Vlorë, përhapja e Lëvizjes Demokratike në vitin 1990

2552
Nga Enver MEMISHAJ

– Vijon nga numri i kaluar –

Në kuadër të dhjetorit ’90 që solli ndryshimet epokale 
Një punë të madhe bënë disa guximtarë dhe largpamës: në Ndërmarrjen Pyjore: Ëngjëll Binaj, në Ndërmarrjen e Grumbullimit: Pajtim Xhelo, Enver Memishaj, Fatmira Jakupi, Lefter Berdo, Vaso Suli,në Ndërmarrjen e Naftës: Tomorr Xhindi, Pajtim Memushi, Ëngjëll Hasimaj, Nuri Llanaj, në Ndërmarrjen e Përpunim Drurit: Kujtim Ziaji, Filip Angjeli e Qemal Hitaj, në Parkun e Mallrave: Petrit Golemi, Edi Sofia, Aldo Deneko, Artur Gjidede në Ndërmarrjen e Kripës: Tasim Likaj, Namik Jaho, Leka Boro, Arqile Kume, Mira Xhindi, Teuta Memishaj. Në Parkun e Industrisë: Neki Xhuveli, Marko Marko, Pajtim Sakaj, Miranda Ciruna, në Uzinën e Sodë PVC: Dashamir Frakulla, Dukë Abazi, Marenglen Dervishi, dhe Ferdinand Sula, Reparti elektrik doli në pararojë. Në Fabrikën e Llampave: Vilson Haxhiraj, Llazar Baskonë. Në Fabrikën e Çimentos: Fatos Veipi, Mario Sota. Në Fabrikën e Tullave: Gafur Shameti, Piro Aliraj dhe Sabaudin Xhyheri. Në Ndrëmarrjen Elektrike: Agim Kadiu, Agim Meli. Në Ndërmarjen Komunale: Vaso Grabovari, Agim Ahmetaj, Luan Memishaj në Portin Detar: Kostandin Ndini, në Ndërmarjen e Serave: Bastri Sofia dhe Reshat Kripa në Fermën e Llakatundit: në krye ishte i palodhuri Thoma Bollano, Petref Lameborshi, Lulëzim Petani, Meçan Meçani, Delo Meçani në Arsim: Kosta Paço, Agron Mema, Bajram Karabolli, Agron Shehu, Luan Shakaj, Shpëtin Xhyheri, Ymer Yzeiri, Bedri Shaska, Petrit Stefa, Banush Bani, Genc Panozaqi, Bebi Kutulla, Elidon Muka, Dr. Sezai Bazaj, Dr. Abedin Elmazi, Dr. Tasim Likaj, Dr. Selman Lamaj në Spitalin e Vlorës: Ymer Hoxha, Kristaq Pavli, Luter Nuraj, Kosta Koçi, Servet Kojdheli , Lefter Gjergji. në Komitetin Ekzekutiv Adhurim Musaraj. Në Lëvizjen Demokratike një rol të rëndësishëm luajtën të burgosurit dhe të persekutuarit politikë si Ventigjar Hamzaraj, Hysni Alimerko, Reshat Kripa, Besnik Kripa, Fari Shaska, Klito Lamaj, Dino Alemi, Astrit Xhaferi, Sefer Dauti, Pelivan Azizi, Fari Shaska. Po kështi një rol të rëndësishëm luajtën sindikalistët si Ferdinand Sula, Dashamir Frakulla, Neki Xhuveli, Ymer Yzeiri, Kosta Paço. Nuk pretendojmë se janë vetëm këta që vrapuan të parët në përkrahje e mbrojtje si dhe aktivitet të Partisë Demokratike. Të pyetur nga ana ime, se kush qenë të parët që erdhën në PD- Afrim Jupi dhe Roland Tafili u përgjegjën njëzëri: “Ishin lumë njerëzish dhe ne nuk mund të veçojmë asnjë…”
Përhapja e lëvizjes demokratike në fshatra
Në Smokthinë e Mesaplik, zootekniku Aleks Tahiri, sapo mori vesh themelimin e Partisë Demokratike në Tiranë më 15 dhjetor 1990, themeloi Partinë Demokratikë në Smokthinë me dyzet anëtarë, ndërmjet të cilëve përmendim: Elham Meçe, Viron Hoxha, Delo Sulçe, Zija Deromema, Bekim Zotaj etj. Pas këtij veprimi, më 17 dhjetor 1990, Aleksi me listën në dorë shkoi në Tiranë dhe u takua me Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon dhe Sali Berishën, të cilëve u dorëzoi listën e anëtarëve të PD-së së Smokthinës. “Në Nartë, tregon Bilal Çela, ku unë punoja si shef finance ishin hedhur trakte kundër regjimit. Erdhën ekspertë nga Tirana dhe Vlora, Lolo Ganiu e Agim Mema dhe dyshuan se këtë akt e kisha kryer unë, meqë kisha një vëlla të pushkatuar për motive politike. Andrea Çulla kryetar i kooperativës më pyeti se mos i kisha hedhur unë ato trakte, të cilat i mohova, sepse realisht unë nuk kisha lidhje me to”. Në Pilurin e largët, majë maleve dy studentë: Kristo Çipa dhe Lorand Mërkuri së bashku me katër fshatarë të tyre: Simo Çakalli, Stefan Prifti, Vasil Lapa dhe Pilo Boçi, ditën e Krishtlindjeve më 25 dhjetor 1990, shkuan në kishën e Shënmërisë të fshatit, ende pa u hapur dhe u betuan se themelonin Partinë Demokratike, se do t`i qëndronin besnik njeri tjetrit dhe idealeve të Partisë. Kështu që edhe në fshat disa njerëz që mbi çdo gjë adhuronin lirinë ishin ngritur në këmbë. U dalluan: 
Në Lumin e Vlorës: Aleks Tahiri, Nesht Nguci, Jeto Matani, Dule Zotaj, Reshat Jazaj 
në Sevaster: Avdul Shehu, Ajen Grabova, Luan Beqiri dhe Guri Shehu, 
në Vllahinë – Gorisht: Bedri Shaska, Bajram Karabolli, Fari Shaska, Abedin Boraku, Ibrahim
Vasiari, Xhemal Veliu,
në Dukat e Tragjas: Neim Dano, Sheme Kondi, 
në Cerkovinë e Trevëllazër: mësuesit Ëngjëll Lamaj e Beshir Aliaj, 
në Nartë: Filip Taço e Bilal Çela,
në Selenicë: Todi Dhamaj dhe vëllezërit Caushaj nga Gorishti,
në Kotë: Fatmir Hodaj, 
në Vranisht: Hamit Kongjini,
në Novoselë: Jorgji Hysi
në Armen: Artur Hysi, Shpresim Kasaj,
në Himarë: Kristo Çipa, Anest Dhimojani, Lorand Mërkuri. 
Formimi i Komisionit Nismëtar për Themelimin e Partisë Demokratike
Pasi kishin ndjekur me vëmendje ngjarjet që zhvilloheshin në Tiranë, pasi kishin marrë informacione nga studentët dhe qytetarët që vinin nga Tirana dhe pasi kishin studiuar gjendjen e qytetit të tyre, në Vlorë dallohen dy grupe që synojnë të dalin në krye dhe në udhëheqje të popullit:

Grupi Afrim Çupit, që përbëhej nga: Afrim Jupi, Manol Bono, Maksim Hitaj, Irma Halili. 

Grupi i Roland Tafilit, që përbëhej nga: Roland Tafili, Ventigjar Hamzaraj, Hasko Hoxha, 
Ndërmjet këtyre grupeve qëndronte Alfred Ziaji, me njohje dhe shoqëri me grupin e Roland Tafilit, i cili me porosi nga Gramoz Pashkos i bashkoi të dy grupet. Pranë këtyre grupeve qëndronin edhe qytetarë të tjerë me intuitën dhe dëshirën për t`u organizuar kundër regjimit, për një ndryshim të gjendjes ku ishte katandisur populli, si Kristaq Pavli, Nestor Nepravishta, Vilson Çipi, Kreshnik Çipi, Mario Sota, Shkëlqim Alimerko, Enver Memishaj etj. Këta nuk kishin dijeni të qarta se si do arrihej përmbysja dhe ndryshimi epokal, por ata dashuronin lirinë, kishin intuitën, dëshirën, vendosmërinë, guximin dhe trimërinë. Në kushtet e terrorit komunist kur Sigurimi i Shtetit përgjonte në çdo rrugë, në çdo rrugicë, në çdo shtëpi, çdo njeri, çdo familje dhe çdo fis, veprimtaria pothuajse zhvillohej ilegalisht. Pasi u mor vesh themelimi i Partisë Demokratike në Vlorë dhe pasi u mësua se cilët qenë ata trima, shume miq, shokë dhe të njohur të tyre u drejtuan atyre me pyetjen: Pse s`më morët edhe mua në mbledhjen themeluese? Ata nuk e kishin zgjeruar mbledhjen për të ruajtur konspiracionin pra, për të mbrojtur dhe veten. Megjithatë, këta bij të denjë të Vlorës e vranë frikën, prandaj kur unë përdor fjalën, guxim dhe trimëri, nuk bëj asnjë hiperbolë, por vetëm një realitet. Të gjithë ata që e jetuan atë kohë mizore e dinë fort mirë se, për çdo fjalë të lëshuar pa dashje apo me shaka kundër regjimit nuk i zinte gjumi me net të tëra, se mos shoku apo miku i spiunonte, se mos vëllait apo motrës i shkiste goja dhe përfundoje në burg. Kudo në çdo hap që hidhte njeriu në atë sistem, përgjonte burgu! Sipas Roland Tafilit, Ylli Borës dhe Fari Shaskës më datën 28 dhjetor 1990, një grup i përbërë prej Ventigjar Hamzarajt, Roland Tafilit, Hasko Hoxhës, Bujar Borshit, është mbledhur për të biseduar për themelimin e Partisë Demokratike në shtëpinë e Ventigjar Hamzarajt. Mihal Çela, pasi kishte biseduar me Alfred Ziajin, Kreshnik Çipin dhe Vilson Çipin, vëllezër, kishte informuar grupin e Roland Tafilit se pritej që të bëhej një mbledhje në shtëpinë e Kujtim Ziajit, babait të Alfred Ziajit. Pra koordinatori i dy grupeve ishte Alfred Ziaji, i cili pasi kishte biseduar me profesorin e ekonomisë, në Tiranë, Gramoz Pashko dhe kishte marrë prej tij miratimin që të vinin të deleguar nga Tirana për formimin e Komisionit Nismëtar për Themelimin e Partisë Demokratike, caktoi ditën e shtunë më 29 dhjetor 1990 të takoheshin në shtëpinë e tij “Më datën 29 dhjetor 1990 – tregon Bilal Çela – lashë të dy djemtë përpara shtëpisë së Kujtim Ziajit, fqinjit tim, që të ruanin se mos vinin “mysafirë” nga Tirana. Aty nga ora 17 djemtë më thirrën e më thanë se kishin mbërritur mysafirët. Lajmërova fqinjin tjetër Manol Bonon dhe shkova në shtëpinë e Kujtim Zijajit, babait të Alfred Ziajit, në lagjen Varrosh, Rruga “Lef Sallata“.Autori këtij libri, e njihte mirë çiftin e bukur Ziaji, Kujtimin dhe Irfanen, pasi kishin punuar së bashku në Ndërmarjen e Përpunim Drurit, afro 10 vjet. Çifti ishte prerë për njeri tjetrin, të bukur të dy, por bukurinë më të madhe e kishin në shpirt dhe në sjelljen e tyre. Kujtimi kishte humbur dy vëllezër, në kushte që nuk u sqaruan asnjëherë dhe për këtë ai shikohej si “armik populli”. Kujtimi kishte lindur në Vlorë, më 1935, ishte marangoz i klasit të parë, me origjinë të herëshme nga Kardhiqi Gjirokastrës, por ishte bërë qytetar i nderuar i Vlorës.

– Vijon –


Sigal