Xhemal Bali: Më dënuan 26 vite burg se shkrova promemorien kundër Enver Hoxhës

827
Xhemal Bali, ky Mandelë shqiptar, ka kryer në burgjet komuniste si i burgosur politik plot 26 vite e 28 ditë burg. Ai është arrestuar në vitin 1961 dhe është lirur në vitin 1987. Në një intervistë për ‘Telegraf’ ai zbardh anët më të errta të burgjeve komuniste, por edhe vyrtytet e atyre njerzve që ishin prapa telave me gjemba të burgjeve të tmerrshëm, vetëm e vetëm se guxonin të mendonin ndryshe. Xhemali, nga kujtimet e tij ai na vë në dispozicion Promemorien e tij dërguar udhëheqjes komuniste në vitin 1967 kundër rregjimit dhe vet shefit të tij Enver Hoxhës, veprim i cili i kushtoi një ridënim me 17 vite burg nga gjykata e Elbasanit. Të bën përshtypje guximi i këtij njeriu, po të kemi parasysh kohën kur është shkruar dhe dërguar, kur në botë po ndodhnin ndryshime e ngjarje të rëndësishme politike, kurse në Shqipëri po forcohej fortifikimi i perdes së hekurt. Pavarësisht se të burgosurit politik ishin kundërshtarët më të vendosur të rregjimit komunist dhe s’pajtoheshin kurrë me teorinë dhe praktikën e shtetit diktatorial, një guxim i tillë i kalon përmasat e një guximi normal.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf
Sigal