“Vërmiku – mirënjohje e Labërisë”

367
Nga Ergys Alushi

Për ta merituar titullin “Mirënjohje e Labërisë” është dashur puna e tërë brezave të popullit të Vërmikut e intelektualëve të shquar si Xhule Çiraku, Dervish Lilaj, Kundret Mëzuri etj.
Historia e një fshati që i shërbeu Shqipërisë që me rilindësin Hamit Lumi e deri me Bajram Tushin “Hero i Popullit” e deri në ditët e sotme me Gëzim Tushin e Agim Çirakun.

Hamit Lumi për Sulltan Hamitin “Ai Hamit, unë Hamit, të shohim kush do të fitojë!”
“Vërmiku – mirënjohje e Labërisë” ky është titulli i lartë me të cilën shoqata kombëtare atdhetare-kulturore “Labëria’ ka nderuar fshatin Vërmik, në rrethin e Vlorës.

veprimtaria është zhvilluar me pjesëmarrjen e një numri të madh qytetarësh, me origjinë nga fshati Vërmik, të cilët ashtu si është cilësuar gjatë fjalëve të mbajtura, dallohen nga fshatrat e tjerë pikërisht për unitetin dhe harmoninë me njëri tjetrin. Kryetari i shoqatës “Labëria “për vlorën Ahmet Demo, i cili ndër të tjera ka thënë se “Fshati Vërmik si një nyje lidhëse midis lumit të Vlorës dhe Kurveleshit të sipërm ka qenë dhe është një fshat i largët, por jo i izoluar në komunikim. Pritja dhe përcjellja e kalimtarëve i bënte që të tregonin traditat më të mira të tyre si mikpritja, besëdhënia, qëndresa, komunikimi me urtësi dhe pse jo zgjuarsia, kultura e dashuria e të tjera si këto që e bëjnë të veçantë. Por mbi të gjitha uniteti i mendimit dhe vrapimit brenda fshatit, traditë që vazhdon deri më sot dhe e bën të dallojë mbi të tjerët….Për ta merituar titullin “mirënjohje e Labërisë” është dashur puna e tërë brezave të popullit të Vërmikut e intelektualëve të shquar si Xhule Çiraku, Dervish Lilaj, Kundret Mëzuri, Qemal Çiraku, Besho Zagolli, Limos Alimuçi, e duke ardhur deri më sot tek mitë që shokët e mi si Gëzim tushe, Agim Çiraku, Seri tushi, Rushan Xhuveli, Felek Bleta” Edhe folës të tjerë në takim, si Seri tushi, Xhevdet Bleta, Rushan Xhuveli, Gëzim Tushi etj, kanë evidentuar vlerat më të mira të Vërmikut, historinë, traditën, kulturën, qëndresën, heroizmat, dëshmorët dhe kontributin e dhënë ndër breza për krahinën e Kurveleshit, Labërisë e Shqipërisë. Në fjalën e tij përshëndetëse, nënkryetari i shoqatës kombëtare kulturore-atdhetare “Labëria”, Agim Çiraku, është ndjerë i privilegjuar që pasardhës i historisë kaq të ndritur të fshatit të origjinës, Vërmik, dhe i atyre burrave e grave të mençura e heroike të fshatit. Ai ka bërë thirrje që ky emër, kjo histori e traditë që nderon Vërmikun, duhet t’u përcillet brezave. Në emër të shoqatës “Labëria” Titullin e mirënjohjes për fshatin Vërmik e ka dorëzuar nënkryetari i shoqatës për Vlorën, Sejmen Gjokoli.

Titulli: “Mirënjohje e Labërisë”
Me motivacion: Për qëndresën historike në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Është ndër fshatrat me histori të dhimbshme, që fashizmi tregoi një urrejtje ekstreme duke e djegur e shkrumbuar tërësisht. Nga ky fshat kanë dalë figura të shquara si Heroi Bajram Tushi dhe rilindësi Hamit Lumi. Shembullin e tyre e ndjekin shumë intelektualë dhe biznesmenë Vermiqotë në mbarë vendin.
Bijtë e ndritur të Vërmikut.
Hamit Lumi Rilindas
Ndër patriotët shumë aktivë që punuan në Shqipëri dhe jashtë saj, në fund të shekullit të 19 deri në vitet ’20 të shekullit të 20, ka qenë edhe Hamit Çela, i njohur si Hamit Lumi. Bir i një familjeje të varfër të Vërmikut të rrethit të Vlorës, ai u detyrua që në moshë të njomë të punonte si detar. Duke udhëtuar shumë nëpër vende të ndryshme ai u njoh me shumë rilindës dhe uy desh të lexonte shumë, faktor që i solli një kulturë të madhe. Të gjitha këto ndikuan që t’i kushtohej me mish e me shpirt lëvizjes së çlirimit të Shqipërisë, t’i kuptonte thellë problemet kombëtare që kërkonin një zgjidhje, si para 1912, ashtu edhe pas saj. Gjatë një udhëtimi në det, dikush i dha Hamitit Abetaren shqipe të Stambollit si dhe ABC-enë e shqipes të një kolonie shqiptare të Bukureshtit. Që nga ajo kohë djaloshi u bë mjeshtër për të sjellë fshehurazi në Shqipëri abetare, libra e broshura shqipe që shtypte ajo shoqëri. Më 1900 së bashku me patriot të tjerë krijoi klubin “Lumi i Vlorës”, ku u bë propagandist i flaktë i ideve kombëtare dhe mësues shëtitës i shkrimit, mësimit të gjuhës shqipe. Për të gjitha këto ai u dënua me 101 vjet burg nga perandoria osmane, por përsëri nuk hoqi dorë nga gjuha shqipe dhe përhapja e kulturës kombëtare.

duke përfituar nga shpallja e Kushtetutës së 1908 të xhonturqve, Hamiti doli nga burgu. Si shumë patriotë të tjerë, edhe ai e nuhati shpejt falsitetin e premtimeve të xhonturqve, ndaj s’e ndërpreu veprimtarinë e tij patriotike. Ai rifilloi punën e detarit. Varkëtari dhe mësuesi atdhetar, sidomos pas krijimit të komitetit “Bashkimi” 1910, sollën fshehurazi jo vetëm armë, por edhe patriotë që vinin nga jashtë për çështjen e kryengritjes shqiptare. Ai mori pjesë në mbledhje e mitingje të luftëtarëve të lirisë në krahinën e Vlorës. Pas kryengritjeve ët viteve 1910-1911 dhe shpërthimit të reprezaljeve të egra të pushtuesve osmanlinj, Hamiti u detyrua të vendosej në Boston në 1911 ku gjeti mjaft atdhetarë shqiptarë.

Barjam Tushi “Hero i Popullit”, një nga 4 heronjtë e ‘Topanasë’, Vlorë. 18 tetor 1942
Lufta midis katër heronjve dhe 400 mercenarëve nisi natën e Tetorit 1942. Qyteti i Vlorës ishte zhytur në errësirën e thellë të asaj nate. Nëpër rrugë patrullonin karabinierët, hapat e të cilëve prishnin heshtjen e plotë. Në një shtëpi të thjeshtë të lagjes ‘Topana’, në shtëpinë përdhese të Murat Lamçes, katër të rinj antifashistë, katër bij të popullit, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Hiqmet Buzi e Bajram Tushi, ishin mbledhur për detyrën që kishin marrë, të nesërmen duhej të niseshin për në Myzeqe. Hiqmeti ishte më i vogli. Hajredini hiqej më i madhi, por edhe atij sapo i kishin dirsur mustaqet. Shokët e donin dhe e respektonin ndonëse ishte vërsnik me ata. Ata u rrethuan dhe pas luftimesh të ashpra e të pabarabarta, u vranë me egërsinë më të madhe. Midis tyre ishte biri i Vërmikut, Barjam Tushi.

Bajram Tushi “Hero i Popullit” 
Historia e fshatit Vërmik
Fshati Vërmik është një nga 13 fshatrat përbëres të krahinës së Kurveleshit të sipërm, 58 km në juglindje të Vlorës. Ky fshat është i vendosur në mes dy vargmalesh, mes të cilave shtrihet lugina ku rrjedh lumi i Vërmikut, degë e Shushicës, ku është vendosur dhe fshati me të njëjtin emër.

Për herë të parë fshati është i njohur në vitin 1431 në regjistrat e kadastrës turke që u përgatitën pas pushtimit turk. Ka qenë regjistruar në fillim me emrin Vervenik, me 35 shtëpi dhe në përbërje të vilajetit të Kaninës. Deri në vitin 1920, në dokumente është njohur me emrin Vërnik.

Vërmiku – Borovë e dytë
Vërmiku, gjatë periudhës 1939-1944 e pagoi shumë shtrenjtë , më shumë se fshatrat e tjerë pushtimin e Shqipë risë më 1939-ë n. Që në vitin 1941 Vë rmiku u dogj, u shkatë rrua dhe u shpë rngul me forcë e u strehuan në pë r fshatrat e Vlorë s. Më 3 shkurt 1944, me forca të shumëfishuara u nis drejt Vë rmikut, ku e dogji e shkrumboi: 85 shtë pi që ishin atë herë , të gjitha stallat e bagë tive. Tre pleq, të cilë t pë r arsye moshe nuk u larguan dot nga fshati, i kapë n dhe i hodhë n në zjarr. Një pjesë të burrave që i kapë n, i vranë . Te gjitha bagë titë e bletët që gjetë n, i morë n, nuk lanë më plaçka pa marrë . Kur ushtria naziste pë rfundoi së djeguri vendin, shkoi në Kurvelesh. Dimri qe i tmerrshë m. Bora, breshë ri dhe shiu binin pa pushim. Populli ishte në shpella e pyje, jashtë , pa strehë , pa ushqim. Një pjesë e familjeve u kthyen pranë mureve te djegur. Ushtria gjermane u kthye pas dhe shumë familje i kapi dhe i torturoi. 

Pesë burra që gjeti në lagjen Perze, në shtepitë e Tushe, i vrau para grave dhe fë mijë ve. Nga kjo luftë Vë rmiku doli krejtë sisht i shkatë rruar: Shtë pi banimi të djegura 85. Bagë ti te imta 2000 krerë . Kafshë me samar e lopë 45 krerë . Bletë 750 koshere. Stalla ose kasolle të djegura 32 etj. Por vë rmikasit nuk u dekurajuan nga kjo luftë . Ata kishin besim te fitorja dhe e intensifikuan më shumë luftë n kundë r armikut.

Në ndihmë të hebrenjëve
Është për t’u përmendur rasti i familjes së Jakup e Kasem Koçerrit, të cilët nuk morën parasysh pasojat që mund të kishin nga strehimi i familjes hebreje, të Mojze e Zhabeta Sollomoni për disa muaj në fshatin Beshisht në shtëpinë e tyre. Ndihma në strehim iu dha pa më të voglin interes. Kjo bëri që miqësia midis tyre familjeve të forcohet edhe më shumë. Për kontributin e dhënë ndaj familjes Sollomoni, shteti i Izraelit, ashtu si shumë qytetarëve të tjerë, edhe këtë familje vërmikase e ka vlerësuar dhe dekoruar, gjë e cila nga shteti shqiptar nuk është bërë dhe, mesa duket, as ka ndërmend që ta bëjë, për këta njerëz që kanë sakrifikuar dhe kontribuar për forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë midis Shqipërisë dhe Izraelit.

Kuadrot pas Luftës II Botërore
Disa nga kuadrot e pas Luftës, që kontribuan jo vetëm për Vërmikun, por edhe për gjithë vendin, janë: Xhule Çiraku, Kudret Eveli, Besho Mëzuri, Elmaz Kondi, Servet Tushi, Qemal Çiraku, Xhemo Tushi, Dervish Lloi, Lelo Halla, Ahmet Çiraku, Seit Çiraku, Murat Tushi, Hashim Alimuçi, Shorto Alimuçi, Jonuz Çiraku dhe shumë të tjerë, të cilët tërë jetën e tyre punuan me përkushtim ndaj atdheut. Me të drejtë do të theksonim, se kuadro të tillë do t’i gjesh rrallë, për të mos thënë se nuk i gjen më sot. Një ndër pasionet e djemve të Vërmikut ka qenë dhe është gatishmëria për të shërbyer në mbrojtjen e vendit. Ata janë të shumtë dhe që kanë shërbyer me devotshmëri, atje ku ka pasur nevojë atdheu, pa marrë parasysh asnjë vështirësi. Më poshtë po përmendim disa prej tyre:

– Limoz Alimuçi, i diplomuar në akademinë ushtarake me përvojë, në ish-Bashkimin Sovjetik..
– Reshat Lloi, ashtu si edhe xhaxhai i tij, Dervish Lloi punoi për shumë vite në Gardën e Republikës derisa doli në lirim.

-Ramadan Anija, piloti i kualitetit të lartë, tërë jetën e tij është dalluar për korrektësi, rigorozitet dhe përkushtim në detyrën ushtarake. 

Por ka dhe shumë të tjerë si: Bendo Alimuçi, Xhevdet Bleta, Sulo Lloi, Dasho Mëzuri, Shkëlqim dhe Përparim Alimuçi, Bandill Mëzuri, Memush Habili inxhinieri kimist, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë në armën e kimisë në ushtri dhe në fushën e mbrojtjes së shëndetit të popullatës nga helmimet e ndryshme. Po ashtu janë edhe Mustafa Koçerri, Kastriot Sela, Perlat Kondi, Hysni Bleta, Malo Gjoni e shumë të tjerë. Një nga virtytet e Vërmikasve ishte të gjendurit pranë dhe ndihma për mikun, të afërmin, por edhe për atë që nuk kishin lidhje gjaku, në momente të vështira dhe kritike. Mbas kapitullit të ushtrisë italiane, ashtu si në shumë fshatra dhe qytete të tjera mbetën disa ushtarë dhe oficerë italianë, të cilët u strehuan dhe u mbajtën në shtëpitë të banorëve. Nga tregimet e Samedije Habilit veçojmë: “Në shtëpinë tonë kishim dy italianë, një oficer dhe një ushtar. Ata u mësuan me ne, i trajtonim mirë, madje arritën të mësonin edhe të punonin në mullirin që ne kishim si shtëpi në Vërmik”. Vërmikasit në vitet 1950-1992 qendrën kryesore ku grumbulloheshin e kishin në vendin e quajtur “Koshti i Çirakajve”. Këtu veç bisedave me njëri – tjetrin, do të dëgjoje shpesh edhe meloditë e bukura të këngëve labe, të cilat më pas do të vazhdonin në mënyrë të organizuar dhe të programuar në shtëpinë e kulturës që kishte ky fshat. Pas transformimeve të viteve 90, vërmikasit si gjithë të tjerët, u përfshinë dhe përkrahën proceset demokratike. Ata i gjen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës, si SHBA, Kanada, Itali, Greqi, Gjermani, Angli etj. Numri i familjeve vërmikase në Shqipëri dhe jashtë vendit arrin mbi 600. Me punën e tyre, shumë vërmikas, ngritën biznese të suksesshme si Eduard dhe Leonard Mëzuri, vëllezërit Tushi, Agim Çiraku, Zenel Alimuçi, Krenar Bleta, Zigur dhe Lato Mëzuri, e shumë të tjerë.