Vitore Stefa Leka: Në Trieste kam pritur djalin e prokurorit që më pushkatoi babanë

447

INTERVISTA/ Flet poetja, ish e përndjekura politike, bamirësja Vitore Stefa Leka

Ka plot 23 vjet në emigracion, por nuk ndahet as nga atdheu. Është ndjekëse e rregullt e lajmeve në atdhe. Përpos kësaj ajo është pjesëmarrëse në të gjitha aktivitete që organizojnë shoqatat e emigrantëve në Itali, Zvicër, Gjermani, Austri, Francë. Madje, ajo është një nga nismëtaret kryesore  të aktiviteteve të tilla. Patriote e flaktë, poete, humaniste tashmë e njohur në mbarë diasporën, por edhe nga autoritetet italiane,”Nëna e shqiptarëve”siç e quajnë vet shqiptarët emigrantë  apo “Nënë Tereza e Triestes”  Vitore Stefa – Leka. Impulsive, këmbëngulëse, e dashur, e papërtuar, e sinqertë, dinamike, portreti i saj pasqyron cilësitë dhe virtytet më të mira të gruas shqiptare. Ajo urren gënjeshtrën dhe hipokrizinë. Ka dhe një të veçantë në biografinë e sajë, babai është shpallur pas vdekjes “Martir i Demokracisë”, ndërsa nëna “Mësuese e Popullit”. Ndërsa vetë ajo nga vet njëshi i shtetit shqiptar ish, Presidenti Moisiu ka marrë medaljen e artë si mirënjohje për punën e saj humane në këto 17 vjet emigracion dhe veprimtari patriotike..

Dekorimi

 Bashkëatdhetares zonjës Vitore Stefa Leka ‘MIRENJOHJE’ në Ditën e Flamurit!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu e nderon me “Medaljen e Mirënjohjes”

 Ju jeni bijë e dy intelektualeve të shquar, Kostaq dhe Eleni Stefa. Konkretisht, babai juaj u pushkatua nga regjimi komunist ndërsa familja juaj u internua!

  E vërtetë, unë kam prejardhje intelektualësh. Jam stërmbesë e Konstandin Kristoforidhit dhe Gjergj Stefës,   i cili ishte pjesëmarrës krah për krah me Abdyl Frashërin në Lidhjen e Prizrenit. Babai im mbasi mbaroi shkollën teknike të “Harry Fulc”-it, një kohë punoi dhe si profesor, studimet e larta i mbaroi në Institutin Superior ndërsa magjistroi në Firence. Ka folur tetë gjuhë. Ka përkthyer edhe nga japonishtja. U pushkatua në moshën 44 vjeç nga diktatura dhe që atëherë filloi kalvari i pa mbarim i vuajtjeve tona familjare. Nëna, gjithashtu, mësuese, edukatore e disa brezave, një grua e rrallë që ia kushtoi jetën e saj, që nga mosha 33-vjeçare, rritjes së pesë fëmijëve jetim në një fukarallëk të plotë po me një krenari të rrallë. Pas rënies së diktaturës, babait i dhanë titullin “Martir i Demokracisë”. Sot në qytetin tim, Berat, një rrugë mban emrin e tij, kurse mamaja ka titullin “Mësuese e Popullit “. Nga fëmijëria dhe rinia e hershme kam vetëm kujtime të hidhura e të dhimbshme, kështu që më mirë mos t’i kujtojmë e flasim për to.

 Kur pritej që të shijonit demokracinë shqiptare ju ikët në emigracion. Pse dhe kur ikët?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf