Viktor Stratobërdha mbrojti diplomën me filmin “Skënderbeu” dhe i dha fund karrierës pas Konferencës së Tiranës

182

Si e nisi karrierën e tij regjisori i parë shqiptar, që u vlerësua në Moskë dhe u burgos në Tiranë

Nga xhirimi i filmit “Skënderbeu”, deri në konferencën politike të Tiranës, janë pak vite në mes. Por këto vite, janë pikërisht ato që shënojnë aktivitetin kinematografik të Viktor Stratobërdhës. Gjatë pjesës së mëvonshme ai është shoqëruar me pranga dhe me gardianë burgjesh.

Për Viktor Stratobërdhën dihen shumë pak gjëra, sepse ai punoi shumë pak kohë në Kinostudio, por ajo që mund të thuhet me siguri është se ai do të bëhej nj personalitet i artit kinematografik, në Europë. Para pak kohësh, AQSHF, në bashkëpunim me FMAA prezantuan katalogun m titullin “Viktor Stratobërdha, 13 muaj kineast botim i AQSHF”-së, i hartuar nën kujdesin e regjisorit Kristaq Dhamo, Artist i popullit. Në këtë katalog ishte vendosur e gjithë jeta artistike e Viktorit, e cila u ndërpre tragjikisht, për shkak të absurditetit politik. Viktor Stratobërdha studioi në Moskë për kinematografi, dhe mbrojti diplomën me filmin “Skënderbeu”, ku ishte edhe asistent – regjisor.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf