Veterani Myfit Poçari: Si u siguruam ndërlidhje gjatë luftës Enver Hoxhës me Gogo Nushin në Tiranën e pushtuar

853
Sigal

Rrëfimi i një prej ndërlidhësve të parë e drejtues në dekada i kësaj arme për 70- vjetorin e Ndërlidhjes e rrugën e saj në dekada

Më 22 Qershor 2014 mbushen plot 70 vjet nga krijimi i Armës së Ndërlidhjes të Ushtrisë Nacional çlirimtare Shqiptare. Kjo datë përkon me ditën kur Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare vendosi ndërlidhjen me radio me Divizionin e Parë Sulmuese, i cili kishte marrë urdhër të kalonte lumin Shkumbin e të vazhdonte marshimin për çlirimin e Shqipërisë së Mesme e të Veriut, në kuadrin e fillimit të mësymjes së përgjithshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Kjo datë është dita që simbolizon krijimin në formë të organizuar të ndërlidhjes në të gjitha llojet e saj midis të gjitha njësive UNÇL shqiptare. Ajo shënon konkretizimin e përpjekjeve të shumta që bënë ndërlidhësit partizan për të siguruar nevojat e drejtimit që kishte UNCl. Një nga themeluesit e Armës së Ndërlidhjes e drejtues i saj ndër vite, Myfit Poçari, ka një ditar të rëndësishëm me kujtime të shumë dekadave në këtë armë, ku rrëfen themelimin e  vështirë, kuadrot e saj ndër vite, aktivitetin në luftë si dhe në vitet pas çlirimit të vendit.

DITARI I DREJKTUESIT TË NDËRLIDHJES

Ja pjesë nga ditari i Myfit Poçarit:… Nevojat e ndërlidhjes për sigurimin e drejtimit gjatë luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare u shfaqën qysh në fillimet e saj, bile që me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare, e cila hodhi themelet e para të luftës kundër fashizmit. Pionierët e shërbimit të ndërlidhjes e filluan krijimin e kësaj arme pa teknikën e duhur dhe pa eksperiencën e nevojshme. Ata teknikën e ndërlidhjes ia rrëmbyen armikut në luftë e sipër dhe lufta u bë shkolla e tyre për ngritjen e aftësive profesionale. Kjo luftë përgatiti ndërlidhës të zotë që me punën e palodhur, me guxim, trimëri dhe vendosmëri vepronin për të çuar në kohë urdhrat dhe udhëzimit e për të marrë po në kohë situatat në frontin e luftimeve.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf