Ylli Hajdari:Kur luante futboll Petrit Dumja, lojtarët i hapnin rrugën dhe kur ai gjuante jashtë, servilët thërrisnin “gol”

182

INTERVISTA/ Flet Ylli Hajdari, ish- balerin në Ansamblin e Ushtrisë: Mentor Xhemali, i tha Enver Hoxhës:  Pse e hoqët nga lista Gaqo Avrazin

Petrit Dumja ishte qejfli futbolli dhe sa herë gjente ndonjë fushë, ai organizonte ndeshje, ku gjithmonë kishte rolin e kapitenit. Sa herë kapte topin Petriti, kundërshtarët i hapnin rrugën dhe ndërsa ai dilte përpara portës bosh, gjuante me forcë dhe e nxirrte topin 15 metra larg portës. Por pikërisht, në atë moment, servilët e të ushtrisë që rrinin si tifozë ngriheshin në këmbë dhe bërtisnin me servilizëm “gool”. Kjo ishte një pamje tragjike por edhe humoristike. Sepse  Petriti trishtohej që nuk kishte shënuar, ndërsa servilët bërtisnin “gol”, për t’i bërë qejfin atij. Në fakt Petritit nuk i afrohej asnjë kundërshtar, por kur ndodhte që dikush i shkonte pranë atij, servilët bërtisnin me shpejtësi, “ndaloni lojën, penallti për Petrit Dumen”.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf