Sigal

Zbulimi / Llogaritë rrjedhëse të Ahmet Zogut

Dyshime lindën në Londër rreth shpurës së mbretit shqiptar. Si mund ai të mbante aq shumë persona? Ministria e Jashtme e Anglisë zbuloi se mbreti kishte të paktën 50.000 paund në monedha ari dhe 2 milion dollarë në një bankë në Manhatan, me të cilat ai mund t’i lejonte vetes të shpenzonte deri në 12.000 paund në vit. Veç kësaj shpenzimet e shumta gjatë dëbimit të tij, tregonin se pasuria e Zogut shkonte shumë më shumë se kaq. Ai udhëtonte gjithnjë me nëntë a dhjetë kasaforta jashtëzakonisht të rënda e të mëdha, të cilat mbaheshin nën survejim të vazhdueshëm. Ato përmbanin shufra ari të cilat “u bënë legjendë” në shtypin e kohës aq sa asnjëherë Zogu nuk përmendej veç valixheve misterioze, të cilat thuhej se mbanin thesare të mëdhenj duke përfshirë edhe gurët e çmuar të kurorës mbretërore që vlenin më tepër se 1 milion paund. Raportet e llogarive bankare në bankat franceze dhe zvicerane përforcuan dyshimet e përhapura se ai ishte një milioner i “krimbur” në sterlina. Disa madje e llogarisnin pasurinë e tij nga 4 deri në 6 milionë paund. Komenti i tij “Do të doja të isha aq i pasur sa kritikët e mi thonë që jam” Mbreti Zog pranoi se kishte marrë 36.000 mijë paund nga fondi publik i thesarit shqiptar më 1939, sepse siç thoshte ai “më mirë që i mora unë paratë sesa t’i lija në dorë të Musolinit”. Por si i kishte marrë të tjerat? Zogistët thoshin se i kishte siguruar nga shitja e pyjeve në Mat.

 

Zbulimi britanik, investigim mbi pasurinë e Zogut

 

Ditët e para të dëbimit ishin kaotike. Pas disa pak minutash të kaluara me Geraldinën, Zogu kishte nxituar të zinte dhoma në një hotel në Follorinë për vete dhe për shtatëdhjetë e ca njerëzit që e kishin shoqëruar përtej kufirit atë mëngjes. Tridhjetë a dyzetë kishin arritur një ditë më parë dhe për forcë zakoni ndoshta, ata ende prisnin që ai të vendoste për ta- dhe ai e bëri, duke vepruar në mënyrë automatike. Brenda pak orësh një oficer grek u shfaq dhe urdhëroi Zogun të linte vendin. Gjeneralit Metaxas, që ishte kryeministër në atë kohë, nuk ia kishte qejfi t’i linte Musolinit ndonjë shkas për t’i bërë ultimatum Greqisë. Fjalë për një pushtim të dytë të Korfuzit, ndoshta së bashku me një sulm bullgar ndaj Trakës. Zogu udhëtoi drejt Selanikut duke marrë me vete edhe Kostaq Kostën si përkthyes, për të biseduar me autoritetet. Ata e lejuan me shumë vështirësi të qëndrojë edhe një javë, dhe kështu ai prenotoi dhoma për 115 njerëz në Portaria, një resort veror në malin Pelion, por përpara se ata të “shpërnguleshin”, Geraldina nuk u ndie mirë dhe iu desh të shtrohej në spital në Larisa më 11 prill. Asaj iu shfaqën njolla të mëdha të kuqe në trup dhe sipas doktorëve ato ishin “ethet e lehonisë”. Larisa u bë shtëpia e tyre e dytë për aq kohë sa Zogu dhe motrat e tij i rrinin ditë e natë tek koka. Ai i zuri të gjitha dhomat e hotelit më të mirë, ndërkohë që Zogistët “më të vegjël” jetonin në vagonët e udhëtarëve në hekurudhë.

Ultimatumi

Mbretëresha ishte ende shumë e dobët për të udhëtuar kur mbreti Jorgos iu përsëriti kërcënimin e internimit ndërsa shikonte italianët t’i afroheshin kufirit. Qindra shqiptarë të tjerë arrinin në Greqi, ndërkohë, midis tyre edhe princi Xhelal, i cili ishte arratisur përmes Shkupit. Shumica e refugjatëve ishin anëtarë të Rojës Mbretërore dhe familjarë të tyre. Zogu veçse i falënderoi ata i pagoi edhe udhëtimin e kthimit në Shqipëri. Më të shumtët u kthyen në Mat, pasi Zogu i siguroi se italianët nuk kishin ndërmend të bënin raprezalje. Të tjerë iu bashkuan kushërinjve dhe të afërmve të tyre në Jugosllavi ose Turqi.

Geraldina

Qeveria greke i kërkoi Zogut të shmangte publicitetin. Ai me zor u largua nga hoteli me të shoqen që akoma nuk e kishte marrë mirë veten. Herë pas here kur adrenalina ulej, edhe ai kërkonte të qetësohej, por edhe për shumë kohë nuk do ta bënte gjumin e qetë. Mendime e halle të panumërta i vinin në mendje. Nipi i tij Sherafedini duhej hequr nga kolegji i tij në Itali dhe Geraldina kishte një sërë palltosh gëzofi por asnjë palë këpucë. Një zëdhënës e mohonte se ajo kishte ndërmend të divorcohej dhe të niste një karrierë kinematografike.

Në Turqi

Zogistët u larguan nga Greqia më 2 maj. Me një tren ata shkuan në Stamboll, ku guvernatori i qytetit i përshëndeti me të gjitha nderet përkatëse, por mbi të gjitha me një ton antiitalian. Madje presidenti turk Inonu e priti Zogun në një audiencë private megjithëse gjashtë javë më vonë. Ndërkohë mbreti filloi ta shfaqte hapur humorin e tij të zymtë. Ai rrezikoi duke dalë jashtë parkut të hotelit , i ngrysur në fytyrë por i përmbajtur, për t’i treguar Geraldinës Xhaminë Blu dhe Shën Sofien. Ai gjithashtu njohu edhe disa nga shokët e tij të klasës së 1911 dhe po mendonte të blinte një nga pallatet e shumtë të zbrazur të Stambollit.

 

I papërshtatshmi

Turqia, një vend neutral por me një popullsi të konsiderueshme shqiptarësh, që e konsideronin mbretin Zog si një refugjat të “përshtatshëm”. Por autoritetet e mendonin ndryshe. Duke njohur reputacionin e Zogut si një intrigant dhe lidhjet e tij me Otomanët (përmes princit Abid) e shihnin si një rezident jo të mirëpritur.

Mbretëresha / Pasuritë e patundshme të Geraldinës

Geraldina ende i kishte dhuratën e saj të dasmës në formën e pasurive të patundshme në Sllovaki, e cila tashmë ishte një satelit gjerman dhe nazistët mund t’ia dorëzonin Zogun italianëve. Prandaj ambasadat franceze dhe angleze në Ankara morën secila aplikimet e 32 personave të “cirkut të mbretit Zog” për azil politik. Aty përfshiheshin familja mbretërore, katër oficerë, damat e shoqërimit të mbretëreshës dhe të kunatave të saj, truprojat e mbretit, si edhe dhjetë shërbëtore. Në fakt as Franca as Anglia nuk e kishin qejf prezencën e tij, por si mund ta refuzonin kërkesën e tij pasi kishin dënuar agresionin italian?

NEW YORK TIMS 2/ Ja çfarë tregonte për jetën e mbretit Zog në rrugëtimin e gjatë të ekzilit

Dyshime lindën në Londër rreth shpurës së mbretit shqiptar. Si mund ai të mbante aq shumë persona? Ministria e Jashtme e Anglisë zbuloi se mbreti kishte të paktën 50.000 paund në monedha ari dhe 2 milion dollarë në një bankë në Manhatan, me të cilat ai mund t’i lejonte vetes të shpenzonte deri në 12.000 paund në vit. Veç kësaj shpenzimet e shumta gjatë dëbimit të tij, tregonin se pasuria e Zogut shkonte shumë më shumë se kaq. Ai udhëtonte gjithnjë me nëntë a dhjetë kasaforta jashtëzakonisht të rënda e të mëdha, të cilat mbaheshin nën survejim të vazhdueshëm. Ato përmbanin shufra ari të cilat “u bënë legjendë” në shtypin e kohës aq sa asnjëherë Zogu nuk përmendej veç valixheve misterioze, të cilat thuhej se mbanin thesare të mëdhenj duke përfshirë edhe gurët e çmuar të kurorës mbretërore që vlenin më tepër se 1 milion paund. Raportet e llogarive bankare në bankat franceze dhe zvicerane përforcuan dyshimet e përhapura se ai ishte një milioner i “krimbur” në sterlina. Disa madje e llogarisnin pasurinë e tij nga 4 deri në 6 milion paund. Komenti i tij “Do të doja të isha aq i pasur sa kritikët e mi thonë që jam”

Mbreti Zog pranoi se kishte marrë 36.000 mijë paund nga fondi publik i thesarit shqiptar më 1939, sepse siç thoshte ai “më mirë që i mora unë paratë sesa t’i lija në dorë të Musolinit” . Por si i kishte marrë të tjerat? Zogistët thoshin se i kishte siguruar nga shitja e pyjeve në Mat. Praktikisht gjithë të tjerët, ashtu si edhe oficerët zogistë, e dyshonin këtë, pasi ai kishte pranuar ryshfete nga italianët duke futur në xhep përqindje të mira parash. “Këtu nuk bëhet fjalë se çfarë duhet apo mund të ndryshojë nesër, këtu çdokush duhet të sigurojë shpejt e shpejt ndonjë shumë parash, dhe të presë se çfarë do të sjellë e ardhmja” ka thënë Zogu dikur për klasën politike shqiptare. Kufijtë e vetpasurimit të tij ndaleshin vetëm nga mundësitë që i paraqiteshin. Gjatë qeverisjes së tij 14 vjeçare, të ardhurat buxhetore llogariteshin rreth një deri në dy milion paund në vit, ndërsa kreditë italiane llogariteshin tetë milion.

“Banda e Vjetër”

“Begatia” e tij gjatë dëbimit i kënaqi jashtë mase autoritetet e vendeve pritëse. Ai mund ta sillte turin e tij në Londër ose Paris me kusht që t’i shmangej çdo lloj aktiviteti politik- një gjë që ai e pranonte me gjysmë zemre. Në fund të qershorit ai i tha lamtumirë “Bandës së Vjetër”. Krosi dhe Juka qëndruan në Stamboll, ku së bashku me zogistë të tjerë, formuan “shpurën” e princit Xhelal (deri sa ai vdiq më 1944) Zogu arriti të rregullonte transportimin për në Marsejë me traget të motrave të tij më të mëdha, fëmijëve të tyre dhe makinave të tij të preferuara. Atje do t’i prisnin Sanija dhe Salihu (të cilët kishin shkuar në Paris në kohën e pushtimit). Frika nga italianët e bëri që Geraldinën, Lekën dhe motrën e tij të vogël, t’i dërgonte në Francë nga një rrugë më e gjatë. Më një korrik, një avullore i çoi ata në Kostancë të Rumanisë. Duke qenë se Zogu ishte nën garancinë anglo-franceze, mbreti Karol i lejoi ata të qëndronin në Kështjellën e Peleshit. Paradoksalisht, rrëzimi nga froni e kishte bërë Zogun një mik mëse të pëlqyeshëm për disa krerë të huaj shtetesh, ai ishte kthyer tashmë në një viktimë simbolike të boshtit Berlin-Romë-Tokio. Ai u mundua t’ia mbushte mendjen Karolit se rrezik më të madh për Rumaninë përbënin Hitleri dhe Musolini dhe jo Stalini. Në Evropë sipas tij aso kohe ekzistonin dy njerëz të çmendur dhe dy budallenj që flinin gjumë: Çamberlein dhe Daladier.

