Zbulohet raporti amerikan për vrasjen e Mehmet Shehut

898
Sigal

Eliminimi i ish-Kryeministrit Mehmet Shehu më 17 dhjetor 1981. Ja komenti i Frank Shkrelit i transmetuar në “Zërin e Amerikës”

Megjithëse kanë kaluar 31 vjet nga 17 dhjetori i vitit 1981, enigma e eliminimit të ish-Kryeministrit Mehmet Shehu nuk është zbardhur ende. Elementët kontradiktorë të asaj historie dhe dëshmitë e personave që u përfshinë me apo pa dashje në atë ngjarje, në vend që ta zbardhin të vërtetën e kanë turbulluar më keq. Ende ka nga ata që pyesin: Vrau veten apo e vranë ish-Kryeministrin? Mbi të gjitha, për eliminimin e Mehmet Shehut, rëndësi kanë shkaqet, mandej kush ishin autorët, kush urdhëroi etj., etj.. Versioni zyrtar i vetëvrasjes më së shumti nuk është besuar, ndërsa sillen mjaft argumente për të kundërtën: për vrasjen e ish-Kryeministrit. E ashtuquajtura “Tablo sinoptike” e Enver Hoxhës mbi këtë ngjarje mund të konsiderohet e rrëzuar përfundimisht.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf