2017 ora 23:59.
Sigal