Aksidenti automobilistik

Katër ditë më pas, rrugëtimi i madh filloi përsëri. Pasi arritën në Varshavë, Zogu u përfshi në një aksident automobilistik, ku për pak desh humbi jetën duke u përpjekur të shmangte një turmë polakësh dashamirës. Duke parë se nuk ndodhi asgjë serioze, ai vendosi të endej nëpër qytet dhe të vizitonte muzetë. Më pas mori me qira disa makina me të cilat udhëtoi për në Lituani, Letoni dhe Estoni për të shuar kuriozitetin e tij për këto tre shtete të vogla. Në 17 korrik, shpura mbretërore u largua nga Riga për të shkuar në Suedi. Në Stokholm ai dha edhe konferencën e tij të parë për shtyp që pas dëbimit nga Shqipëria. I ulur pas një tavoline ku shquhej qartë flamuri shqiptar, i veshur mirë si rrallë ndonjëherë, Zogu deklaronte së çdo shqiptar e kishte për detyrë të përpiqej për lirinë e vendit të vet. “ Unë nuk do të dorëzohem deri sa të vdes!” Sipas planeve të tij të shpejta, ai thoshte se pas një ose dy muajsh në Francë, do të shkonte në Angli ku do të merrte me qira prona të patundshme, deri sa të ktheheshin në shtëpi. Geraldina shtoi “ Ne e dimë që ata janë duke na pritur”.

 

PRITJA SUEDEZE

Çifti i prit ngrohtë në Suedi, ndoshta edhe sepse disa gazeta gabimisht thoshin se mbretëresha ishte me prejardhje nordike (sipas tyre Strale D’Ekna ishte gjyshi i saj). Stokholmi i la një përshtypje kaq të mirë mbretit, sa ai jetoi në luks atje deri sa erdhën shenjat e para të dimrit. Por para se të lundronte nga Kopenhageni për në Anvers, ai nuk mund të mos shijonte edhe një udhëtim me anije në fjordet nordike. Atë e prisnin gjashtë makina, dhe familja u mblodh në Versajë më 8 gusht. Chateau de la Maye kishte strehuar dukën e Uinsdorit më 1938 deri sa dukeshës kjo vilë iu duk si shumë e vogël. Jo për herë të fundit, Zogut iu desh të caktonte dhomat për familjarët e tij. Mbreti i shqiptarëve- të paktën kështu vazhdonte ta quante veten ai- nuk pati shumë vizitorë në Versajë. Bashkatdhetarët e tij në Francë numëroheshin me gishtat e dorës, ndër të cilët më i njohuri ishte Kosta Çekrezi, republikani që nisi revoltën e Fierit. Megjithatë Zogu nuk kishte krijuar iluzione për sa i përket ndihmës së diasporës, ai ishte i vetëdijshëm që ata nuk do ta përkrahnin unanimisht. Megjithëse një pjesë e politikanëve të dëbuar më 1924 vendosën të riktheheshin dhe të bashkëpunonin më 1939, lidershipi informal i komitetit të emigrantëve kishte më tepër njerëz të cilët ishin larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar regjimit zogist. Ata mund të bashkoheshin për të luftuar kundër Italisë por jo për të rivendosur monarkinë. Kjo ishte gjithashtu e vërtetë edhe një numër ish-diplomatësh. Të ngelur pa rroga, Faik Konica në Uashington dhe Lec Kurti në Londër, u kthyen në kritikë të hapur të ish-sovranit të tyre.

PAGESAT

Zogu vazhdoi t’i paguante të dërguarit e tij në Paris, përmes princit Abid, ministrit shqiptar që mbante peshë të vogël në politikën e emigrimit. Si turk që ishte, ai i shikonte të gjitha ngjarjet nga një pozicion i veçuar. Ndërsa martesa e tij me princeshën Sanije (që s’ka qenë ndonjë sukses i madh), po nënkuptonte që ajo gjithnjë e më pak e kishte të vëllain nga ana e saj. Zogu dhe Sanija kishin një këndvështrim më perëndimor për rolin e gruas në një martesë, kundrejt Abidit tek i cili bashkëjetonin tiparet prej donzhuani me ca mbetje konservatorizmi islamik.