Xhemal Imeri/ Si u gjet ditari sekret i Hito Çakos dhe portofoli me 12 mijë lekë të reja

778
Një nga pedagogët e parë të Akademisë. Ka mbaruar studimet e lartë në Kiev të Ukrainës për oficer ndërlidhës. Për radio telegrafist. Pas përfundimit të studimeve ka shërbyer në Regjimentin e Ndërlidhjes që nga komandant toge, komandant kompanie, komandant batalioni, Komandant i Shkollës për nënoficerët e ushtrisë për të gjitha specialitete e ndërlidhjes. Në fund më caktuan She i Ndërlidhjes së Korpusit të Burrelit dhe me kërkesën time më larguan dhe në vitin 1963 e caktuan pedagog në Shkollën e Bashkuar për ndërlidhjen ku jepja radioteknik dhe elektroteknik dhe së fundi e çuan në Akademi në Ushtarake ku dha teknikën e ndërlidhjes dhe taktikë ndërlidhje. Në akademi duke qenë korrekt mbaroi dhe fakultetin e Gjitharmëshit duke u bërë nj oficer i kompletuar. Ishte oficer i rregullt nga janari 1952 deri në vitin 1975 ku mori shumë dekorata, vit në të cilin mori goditjen si “mik” i Beqir Ballukut”
Nga jeta ushtarake kë stërvitje do të veçosh?
Ishim në Stërvitje, vitit 1953. Sapo dilja e po zbrisja shkallët e makinës, kur shoh se në drejtim tonë po vinte Ministri, Beqir Balluku, Petrit Dume të shoqëruar nga Drejtori ynë dhe pas tyre një grup gjeneralë e kolonelë të Shtabit të Përgjithshëm dhe shefa drejtorish. U zura ngushtë e shpejt e shpejt, koordinova diçka me kapterin dhe zbrita t’i prisja. Ministri dukej i egër në pamje ! E nderova por as dorën nuk ma dha. E shkeli zakonin ! E pashë që kishte diçka. Menjëherë pyeti:“A keni lidhje me Vinçanin ?” Ngela si i hutuar ! Ne në Vinçan ishim, çfarë kërkon ky ?” Por drejtori që ishte në brendësi të muhabetit ose më mirë të kontradiktave që kishin pasur, më erdhi në ndihmë: “Toger Xhemali! Ministri pyet për gjeneral Nexhip Vinçanin në bregdet !” “Kemi shoku Ministër” iu përgjigja në çast dhe u ngjita pas tij, ai për karshi kurse unë përbri kapterit. I shkela syn nënoficerit me eksperiencë dhe ai iu përgjigj se “në foni jo, por kemi me telegrafi”. “Bukur,tha Ministri ! Lidhu me telegrafi !”
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal