Xhevit Hasan Ormënaj: Si u takova me vëllain pas 48 vjetësh, shumë lot dhe gjendje kllapie në Rinas

781
Sigal

DOSIER/ Flet ish i persekutuari politik, Xhevit Hasan Ormënaj:  Ramize Gjebrea vuri gjoksin para automatikut të mos pushkatonin vëllain

Quhet Xhevit Hasan Ormënaj nga Velça e Vlorës. Fshati i tij Velça është një fshat burrëror dhe fisnik, që e përkrahu, e mbrojti hapur dhe pse ndaj familjes së tij ra grushti i hekurt i diktaturë së proletariatit. Nderim dhe respekt për këtë fshat (thotë ai) ku kam pasur nderin të jetoj, ku jam lindur dhe rritur dhe nëna më mëkoi me dashurinë për atdheun. Kam detyrime ndaj këtij fshati, njerëzve të tij, që mu ndodhën pranë në momentet më të vështira. Këtë e thotë me zemër, pasi dhe pse me dy vëllezër të “arratisur”, dhe pse me babanë e vrarë nga partizanët, velçjotët e trajtuan si të barabartë në atë luftë të tmerrshme klasash.

 Mund të na flisni dy fjalë për babanë tuaj?

Babai im ka qenë patriot, si shumë nga bashkëfshatarët e mi. Ai ka pasur një aktivitet shumë të pasur patriotik. Ka marrë pjesë në shumë luftëra për të mbrojtur atdheun, por pika kulmore e tij si patriot ka qenë lufta e vitit 1920. Në këtë luftë, drejtuesit e luftës morën një vendim që djemtë e vetëm të përjashtohen nga kjo luftë, me qëllim që të mos shuhej fisi. Babai im ishte djalë i vetëm por e theu këtë ligj apo urdhër. Babai im quhej Hasan.

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf