Vladimir Bizhga/ Fluturimi i parë…

916
Ata qenë dy djem të rinj, Faik Quku dhe Avni Xhekli, që e shkëlqyen Tiranën e trishtë të vitit 1920, ku zymtësia dhe zëri i bozaxhiut dhe ezani i hoxhës gjëmonin më shumë se çdo muzikë, mes baltërave dhe kafeneve legjendare ballkaniko-otomane. Atë mëngjes fund maji, mbi disa kamionë të udhëhequr nga major z. Ismail Haki Kuçi dhe z. Said bej Toptani, komandantë të detashmentit të Tiranës, bashkë me shumë tiranas të tjerë, të armatosur me belxhikë të gjatë dhe me trastat me fishekë, nisën rrugëtimin për në Vlorën, ku bëhej luftë me italianët, që kishin zaptuar vatanin. 
Në Vlorë, në Vlorë dhe të gjithë për aty fluturonin ta hidhnin në dete Italinë, që kishte pushtuar atë copë të shtrenjtë të atdheut. Italia kish nënshkruar Traktatin e Fshehtë të Londrës. Italia premtoi për të deklaruar luftën kundër Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë, brenda një muaji, në këmbim të disa përfitime territoriale, në fund të luftës. Në këtë traktat u premtuan territoret e Shqipërisë, Italisë dhe u trajtuan në nenet 6 dhe 7. Sipas nenit 6, Italia do të merrte sovranitet të plotë, mbi Vlorën, ishullin e Sazanit dhe territorin përreth. Me peripecitë e udhës dhe kalimin e lumit të Vjosës në Selenicë, ata udhëtuan nga Armeni dhe së fundi nën komandën e forcave vullnetare në Drashovicë, të thirrur posaçërisht nga komandanti i përgjithshëm i forcave vullnetare, major Qazim Koculi. Të dy u paraqitën ushtarakisht para komandantit, i cili mori njoftim se ata të dy qenë studentë në akademitë e aviacionit Faik Quku, në Sancyr në Versaj, Paris dhe Avni Xhelili në akademinë gjermane të aviacionit në Doberitz, në Berlin, ku sapo kish kryer fluturimin e licencës me një avion ‘Albatros’ nga Berlini, Hamburg, Bremen, Hannover. 
Komandant Koculi, doli mik me ta, ai njihte shumë mirë komandantët e tyre në shkollën e aviacionit në Stamboll ku kishte mbaruar shkëlqyeshëm Akademinë e Marinës Luftarake. Ai kish bërë bujë gjatë luftës turko-italiane më 1909, ku nuk iu bind një urdhri ushtarak, të një eprori të tij, gjatë një beteje detare në Prevezë, për t`iu dorëzuar Flotës Italiane, ku luftoi heroikisht me torpendierën e tij të vjetër. Komandant Koculi, i caktoi dy aviatorët në sektorin operativ të Komandës së Përgjithshme të luftës së Vlorës. 
Më 29 maj 1920, në Barçalla, ku morën pjesë 200 vetë nga pleqësia e katundeve dhe qytetit të Vlorës, ku me një zë u betuan që: Me ndihmë dhe pa ndihmë të viseve të tjera të Shqipërisë, do të luftojmë derisa të bashkohemi me shtetin tonë, ose në mos e arrifshim këtë ideal, të vdesim me armë në dorë, që ta marrë vesh bota e qytetëruar, se shqiptari për lirinë e vet di të vdes, dhe kur vendos të vdes, s’e trembin milionat me ushtri e topa…”. Më datë 4 qershor 1920, pas ultimatumit drejtuar gjeneral Piacentinit, kryetari i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”, Osman Haxhiu, urdhëroi fillimin e luftimeve. Lufta e Vlorës filloi…luftë në Kotë, Gjorm, Llogora, Beteja e Drashovicës, e Vreshtave të Mëdha, Kalasë së Kaninës, Qafat e Vlorës, Betrovës, e Kuzumbabasë. Dhe kudo që bëhej luftë të dy aviatorët e rinj, shkodrani Faik Quku dhe kolonjari Avni Xhelili, qenë mes tymit të predhave dhe gjëmimit të urrave… Mbi hartat ushtarake të luftës ata shënoni shigjetat e mëdha që po rrethonin armikun deri sa ai nënshkroi kapitullimin, më 2 gusht 1920. Në Vlorë, hynë lumi i madh i popullit ku shquhej banda e shoqërisë “Vatra” të Amerikës dhe 155 bashkatdhetarë nga SHBA që luftuan krah për krah vëllezërve të tyre nga gjithë Shqipëria. Atë ditë feste, kur gjëmonte vallja dhe hareja, korrieri u pruri dy ushtarakëve të rinj, urdhrin për t’u paraqitur tek Komandanti i Përgjithshëm. Në zyrën e komandantit, u takuan me z. Qazim Kokoshin, Prefekt i Vlorës, me z. Osman Haxhiun, Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombëtare’, major Qazim Koculin, komandantin e Forcave Vullnetare të luftës së Vlorës, anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, z. Myqerem Hamzaraj, z. Alem Mehmetin, z. Beqir Sulo Agalliun, z. Hamit Selmanin, z. Sali Bedinin, z. Azbi Canon. 
– Zotërinj oficerë, u kam thirrur për detyrën e fundit për ju, tha në fjalën e tij Qazim Kokoshi. – Ju falënderoj në emër të Qeveris Shqipërisë, Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, për punën tuaj të shkëlqyer në luftën kundër okupatorit italian. Prefektura dhe komiteti i mbrojtjes kombëtare ju ngarkon me detyrën e vëzhgimit dhe marrjes në dorëzim të avionëve të luftës, mbetur nga italianët në fushën e Ujit të Ftohtë. Nga relacioni juaj tekniko-ushtarak, do të lajmërohet qeveria e z. Sulejman Delvina në Tiranë- u komunikoi. 
‘U nisëm për atje shoqëruar me gjashtë vetë të dhënë nga prefekti dhe Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare. Dy qenë mekanikë të vjetër që kishin punuar me makina me parkun e italianëve dhe nuk para kishin haber nga avionët. Dy qenë roje dhe dy djem të rinj vlonjatë, kishin ardhur vullnetarë nga gjimnazi “Zosimea” i Janinës. Me tramin apo dekovilin shkuam deri në Skelë mes kënetës dhe erës tërë kripë të detit. Qe një vend i heshtur dhe braktisja dukej kudo. Në hangarët e avionëve, takuam rojën qe na priste. Pamë dhe avionët që kishin mbetur aty, braktisur nga italianet në ikje e anarshi. Në fushë ndodheshin, 2 avion, Caproni c 33..dhe tre avion, Ansaldo SVA/prodhim të vitit 1916, kishte dhe dy avion Breda e Fiat, të shkatërruar, por dy Ansaldo SVA, qenë për mrekulli. Avni Xhelili nuk duroi dhe hipi vervim në kabinë. Kontrolloi levat çelësat e butonat dhe thirri i gëzuar janë bukur, forte mire. Gjithë atë ditë u bënë provat me ndezje e shuarje motorësh. Djemtë e ardhur nga Zosimeja, na thanë se do përgatisnin formën e shqiponjës së flamurit, në karton dhe shpejt ata erdhën dhe me boje të zezë vendosen shqiponjën me dy anët e trupit të avionit, e mbi krahë…. u prunë afër avionëve fuçitë me lënde djegëse dhe u pastrua fusha tej e mbanë. Te nesërmen me dekovilin e skelës po vinin me dhjetëra vlonjatë. Nuk kishte vende bosh, kishte nga ata që vinin me kuaj apo në këmbe. Mbasi u bënë përgatitjet e fundit, erdhi dhe paria e Vlorës, me në krye Prefektin z. Qazim Kokoshin , anëtaret e komitetit të mbrojtjes kombëtare dhe popull pa fund. Qe ditë feste e vërtet do ndodhte, për herë të parë një fluturim me aviator shqiptare. Avionët qenë aty, me shqiponjat mbi supe gati për të marr fluturim. Te dy aviatorët e rinj, pasi iu paraqiten prefektit, ushtarakisht, u drejtuan tek avionët. Vendin e përpiu një heshtje, e rëndë, dëgjoheshin deri zhurmët e lehta të dallgëve të detit. Tutje në horizonte nxinte Karaburuni dhe Sazani, por që një ditë e bukur e bekuar. Papritur filloi zhurmë e helikave dhe avionët lëvizën nga vendi e fluturuan e u ngritën në oshëtimën dhe urrat e turmës së popullit, që tundnin flamujt kuq e zi, me shkabën krenare. Qe një fluturim i magjishëm që të fuste në histori. Fluturuan mbi Vlorë, ku populli tundte duart e qylafët, shkuan deri në Mifol, mbi lum të Vjosës, në Drashovicë, Qishbar dhe e mbi Kaninë dhe pasi u ulën mbi det, ranë në fushë butë si pëllumba. Populli i mbërtheu dhe i ngriti me krahë. Prefekti dhe z, Osman Haxhiu e Qazim Koculi i puthën në ballë, qenë bërë heronj në një ditë e një natë. Fjetën aty dhe nuk pranuan, të vinin në Vlorë në sarajet, por aty pranë avionëve. U përpilua dhe relacioni teknik me sugjerimin, qeveris, në Tiranë që të ngrihej forca ajrore ushtarake e republikës. Prefekti z. Qazim Kokoshi, e nisi në Tiranë, me siglën telegrafisht, tepër sekret .. U prite gati një javë përgjigjja dhe gjatë kësaj kohe Avni Xhelili kish fluturuar disa herë deri dhe mbi Llogora e Himarë, mbi Kuç e Terbaç, e Brataj. Përgjigja erdhi dhe prefekti i thirri në zyrë. Ai qe i nxirë në fytyrë, dukej, që diçka nuk shkoi mirë. .. Djema, qeveria, e ktheu përgjigjen, ata nuk kanë para dhe nuk mund të mbajnë një forcë ajrore të republikës. Faik Qukut, iu lagën sytë nga lotët dhe shtrëngonte në duar kapuçin kafe të aviatorit. …. pse kaq të prerë tha Avniu. Avionët ja ku i kemi, 2 avion, Caproni c 33..dhe tre avion, Ansaldo SVA, te vitit 1916, nuk ti fale njeri…. kjo është, e pa falshme… Prefekti i afroi pranë , dhe i shtrëngoi në gjokes. Ai që burrë i zgjuar e i kënduar dhe e dinte rëndësinë e kësaj arme të re, por në Tiranë bëheshin shumë ballo, pihej raki me gjela deti e kafe, dhe çingitë kërcenin jaret e tyre, sa vdisnin jo qeverinë, por gjithë miletin…Ata të dy, vajtën përsëri me dekovil tek avionët. U përulën dhe puthën shqiponjat e tyre, shqiponjat që nuk do fluturonin për 31 vjet. Qe shtator 1920 një ditë e bukur, por e shurdhuar. 
Sigal