Xhemil Çelaj: Jetuam paqen e këcënuar

998
Libri “Jetuam paqen e këcënuar” i autorit Xhemil Çelaj, duhet ta them me zë të plotë, është vepër e rrallë në letërsinë e historisë e të shkencës sonë ushtarake. Libri nuk është thjeshtë një esse; as një biografi e letrarizuar; as një pmaflet për motet që mbillnin zi, kob e gjak; as një roman historik për vendin e ushtrinë tonë popullore; as një traktat politiko-ushtarak për një epokë të caktuar. 
E kemi te vështirë se pasi e kemi lexuar disa herë, aty kemi gjetur, të hedhur në qindra faqe, të gjitha gjinitë e mësipërme, të cilat, të derdhura me frymëzim e art, na dëshmojnë se hartuesi i veprës “Jetuam paqen e kërcënuar”, është një publicist i spikatur dhe njëherësh një shkrimtar i historisë ushtarake, siç ëshë një njohës i shkëlqyer i taktikës dhe strategjisë, i doktrinave ushtarake, dhe i artit ushtarak të ushtrisë sonë, por dhe i artit ushtarak të ushtrive të huaja. Dhe krejt vetvetiu, që këndej burojnë tërë ato njohuri e dituri politike, ushtarake, ekonomike, shkencore, letrare, historike, të cilat derdhen të bukurshkruara në kapitujt e veprës dhe dëshmojnë profolin e një talenti dhe të një ushtaraku madhor, të formuar në Shkollat e Akademitë tona ushtarake.
Dhe lexuesi, si është bindur për proflin e këtij mendimtari ushtarak gëzon se Xhemil Çelaj zbulon dhe sjell si argumente teorike e shkencore strategë e filozofë të huaj të të gjitha kohërave e vendeve, duke na bindur jo vetëm për njohuritë e idetë e veta, si krijues ushtarak, por për të vërtetat e pamohueshme të strategjisë e artit tonë ushtarak, në përballjen e agresorëve të afërt a të largët e më të fuqishëm me mjete e paisje tekniko-luftarake dhe më të shumtë në numurin e forcave. Dhe ja vlen të theksojmë që në krye se, pasi lexojnë librin “Jetuam paqen e kërcënuar” do të ndjehen krenarë jo vetëm për gjithë ushtarakët e Forcave tona të Armatosura, ato aktive, rezerviste vullnetare, nxënës shkollash e studentë, pjesëtarë të kësaj Ushtrie të madhe Popullore. Dhe le të ndalemi më poshtë për të ndriçuar disa nga idetë, mendimet dhe argumentet shkencore që na bëjnë krenarë për epokën në të cilën jetua. 
Ushtria jonë popullore, si institucion kushtetues, kish për mision garantimin e integritetit e tërësisë territoriale të vendit nga rreziku i jashtëm, pra mbrojtjen e Atdheut. Por mbrojtja e vendit, në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të në bazë të politikës dhe Artitit tonë ushtarak të Luftës Popullore, mbështetej në forcat e veta. Vitet 1960-1990 përbënin kohën kur në Ballkan, në plan të parë dilnin ndarjet, armiqësitë, kundërshtitë, ndërthurja e interesave antaggoniste brenda e jashtëballkanike antagoniste. Ndaj, siç vë në dukje autori Xh. Çelaj, prodhohej pambarimisht mungesë besimi, pasigurie, urrejtje e armiqësi mes hstetev e popujve të Ballkanit ashtu si edhe mes bllloqeve ushtarake e pakteve kundërshtare të kohës. 
Në trajtesë, vend të dukshëm zë fakti se problemi ynë kombëtar, edhe pas vitit 1912, është sakrifikuar për interesat e shtetve e kombeve të tjerë. Por, siç trajtohet më gjerë e shkencërisht në libër, edhe në fund të viteve 1980, për ne shqiptarët, edhe pse u shenbën blloqe t ekudnërta politike e ushtarake, rrezik parësor mbetej Federata jugosllave, me ploitikën e saj shoviniste ndëretnike. Po kështu Greqia, me pretendimet për “Vori Epirin” dhe ligjin e Luftës me Shqipërinë. Aq më tepër se këtij shovinizmi ju shtua edhe rreziku i ish BRSS dhe i Traktatit të Varshavës. Dhe për të gjitha këto, Xh. Çelaj në libër na jep një tabllo të gjerë realiste duke paqyruar jo vetëm gjendjen e brendëshme e të jashtme gjatë Luftës së Ftohtë, por edhe garën e arnatimeve dhe rrezikun nga Armët e Dëmtimit në Masë, të cilat qëndronin gjithnjë në gatishmëri për zjarr.
Në këtë hapësirë zë vendin e duhur në libër qëndrimi i PPSH dhe i shtetit e ushtrisë sonë, jo vet për të forcuar vigjilencën e gatishmërinë e gjithë strukturave të mbrojtjes, por edhe për të rritur vetëdijen e çdo kuadri e ushtari, të çdo rezervisti e vullnetari se, në rast agresioni, do të mbronim çdo pëllëmbë të kësaj toke, duke qenë bij besnikë të saj, duke marrë parasysh çdo sakrificë. Dhe në faqet e librit “Jetuam paqen e kërcënuar” Xhemil Çelaj pasqyron me vërtetësi shpirtin e heroizmit e të sakrificave të panumërta të të gjithë kuadrove e efektivave, duke jetuar si në kohë lufte dhe duke u ushqyer ditë e natë, në stërvitje apo në kohën e lirë, me vetitë e virtytet e të parëve tanë atdhetarë, me dashurinë e krenarinë për partizanët e lavdishëm të LANÇ. 
Në libër vend të dukshëm zë zbërthimi i Vijës ushtarak të PPP apo thënë ndryshe i Artit ushtarak të Luftës Popullore, si dhe puna për hartimin e zbatimin në përditshmëri të këtij Arti. Njëherësh në libër i rëndësishëm është edhe puna për fortifikimin e vendit, që përbën një faqe të re në tërë historinë e luftërave, pa harruar traditat që trashëguam në këtë fushë ndër shekuj nga të parët tanë. Në fund të librit, lexuesi bindet se, në një agresion të mundshëm kundër vendit tonë, populli-ushtar, i përgatitur për një luftë të gjatë, jo vetëm do të përballonte befasinë, por do të arrinte të mbronte me vetmohim trojet e pavarësinë, pa llogaritur sakrificat e gjakun e derdhur. Libri me i ri i Xhemilit, trajton gjerësisht punën për mbrojtjen e Atdheut, në vitet 1950-1990. Në libër autori paraqitet jo thjeshtë si një kuadër ushtarak, por edhe si nje adhurues i zjarrtë i politikës, taktikës dhe strategjisë ushtarake të asaj epoke, kur vendi ynë ishte përballë mundësisë së një agresioni nga shtetet fqinje si dhe dy superfuqitë e blloqet e tyre ushtarake. Studimi i situatave, analiza e veprimeve, zbërthimi i doktrinave të kundërta, por edhe përgatitja konkrete e gjithë popullit-ushtar, përbëjnë panoramën realiste, ku krijohet bindja se edhe po të na shpallej luftë ne do të qëndronin, do të luftonim me heroizëm, nuk do te jepeshim kurrë. Ky libër do të jetë i domosodshëm jo vetëm për studentët e shkollave dhe të Akademisë Ushtarake, por edhe për gjithë intelektualët e tjerë të vendit, jo vetëm se do të fitojnë njohuri të çmuara, por do të vlerësojnë realisht atë çka është ndërtuar në ato 50 vjet, të cilën sot shumëkush jo vetëm e mohon, por dhe e përbaltin qenërisht. Tashmë jemi anëtarë të NATO-s dhe integriteti e mbrojtja e vendit janë pjesë e mbrojtjes kolektive. Ndërkaqë pretendimet e shovinistëve serbë e grekë akoma s’kanë rreshtur.
Shënime për veprën e Xhemil Çelaj
Libri që kemi nëpër duar, nuk është botimi i parë i Xhemil Çelit. Që herët ai bie në sy për etjen për të studiuar. Kjo bie në sy në se shikojmë botimet e tij si autor e bashkëautor:
U lind në Gusmar, më 2 Prill 1937. Ju përkushtua karrierës ushtarake. Përfundoi me rezultate të shkëlqyera të gjitha shkallët e studimeve ushtarake: për kuadër zbulimi në SHLBO “E. Hoxha” (1954), Kursin e Lartë njëvjeçar për kuadër shtabi (1955), Institutin e Zbulimit Diplomatik (në ish-BRSS, 1959-1961) dhe studimet e Larta Ushtarake Gjitharmëshe në AUSHP “M. Shehu” Tiranë (1968-1970). 
Kreu detyra nga komandant toge e deri zëvendësdrejtor i Zbulimit të Ushtrisë (1955-1975), shef stërvitje korpusi, pedagog e punonjës shkencor (1980), shef katedre dhe anëtar i Këshillit Shkencor të AUSHP (1981-1992), kryeredaktor i revistës teoriko-shkencore “Revista Ushtarake” (1991-1992).
Në vitin 1992 del në pension. Aktivist shoqëror, Sekretar i Përgjithshëm i SHKA “Labëria” nga Kuvendi i Parë themelues (1998-2014); anëtar i Kryesisë së shoqatës “Aleanca Kombëtare Ushtarake”. Me rastin e 75 vjetorit të lindjes, nën kujdesin e Institutit të Studimeve të Historisë Ushtarake, të SHKA “Labëria” dhe të Historianëve Ushtarakë, në prill 2012, u botua libri “Zbuluesi ushtaraka-NJERIU I BUKUR- Xhemil Çelaj”. 
Autor i mbi 20 referateve e kumtesave shkencore dhe 35 materialeve për UH të dërguara në ushtri. Ka botuar e boton shkrime e studime për probleme të Mbrojtjes e Sigurisë Kombëtare dhe Historike në shtypin ushtarak dhe autor e bashkëautor i gjashtë botimeve: 
Monografi “Familja e Fisi Çela në shkuj (1660-2000)”, 2005.
“Historiku SHKA “Historiku SHKA “Labëria”, 2006.
*Bashkëautor i botimeve ushtarake (1982-1992):
-Rregullore e nënreparteve të zbulimit ushtarak në luftim, Tiranë 1976.
-Album me skema i reparteve e njësive të UH në llojet e ndryshme të luftimit e operacionit, Tiranë 1986.
-Veprimet e nënreparteve të UH në luftim në terren malor, Tiranë, 1990.
-Veprimet luftarake të nënreparteve të desantit detar e ajror në luftim, Tiranë, 1990.
-“Enciklopedi e Kurveleshit”, bashkëautor, Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë, 2009.
Mban 4 Urdhëra e dy Medalje, dhënë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të RSH.
“Personalitet i shquar i Labërisë”, 2005, nga SHKA “Labëria”.
“Nderi i Qarkut Gjirokastër”, 2006, dhënë e Këshilli i Qarkut.
Sigal