Vendim i Komitetit Politik Konsultativ të Traktatit të Varshavës: “Në Bazën Ushtarake të Vlorës, situatë e patolerueshme”

207
Incidenti i nëndetëses shqiptare me kryqëzorin amerikan „De Mojn“,në Kanalin e Tunizit
Në misionin sekret të nëndetëseve shqiptare, të cilat në vitin 1958-1959 ishin ende nën komandën e dyfishtë shqiptaro- sovjetike, një nga detyrat luftarake të kohës, ishte dhe diktimi, njohja, fotografimi dhe grumbullimi i të dhënave të anijeve, nëndetëseve, korridoreve të lundrimit si dhe zbulimi i aktivitetit të përditshëm të dy grupimeve goditëse të NATO-s që ushtronin aktivitet në detin Mesdhe. Këtë detyre, ashtu si dhe detyra të tjera të vështira luftarake, fillimisht i kryenim në bashkëpunim me komandat sovjetike, ndërsa më vonë këto operacione planëzoheshin e drejtoheshin nga kuadrot e Flotës sonë Luftarake“,-tregon,ish-komandanti shqiptar i nëndetëses, Shyqyri Çuka, i cili, së bashku me komandantin sovjetik. Valentin Stepanoviç Kozllovi me pseudonimin “Doraci“, mori pjese në përpalljen me kryqëzorin amerikan „De Mojn“. Në një prej inkursioneve sekrete të nëndetëseve shqiptare në vitin 1959 në Kanalin e Tunizit, regjistrohet një incident me pasoja me Flotën Luftarake Amerikane, pikërisht me grupin e anijeve amerikane që shoqëronin kryqezorin “De Mojn”, në te cilin po udhëtonte edhe presidenti amerikan, Ajzenhauer, i cili po kthehej nga një vizitë miqësore që kishte bërë në Athinë.
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf