Xheladin Çelmeta/ Tre të mbijetuarit e fundit nga ferri nazist i Mat’hauzenit

759
Për të tre ata, jeta ka pothuajse të njëjtin ritëm: Dalin më rrallë nga shtëpia për shkak të viteve që kanë mbi supe dhe përdorimin e ilaçeve e kanë thuajse ritual të përditshëm. Beqir Xhepa, Enver Plepi dhe Abdulla Krutani janë përkatësisht 88, 89 dhe 88 vjeç. I pari me banim në Durrës, kurse dy të tjerët në Tiranë. Tre fate njerëzore, në trajektoren e historisë së LANÇ dhe më pas… Nga ato dhjetëra e dhjetëra shqiptarë të mbijetuar nga kampet e Gjermanisë naziste, ku qenë të internuar gjatë Luftës II Botërore dhe të kthyer në Shqipëri pas 6 majit 1945, këta janë tre “legjionarët e fundit”, që rrojnë akoma dhe që për fat, ndjehen mirë me shëndet, përjashto ndonjë luhatje, e justifikueshme për moshën që kanë. Rrëfimet e tyre për gazetën “Telegraf”, janë sa të veçanta, aq edhe tronditëse. 
Beqir Xhepa
“…Para disa vitesh, pas ’90-ës, kur në Gjermani ishte kancelar Helmut Kol, unë i shkrova atij një letër ku mes të tjerash i thashë: “Ju vendosët të jepnit dëmshpërblime për të gjitha shtetet, që dikur Gjermania naziste i pat dëmtuar gjatë L2B. Po ne shqiptarët që kemi qenë në kampet e përqendrimit dhe kemi punuar nëpër minierat e shtetit nazist gjerman të atëhershëm? Unë dhe mjaft shokë të mi, kemi qenë atje për aq kohë nëpër këto kampe, dhe për këtë kohë ne duam dëmshpërblime”. Kancelari gjerman Kol, më ktheu përgjigje: “Ne,- më shkruante ai në letër,- ja kemi paguar shtetit shqiptar dëmshpërblimet e luftës, ndaj dhe ju aty keni pjesën tuaj”. Atëherë, ç’bëra? Këtë letër në origjinal të fotokopjuar, unë ja dërgova presidentit shqiptar të kohës.
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal