Vërmiku i Kurveleshit, “djepi” që ka nxjerrë dhe ka rritur burra nderi, fshati simbol i Luftës Çlirimtare dhe atdhetarisë

1143
Mustafa KOÇERRI
• Megjithëse shumë larg qytetit për burrat dhe djemtë vërmikas; Abdurraman Çiraku, Yzeir Halla, Kalo Çiraku, Abedin Lloi, Hakim Mëzuri, Ramadan Xhezo, Qamil Tushi, Jakup Koçerri, Erif Bleta, Qerim Veshi nuk do të kishte lodhje për të marrë pjesë në ngritjen e Flamurit më 28 Nëntor 1912 duke dhënë kështu edhe ata kontributin e tyre në mbështetje të Ismail Qemal Vlorës
• Themeluesi i Shtetit Shqiptar Ismail Bej Qemali, i cakton djalit Vërmikas, Abdurrahman Çiraku, që kishte mbaruar studimet për oficer në Turqi, detyrën e Komisarit të Policisë për qytetin e Vlorës, detyrë të cilën ai e kreu me përgjegjshmëri të lartë e më pas, kur Ismail Bej Qemali u largua nga Shqipëria për në Francë e mori me vete Abdurrahman Çirakun, për vlerat e tij si ushtarak besnik.
• Gjaku i djemve të Vërmikut është derdhur edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, për mbrojtjen e Janinës nga Grekët, ku 8 djem Vërmikas dhanë jetën në mbrojtje të trojeve shqiptare. Ndër luftëtarët që morën pjesë në LANÇ kanë mbetur në histori tre dëshmorët vëllezër të një familjeje të nderuar e patriote; Etem, Toto dhe Asllan Çapaj. Meriton të kujtohet dhe nderohen gjithashtu pjesëmarrja e tre vëllezërve kontribuues të shquar në Luftë si Qemal, Seit dhe Jonuz Çiraku, ku njëri prej tyre, Seit Çiraku është plagosur në këto beteja.
• Nga vërmikasit që morën pjesë në Luftë Antifashiste, 19 prej tyre dolën kuadro komandues, ku midis tyre duhet përmendur personaliteti i mirënjohur Xhule Çiraku, i cili ashtu si gjatë Luftës edhe pas Çlirimit shërbeu në detyra të larta e të rëndësishme shtetërore, duke mbetur simbol i një drejtuesi dhe njeriu me virtyte që admirohen e vlerësohen edhe sot.
Data 11 qershor 2017, ishte një ditë simbolike në nderim të historisë së fshatit Vërmik dhe figurave të nderuara të këtij fshati, organizuar në ambientet e restorant “Gorishti” në qytetin e Vlorës. Ambientet e të cilit për vetë përmbajtjen e aktiviteti u kthyen në mjedise festive, organizuar nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Vërniku”, ku fshatit iu dha Titulli i Lartë i Nderit “Vërmiku-Mirënjohje e Labërisë”, akorduar nga Shoqata “Labëria”. 
Tek restorant “Gorishti”, atje ku bë nderimi i Vërmikut
Sa futesh në ambientet e restorantit “Gorishti”, ku u organizua ky aktivitet, dy gjëra të binin në sy: Tingujt dhe meloditë e këngëve popullore e polifonike nga të gjitha trevat shqiptare, të cilat shoqëroheshin bukur nga disa të rinj valltarë me kostume kombëtare e me flamurin tonë kuq e zi. Dhe e dyta, ishte një pjesëmarrje e gjerë, ku vetë të ftuarit thoshin se këtë radhë ka më shumë pjesëmarrje nga herët e tjera. Në këtë aktivitet do të shikoje pjesëmarrje nga pothuajse të gjithë fiset e fshatit si; Aniajt, Çapajt, Kolilajt, Tushajt, Mëzurajt, Alimuçajt, Çiraku, Tolaj, Koçerri, Boci, Gjoni, Bletaj, Veshaj, Lloi, Sela, Xhuveli, Bala etj…, të cilët kishin ardhur nga Tirana, Fieri dhe fshatrat përreth, ku ata banojnë. Në këtë pjesëmarrje të gjerë kishte mjaft të rinj e të reja si edhe gra e vajza, çka tregon vazhdimësinë në breza të këtyre vlerave të mira e të larta të të parëve tanë si edhe faktin se vërmikasit janë njerëz të qytetëruar e të emancipuar. Kjo tregon gjithashtu edhe se shoqata e Vërmikut kish treguar kujdes për organizimin e këtij aktiviteti. Edhe pse një fshat i largët nga qyteti i Vlorës, i vendosur mes malesh, pozicioni i tij është shumë strategjik, sepse është edhe rrugë kalimi për në krahinën e Kurveleshit. Ai ka dhënë një kontribut të veçantë dhe rol të rëndësishëm, jo vetëm për krahinën e Kurveleshit pjesë e të cilit është edhe Vërmiku, por edhe më gjerë për tërë Labërinë. Të gjithë folësit theksuan dhe vunë në dukje këto vlera të këtij komuniteti dhe njëkohësisht falënderuan edhe shoqatën “Labëria” për vlerësimin që i bën fshatit të Vërmikut. Të gjithë krahinat në vendin tonë kanë karakteristika dhe kontributet e tyre të vyera në historinë e Shqipërisë. Por do të thosha që ajo e krahinës së Kurveleshit, jo për mburrje e nostalgji, pse fshati ynë i Vërmikut është pjesë përbërëse e tij, ka një histori të mbushur me sakrifica e heroizma lavdiplotë. 
Vërmiku “ikonë” e Kurveleshit
Vërmiku si pjesë përbërëse e Kurveleshit ka marrë pjesë në të gjitha ngjarjet e rëndësishme si në luftime e përpjekje për të mbrojtur e çliruar këtë krahinë, ashtu edhe në festa, përkujtime, ditë të mira e të vështira me fshatrat e Kurveleshit. Akti i heroizmit të Çetës së Bilbilenjëve edhe për Vërmikasit ka qenë një shembull, se si rezistohet dhe luftohet ndaj pushtuesve, por edhe si sakrifikohet vetja për të mbrojtur e shpëtuar banorët e fshatit apo edhe të krahinës. Vërmikasit kanë strehuar e përkrahu Çetën e Çerçis Topullit, i cili vetë ka ardhur në Vërmik. Ai ka qëndruar dy ditë dhe ka bërë propagandë kundër pushtuesit atoman. Vërmiku ka pasur çetën e vet dhe ka marrë pjesë në të gjitha luftimet që janë bërë, jo vetën në fshatrat e Kurveleshit, por edhe në Labëri. Në luftën e 1920-s, djemtë Vermikas i janë gjendur dhe u kanë qëndruar pranë duke luftuar në krahë të Selam Musait, në betejën ku ai dha jetën për të mbetur i gjallë në kujtimet tona. Janë të shumta aktivitetet e banorëve të Vërmikut në shërbim të atdheut. Pjesëtarët e Çetës së Vërmikut, më 27 nëntor 1942, së bashku me luftëtarët e çetave të fshatrave të Kurveleshit luftuan me heroizëm dhe arritën të shkatërrojnë planin dinak të fashistëve se gjoja po përpiqeshin të festonin në nënperfekturën në Gusmarit Ditën e Flamurit. Pikërisht, më 28 nëntor 1942, iu dha goditja e merituar pushtuesve italianë dhe kjo ditë u kthye në Ditë feste të vërtetë. Festa e njerëzve të lirë!
Hamit Lumi dhe djemtë e Vërmikut që dhanë jetën për liri
Aktiviteti atdhetar e patriotik i djalit vërmikas, rilidësit Hamit Lumi, na bën ne vërmikasit të krenohemi me të. Ai në kohën që punonte detar në një anije, e cila shkonte në Stamboll kishte arritur të takohej me rilindës të tjerë që u dhembte fati i mëmëdheut dhe të sillte fshehurazi libra dhe revista në gjuhën shqipe, të cilat së bashku me Jani Mingën dhe Hamza Isain u mësonin njerëzve që kishin dëshirë shkrim e këndim. Aktiviteti i tij është shumë i gjerë, por po përmendim disa aspekte të shkurtra të jetës së tij. Në vitin 1900 ai krijoi klubin “Lumi i Vlorës”. Edhe pse dënohet me 20 vjet burg ai nuk e ndërpret aktivitetin e tij dhe e nxjerrin përsëri në gjyq, ai vazhdon të qëndrojë i vendosur duke u shprehur: “Të jeni të sigurt se unë atij Hamitit (Sulltan Hamitit) do t’ia ha kokën” dhe e dënojnë më 101 vjet burg. Për këtë qëndrim të tij patriotët shqiptarë, sa kohë që ai qëndroi në burg i dërgonin me anë të Hasan Prishtinës një pension prej një lire floriri në muaj. Hamit Lumi luftoi gjithë jetën e tij për atdheun, megjithëse nuk arriti ta shohë të lirë e të çliruar. 

Gjaku i djemve të Vërmikut është derdhur edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, për mbrojtjen e Janinës nga Grekët, ku 8 djem Vërmikas dhanë jetën e tyre. Ashtu si për gjithë shqiptarët edhe për Vërmikasit shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e Flamurit tonë kombëtar ishte një ëndërr që u bë realitet nga plaku i urtë Ismail Qemali. Megjithëse shumë larg qytetit, për burrat dhe djemtë Vërmikas Abdurrahman Çiraku, Yzeir Halla, Kalo Çiraku, Abedin Lloi, Hakim Mëzuri, Ramadan Xhezo, Qamil Tushi, Jakup Koçerri, Erif Bleta, Qerim Veshi nuk do të kishte lodhje për të marrë pjesë në ngritjen e Flamurit më 28 Nëntor 1912 duke dhënë kështu edhe ata kontributin e tyre në mbështetje të Ismail Qemalit bej Vlorës. Por kontributi i djemve të Vërmikut vazhdon edhe më tej. Ismail Qemali i cakton djalit Vërmikas që kishte mbaruar studimet për oficer në Turqi, Abdurrahman Çiraku, detyrën e komisarit të policisë për qytetin e Vlorës, detyrë të cilën ai e kreu me përgjegjshmëri të lartë, dhe më pas kur Ismail Qemali u largua nga Shqipëria për në Francë, për vlerat e tij të larta dhe përgatitjen ushtarake e mori Abdurrahmanin si shoqërues të tij për vlerat e tij si ushtarak besnik. Në luftën kundër pushtuesve italianë më 1920, Abdurrahman Çiraku u ngarkua nga Komiteti Ushtarak që drejtonte Luftën e Vlorës të komandonte artilerinë, duke bërë të mundur edhe rrëzimin e një avioni ushtarak italian. Por pjesëmarrja e banorëve të fshatit Vërmik në Luftën Nacional Çlirimtare do të ishte masive, ata të gjithë; burra gra, pleq e të rinj u bënë mbështetje e kësaj Lufte. Për këtë pjesëmarrje masive si në Operacionin e dimrit dhe atë të qershorit Vërmiku e pagoi shtrenjtë, duke iu djegur dy herë të gjitha shtëpitë. Pjesëmarrja në këtë luftë ia ngriti edhe më lart vlerat fshatit Vërmik i cili ka pasur çetën e vet që më 1912-n e deri në çlirimin e vendit. 
Komandantët e Çetës së Vërmikut, ndër vite
Emin Mëzuri, me çetën e përbërë nga 29 vetë, më 29 nëntor 1912 niset për mbrojtjen e Himarës, në luftime plagoset rëndë Muhamet Braka dhe pas disa ditësh vdes.

Naim Braka, më 4 qershor 1920 më çetën e përbërë prej 49 vetash merr pjesë në luftën e Vlorës në çlirimin e Kotës ku plagosen; Qamil Tushi, Memo Dhrami dhe Shefqet Mëzuri. 

Ago Bleta, më 28 nëntor 1942 caktohet komandant i çetës territoriale dhe Elmaz Kondi caktohet komisar i saj. Shpërndarja dhe pjesëmarrja e vërmikasve në formacionet e LANÇ ishte e gjerë. Ata do t’i gjeje në çetën ‘Avni Rustemi’, ‘Çetën Plakë’ të Vlorës, Çetën e Pezës, në grupin e parë të rinisë, të Mallakastrës, në Brigadën IV, VI, XII, XXII. Në këtë pjesëmarrje masive nga vërmikasit që morën pjesë në Luftë, 19 prej tyre dolën kuadro komandues. Midis tyre duhet përmendur personaliteti i mirënjohur Xhule Çiraku, i cili ashtu si gjatë Luftës edhe pas Çlirimit shërbeu në detyra të larta e të rëndësishme shtetërore, duke mbetur simbol i një drejtuesi dhe njeriu me virtyte që admirohen e vlerësohen edhe sot. Në kontributin e vërmikasve që morën pjesë në LANÇ do të përmendja edhe atë, të tre dëshmorëve nga një familje, të tre vëllezërve Etem, Toto dhe Asllan Çapaj. Meriton të kujtohen dhe nderohen gjithashtu pjesëmarrja e tre vëllezërve kontribues të shquar në Luftë si; Qemal, Seit dhe Jonuz Çiraku, ku njëri prej tyre, Seit Çiraku është plagosur në këto beteja. Në krye të të rënëve qëndron djali i këtij fshati Barjam Tushi, i cili natën e 18 tetorit 1942 së bashku me shokët e tij Hajredin Bylyshi, Mumin Selami dhe Hiqmet Buzi luftuan heroikisht kundër forcave të shumta italiane dhe ranë heroikisht, duke u shpallur Heronj të Popullit. Midis 15 dëshmorëve të fshatit, njëri prej tyre është vajza e re, Xhevahire Braka, e cila në moshën 18-vjeçare u vra nga forcat gjermane, duke luftuar në malet e Kurveleshit. Bilançi në përfundim të luftës për Vërmikun do të ishte i rëndë,. Ky fshat martir i dha luftës 15 dëshmorë, 4 viktima, disa invalid si edhe të internuar jashtë atdheut. Gjithashtu këtij fshat iu dogjën dhe shkatërruan të gjitha shtëpitë e kasollet. Po kështu dëmtime të mëdha pati në blegtori, bletë dhe orenditë e pakta që kishin. Por uniteti dhe fryma e lartë e moralit të banorëve vërmikas si edhe mbështetja e pushtetit të asaj kohe bënë që gjendja të normalizohej, dhe jeta e njerëzve të fillonte gradualisht duke u përmirësuar. Për të udhëhequr banorët e fshatit në kryerjen e tërë punëve që kishin si gjatë Luftës dhe më pas, më 22 tetor 1943 u krijua celula e Partisë Komuniste, me sekretar Elmaz Kondin, u krijua Këshilli Nacional Çlirimtar më 25 shtator 1942 me kryetar Jazo Kashtën. Po kështu u krijua edhe organizata e gruas, e rinisë, e frontit demokratik, organizata këto që shërbenin për mobilizimin e njerëzve. Në vitet e para, pas çlirimit u bë një punë e madhe vetëmohuese për ndërtimin e shtëpive dhe kasolleve, për t’iu gjendur familjeve që nuk kishin as një dorë miell, për të luftuar analfabetizmin e shumë detyra të tjera. Deri në Maj 1946-s u ndërtuan për banorët 45 shtëpi, stalla dhe kasolle dhe kështu filloi të normalizohej jeta gradualisht. Si një fshat arsimdashës më 1 shtator 1946 u hap shkolla fillore në fshat dhe në të u regjistruan 51 nxënës, 27 ishin vajza dhe pas disa vitesh më 1 shtator 1968 u hap shkolla 8-vjeçare “Hamit Lumi”. Djemtë e vajzat vërmikase edhe në këto kushte, pasi nuk kishte shkollë të mesme, sakrifikuan dhe vazhduan në Brataj, Vlorë e në qytete të tjera ku kishin mundësi. Jo vetëm të rinjtë që banonin në Vërmik, por edhe në qytetin e Vlorës, Fierit, Tiranës, Durrësit, Gjirokastrës etj… shumë djem e vajza vazhduan studimet e larta në degë e specialitete të ndryshme. Disa prej tyre i kryen studimet e specializimet edhe jashtë vendit si në Bashkim Sovjetik, Itali, Zvicër etj… 
Xhule Çiraku , Dervish Lloi, Besho Mëzuri, Servet Tushi, Elmaz Kondi etj, kuadrot e parë të pas Çlirimit…
Pas këtij brezi, rreth viteve 60, ishte një brez tjetër vërmikas që i përfunduan studimet e larta si Limon Alimuçi, Avdul Mëzuri, Kafaz Xhuveli, Luan Veshi, Bajram Bala etj…
Gradualisht me kalimin e viteve numri i djemve dhe vajzave vërmikase në Universitete sa vinte e rritej. Nëse do t’i shohim sipas specialiteteve dhe degëve ku vërmikasit kanë dhënë e japin kontributin e tyre janë si më poshtë: 
Në fushën e shëndetësisë Memo Boci, Kafaz Xhuveli, Bajram Bala, Lavdie Leka, Vero Gjoka, Ana dhe Armand Koçerri. 
Në fushën e filozofisë: Burhan Çiraku, Gëzim Tushi, Satedin Mëzuri.
Në fushën e Inxhinierisë: Petref Zheku, Hamit Bleta, Memush Habili, Avdul Mëzuri, Muedin Zhegu, Alfred Bala. 
Në fushën e ekonomisë: Elmaz Bleta, Sako Bala, Astrit Sela, Aranit Zhegu, Bino Koçerri. 

Në fushën e arsimit: Hamit Lumi, Abdurrahma Çiraku, Naim Braka, Pronjo Robi, Shaqir Xhuveli, Sinan Mëzuri, Ali Bala, Serri Tushi, Refat Bleta, Bekush Bleta, Ventigjar Koçerri, Bejkush Lloi, Arseni Alimuçi, Hamdi Tushi, Fiqirete Anija etj…

Në organet e Ministrisë së Brendshme: Xhule Çiraku, Qemal Çiraku, Zhemo Tushi, Agim Çiraku, Lelo Halla, Fatjon Mëzuri, Dervish Lloi, Reshat Lloi, Shkëlqim e Përparim Alimuçi, Ilindri Mëzuri, Felek Bleta etj…

Në fushën e mbrojtjes së vendit: Limos Alimuçi, Besho Zagovi, Sulo Lloi, Ramadan Ania, Mustafa Koçerri, Xhevdet Bleta, Kastriot Sela, Afrim Alimuçi, Kostandin Lloi, Edison Bleta, Kreshnik Bleta etj…

Në fushën e biznesit: Agim Çiraku, Eduart Mëzuri, Krenar Bleta, Perlat Halla, Lato dhe Kreshnik Mëzuraj, vëllezërit Tushi, Bleta, Lloi etj…

Por ka edhe shumë të tjerë të cilët nuk munda t’i përmend një një shkrim, ndaj u kërkoj falje! Mospërmendja e emrave nuk e zbeh aspak kontributin dhe punën e tyre të nderuar. Midis tyre ka person që mbajnë tituj e grada shkencore, deri edhe profesor, Shumë prej tyre u kanë merituar medalje dhe urdhra të ndryshëm për kontributin e dhënë në fushat e ndryshme ku kanë punuar. Ashtu si ka edhe familje, që mban titullin “Nderi i Kombit”. 
Janë pikërisht këto arritje të merituara që na mblodhën të gjithëve në këtë ditë të gëzuar. Zhvillimi i këtij aktivitetit dhe marrja e titullit “Vërmiku – Mirënjohje e Labërisë” midis të tjerave tregon se ne vërmikasit, jo vetëm e meritojmë, se kemi dhënë e japim kontributin tonë në të mirë të Labërisë e më gjerë, të Shqipërisë, por sepse ne jemi të lidhur e të bashkuar me njëri tjetrin dhe se ne e vlerësojmë historinë, traditat e vlerat e të parëve tanë, të fshatit tonë, por edhe të të gjithë Labërisë. Kjo është arsyeja që ne po insistojmë dhe jemi të bindur se po bëjmë gjënë e duhur për brezat tanë të mëpasëm ta njohin e respektojnë origjinën tonë, dhe pse jo, të krenohen më të. 
Sigal