Ylli Musta: Shoferët e Gjirokastrës, në vitin 1921, automobilat quheshin “qerre me motor”

199
Kam në dorë librin e autorit gjirokastrit Andon Lula, me titull “Gjirokastra në udhëtim…”, botuar pak kohë më parë. Siç kuptohet edhe nga titulli, është një libër për historinë e njerëzve që u shkoi jeta mbi timonin e makinës, udhë e pa udhë, mbi kilometra. Sikurse thotë autori është një libër me kujtime, me profile të 180 shoferëve gjirokastritë që ai ka përzgjedhur, kryesisht që nga viti 1921 e deri në vitin 1990, por edhe diçka pas kësaj periudhe. Kjo lloj publicistike, shpeshherë cilësohet si letërsi “e vogël”…Por, kur di të përzgjedhësh nga shtresëzimet kohore e njerëzore, kjo letërsi nuk është më e vogël. Autori risjell në vëmendjen e sotme njerëz që kanë shkruar “histori” për Gjirokastrën, që me jetën e veprimtarinë e tyre kanë krijuar e kanë lënë traditë nga pas. Jo çdokush lë detyrimisht traditë. Shoferët gjirokastritë, që nga viti 1921, kur shkeli makina e parë e deri në vitin 1990, kanë patur privilegjin të krijojnë traditë dhe të bëhen pjesë e pandarë e historisë së Gjirokastrës.

Një ndërthurje e natyrshme

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf