Viktor Vangjeli: Piloti i klasit të parë, koloneli hero Niko Hoxha

1012
Niko Hoxha lindi më 1 shkurt 1926, në Tragjas të Vlorës. Mbas mbarimit të shkollës në fshatin e tij të lindjes, konkuroi në Vlorë dhe fitoi për të vazhduar Normalen në Elbasan. Okupimi fashist i vendit pavarësisht se qe në moshë të re në Normale u bashkua me klasat superiore dhe doli në demostratat që u zhvillua bënë në vitin 1943. Nikua e la shkollën dhe shkoi në fshatin e lindjes dhe u inkuadrua në formacionet që ishin krijuar në krahinë dhe më vonë me krijimin e Brigadës 5 S, bëhet pjestari saj. Mori pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi brigada deri në çlirimin e plotë të vendit. Ai në LANÇ tregoi trimëri dhe aftësi organizuese. Mbarimi luftës e gjeti Niko Hoxhën përgjegjës të rinisë së brigadës. Niko Hoxhën LANÇ e burrëroi, e kaliti për të kaluar shumë vështirësi që do t’i delnin në jetë, prandaj me ndërgjegje dhe këmbngulje zgjodhi profesionin më të vështirë, atë të pilotit. Mbas çlirimit shkoi për studimet jashtë shtetit për pilot, në fillim në Jugosllavi dhe i mbaroi studimet në Bashkimin Sovjetik me rezultate të larta, ku spikati aftësi të rralla si aviator. Me mbarimin e akademisë për organizim ai u bë një kuadër i kompletuar. Niko Hoxha është një nga themeluesit e aviacionit shqiptar më 24 prill 1951, që u krijua në Tiranë në 1954. Së bashku me një grup pilotësh e specialistësh shkon për specializim në ish -BS për avionët raktivë ‘Mig 15’. Me kthimin e tyre në Shqipëri kishte përfunduar edhe aerodromi i Kuçovës. 
Regjimenti i parë i aviacionit
Më 15 maj 1955 formohet i pari regjiment i aviacionit gjuajtës bombardues me emërtimin ‘Regjimenti 23 Peza’ dhe komandant u caktua Nikoja. Që në ditët e para përpara efektivit ai shtroi dy detyra në përvetësimin e teknikës luftarake për të vënë në gadishmëri sa më shpejtë regjimentin dhe për krijimin e kushtëve për jetesë e stërvitje. Ai udhëzonte kuadrot se këto detyra do të bëheshin një realitet vetëm duke fluturuar dhe duke bashkëpunuar ngushtë në komunitetin e Kuçovës. Krahas punës vetmohuse të efektivit të regjimentit një ndihmë mjaft efikase dhanë ndërmarrjet e fuqishme të Kuçovës. Nikoja ishte një kuadër vizional. Ai e parashikoi të ardhmen e aviacionit si në zhvillimin e tij, po ashtu dhe në modernizimin. Prandaj kjo teknikë përshtatej me kohën moderne dhe kërkonte kuadro të pragatitur. Ai i propozoi Shtabit të Përgjithshëm përgatitjen e disa kuadrove jashtë vendit, si në profilin komandues ashtu edhe në atë inxhiniero – teknik. Prandaj pas viteve 1956 u dërguan disa kuadro për t’u pregatitur. Me inisiativën e tij në 1958 – 1959 u përgatit një grup pilotësh të klasit të parë, që më vonë drejtuan regjimente e sektorë të ndryshëm në aviacion. Idetë për krijimin e shkollës aviacionit në 1959 Niko Hoxha iu përgjigj flakë për flakë duke krijuar bërthamën e kësaj shkolle në regjiment. Ai zgjodhi grupin e instruktorëve aviatorë dhe caktoi stafin inxhiniero teknik. Është merita e tij dhe aviatorit talentuar Babaçe Faiku, që më vonë u emërua kamandanti i kësaj shkolle, e cila jo vetëm u krijua, por dhe u kosolidua në Vlorë. Ajo u bë fidanishte për dekada të tëra të pregatitjes së aviatorëve dhe specialistëve. Niko Hoxha kurrë nuk u tërhoq nga vështirësitë dhe bashkë me efektivin ka qënë këmbëngulës për t’i zgjidhur ato. Pas prishjes me ish-BS në 1961 doli si nevojë edhe prodhimi i karburantit që u realizua në laboratorit e Naftës në Kuçovë me në krye kimistin Koço Pepa dhe inxhinjerin Stefan Kagjini. Komandant Niko Hoxha qe shumë njerëzor në raportet me kuadrot dhe ushtarët. Në fillim të 1962 largohet nga regjimenti i Kuçovës dhe emërohet komandant regjimenti në Rinas. Krahas detyrës si komandant regjimenti, ishte dhe pedagog i jashtëm i Akademisë së Shtabeve. Prandaj më 20 nëntor 1965 në Rinas ai zhvilloi mësimin tregues për akademistët duke udhëhequr një katërshe Mig 17, për të treguar fuqin e zjarrit të tyre në mbështetje të forcave toksore. Rënia në krye të detyrës në këtë ditë e komandantit Niko Hoxhës ishte një humbje e madhe për armën e aviacionit dhe ushtrinë. Niko Hoxha është dëshmori i atdheut dhe kujtohet në ditën e lindjes, në ditën e rënies, në ditën e dëshmorëve dhe në shumë kremtime të tjera.
Sigal