Xhenet Sula/ Krahina e Lopesit në luftën kundra andarteve grekë në malin e Gribës dhe të Labovës së Zhapës në vitin 1914!

418

   Mbas pushtimit të kalas së Janinës më 6 mars 1913,ushtria greke sulmoi Jugun e Shqipërisë. Lëvizja për “Epirin autonom” ishte planifikuar në Athinë. Ajo kryesohej nga Kristaki Zografos,ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë. Populli shqiptar ushtrinë greke e priti me urrejtje dhe armë në dorë. Si hakmarrje për dëbimin e tyre ushtarët grekë kryen mizori të shumta,kundra popullsisë shqiptare në rajon. Për më se një vit në Jugun e Shqipërisë ushtria greke, shkatërroi mbi 300 fshatra me 35.000 shtëpi duke lënë pa strehë 330.000 vetë, dogjën e vranë 20.000 burra, gra dhe fëmijë,midis tyre dhe 225 burrat e pafajshëm të Hormovës. Në ndihmë të hormovitëve shkuan mbi 400 burra nga krahina e Lopësit të udhëhequr nga patëriotët Selam Musa Salaria dhe Ismail Kaso Kasaj, ata luftuan me grekët deri sa i përzunë. Për këtë akt heroik populli i këndoi: Nivica me Salarinë/ Pregatitje bënish t’i binë/ Selami nga Salaria/ Me gjithë shokët e tia/ Duallë në maj të malit/ Panë Teqen e Demirhanit/ Seç e kish mbuluar zia;/ Grekëri si mizëria! Selamit s’iu durua/ Në Tepelenë u lëshua/ Grekët përpara i vuri/ S’u qëndron këmba gjëkundi/ Ishin djemt e ati guri/ Thosh Selami zemërtrimi;/ “fushën e Luzatit të ziri”! Kodër Labovë të zëmë/ As një grek të mos lëmë/Atje për nënë Labovë/ C’u plagos Selami i gjorë/ Gjithë shokët ju mëlodhë/ Ndreq në spital e shpunë/ “Mos u trëmni s’kam gjë unë”. Nga kjo luftë u vranë në Labovën e Zhapës 13 burra nga Salaria:Hasan Hamet Musta,Haxhi Balil Mema,Hekuran Kanan Liçaj,Kamber Skëndo Bushi, Kalo Ali Rakipi, Llano Rakip Mustafaraj, Maliq Hito Hotaj, Sabri Llano Halilaj, Sabri Hadër Carçani, Shaban Muharem Carçani, Shyti Jaup Dulaj, Teme Saraç Dulaj dhe Zano Dalan Carçani. Edhe pse grekut iu kërkua nga Fuqitë e Mëdha që të tërhiqej,ata prapëseprapë sulmin e tyre nuk e ndalën. Pasi kishin pushtuar krahinën e Progantit dhe fshatin Salari andartët grekë vazhduan sulmin në drejtim të Lopësit,me objektiv të fundit që të shkonin në Vlorë. Duke parë rrezikun krahina e lopësit nën drejtimin e Ismail Kaso Kasaj krijoi Këshillin e Pleqësis të krahinës, i cili përbëhej nga 7 veta: Selam M.Salaria, Ismail K.Kasaj, Asllan M.Murataj,  Mersin M.Meçaj, Dule D.Myftaraj, Adem M.Salaj dhe Zeqo N. Shametaj. Ku nga ky këshill u caktuan dhe komandantët e çetave të ç’do fshati ku për çetën e Salarisë që përbëhej nga 120 burra komandant që Selam M.Salaria dhe Ali Rakip Liçaj. Në çetën e Dhëmblanit që përbëhej nga 114 luftëtar komandant qe Dule Myftar Dalani dhe Mersin Meçe Meçaj.Cetën e Sinane e cila përbëhej nga 20 lutëtar komandat qe Jaçe Mato Kasnecaj dhe Muhamet Salaj. Për çetën e Lab-Martallozit, e cila përbëhej nga 16 burra komandat që Resul Pasho Pashaj dhe Muharrem Imer Sulaj. Në çetën e Matohasane, e cila përbëhej nga 20 burra komandant qe Braho Rrosho Rroshaj dhe Imer Hysen Hysaj dhe në çetën e Dorëzës, e cila përbëhej nga 31 luftëtar komandant qe Barjam Banush Hasaj dhe Hajredin Shuaip Shametaj. Po në të njëjtën kohë në këtë krahinë krijohet dhe komisioni i Kanosisë i përberë nga kryetari Breshan Kaso dhe sekretar Alush Tare Canaj si dhe pesë anëtarë. Ky komision i zgjedhur nga populli do të ndiqte se nëse ajo familje nuk do të merrte pjesë në këtë luftë asaj do t’i zbulohej çatia e shtëpisë dhe do ti dh… në derë. Këto çeta zunë pozicionet e tyre duke u vendosur përballë grekëve që nga buza e lumit të Vjosës e deri në 11 majat e malit të Gribës si maja e Këndrevicës, ajo e Sorrzës, Bozhikut, Gryka e Shurit, Maja e Memes, Heremecit, Buza e Verdhushit, Likmi, Shtegu i Varreve të Martallozit e deri në buzën e lumit të Vjosës. Në këta istikame luftimet u zhvilluan të ashpra deri në trup me trup. Nga kjo luftë armiku pati mbi 200 vetë të vrarë dhe u zunë shumë robër grekë. Kurse nga kjo krahinë u vranë duke luftuar nëpër llogore duke dhënë jetën këta djem dhe burrat më trima të këtyre fshatrave: Nga Salaria dëshmorë ranë:  Ali Rakip Liçaj, Barjam Adem Kondi, Ferat Sinan Topi  dhe Lame Veli Lamaj. Në fshatin Dhëmblan, Avdi Zenel Velaj, Haxhi Muharrem Mustafaj, Kamber Sali Sakaj, Manxhar Mane Rukaj, Myrteza Taip Tafilaj dhe Qamil Sadik Manaj. Si dhe Halo Ismail Këraj nga Matohasanajt. Mbetën të plagosur 4 veta nga Dhëmblani dhe 14 veta nga Salaria. Krahas këtyre burrave trima krah për krahë luftuan dhe gratë e nënat trimëresha të kësaj krahine duke i furnizuar me municione dhe ushqime, por dhe duke i zëvendësuar me armë nëpër istikamet si: Hysnie Myrto Tafili Havo M.Sulaj Hysnie Liçaj, Hyrë H.Sulaj (Kolaj) e Nure Elezaj. Ndaj këtyre akteve guximtare dhe këtij heroizmi që treguan djemtë dhe burrat luftëtar të kësaj krahine, duke mos i lejuar andartët grekë që të pushtonin këtë krahine populli me këngën e tij u këndoi: Kur dolla sipër në majë/derë më derë po qajnë/ U zu lufta me junanë/ca djem të Dhëmblan ç’u vranë/Haxhi Muarremi sorkadhë/ç’i griu plumbi gërmazë/ Myrto Tafili me namë/Kamber Skëndo deli djalë/s’kish njeri kush ta qajë/ Në pjeçi, për Salari/U vra Ali Rakipi/ Ti moj e zeza Sulltanë/ç’ja hipe kalit me shalë/ “Tja bëni varin në majë,Që të ketë përkundrejt fshanë”!/ Tre djem që pate tu vranë/ paske pjell-o për Junanë.