Velo CFARKU/ 105- vjetori i Kuvendit që miratoi hapjen e shkollave shqip në Gollobordë të Dibrës

1360
Sigal

Klerikët patriotë Hoxhë Moglica, Haziz Lila e Mladen Pleushku, u bënë martirë të arsimit e shkollës shqipe

Plot 105 vite më parë, në Fushën e  Klenjës, u mbajt Kuvendi Krahinorë, ku falë klerikëve patriotë, u lidh besa për hapjen e shkollës shqipe në zonë dhe dërgimin e nxënësve të parë në normalen e Elbasanit që sapo hapi dyert. Hoxhë Moglica, Haziz Lila, e Mladen Pleushku, ishin pishtarët e arsimit shqip në Dibër e më gjerë, duke u bërë martirë të kësaj kauze kombëtare.

 Një vështrim të shkurtër historik përtre martirët e gjuhës shqipe

Në çerekun e fundit të shek. XIX në Gollobordë të Dibrës koncentrohen ëndrra e dëshira për një hov e lëvizje konkrete arsimore-kulturore. Shkallën më të lartë lëvizja arsimore e njohu në kohën e patriotit Sahid Najdeni (Hoxhë Vokri). Veprimtaria e tij ngjalli interesimin e personaliteteve të kohës Ismail Qemalit, Dervish Himës, Ibrahim Temos, Sami Frashërit dhe publicistëve të famshëm Josif Bageri e Jashar Erebara. Në këtë linjë kontribuuan dhe patriotët gollobordas  Hasan Moglica (Hoxhë Moglica) në Okshtun, Hazis Lila, gjatë kohës që ishte drejtor gjimnazi në Dibër të Madhe e më vonë në Steblevë, Elez Koçi në Ostren, Veli Ismail Balla nga Trebishti-Balaja, Hazis Menzelxhiu etj. Gjatë historisë gollobordasit janë ndeshur me pushtues të ndryshëm, që nga ato turq, austro hungarezë, bullgarë, serbë, e me radhë, por asnjëherë nuk janë nënshtruar. Këtë e kanë treguar shumë figura të shquara të kësaj krahine që kanë kontribuar dukshëm në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare për hapjen e gjuhës shqipe dhe mbrojtjen e trojeve të veta. Në këtë plejadë bënin pjesë Mehmet Alia, dhe Arif Krusha nga Gora, Murat Selimi, (Serpetova), Hazis Lila nga Golloborda e të tjerë.

Në rrjedhat e historisë pjesëmarrja aktive e figurave të Gollobordës kanë qenë prezentë në çdo vendimmarrje, që nga Mustafa Ostreni përkrah Sheh Mustafa Zerqanit në betejën e Drinit më 1844-n, kundër Hajderin Pashës si figurë stoike besnike dhe e paepur qëndrestare. Golloborda nuk mbeti jashtë vëmendjes edhe në kohë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878, ku udhëheqësi ushtarak i saj Abdyl Frashëri kaloi e bujti në Okshtun të Madh. Po kështu delegatët e Gollobordës si Hazis Lila nga Stebleva e Murat Selimi (Serptova), morën pjesë (mes 200 delegatëve) në Kongresin e Dibrës të 22-28 korrikut 1908 dhe këmbëngulja e tyre në nënkomision, qe vendimtare në favor të hapjes së shkollave shqipe.

PATRIOTI HOXHË MOGLICA

Një ndër patriotët e spikatur ka qenë Hoxhë Moglica (Hasani).  Ai është atdhetari i parë në këto anë që pas kthimit në atdhe (nga Stambolli më 1876) zhvilloi një veprimtari të gjerë atdhetare me pushkë dhe penë për mëmëdhenë. Le ta ilustrojmë me një fakt mjaft domethënës. Nga 40 nxënësit të parë që pati ditët e para të çeljes së shkollës Normalja e Elbasanit (1 Dhjetor 1909), 12 nxënës ishin prej atyre që dërgoi Hoxhë Moglica, si: Osman, Hazis, Qazim Moglica, Destan Lika, Nun Bodini, Abdulla Keta, Mahmut Trimi, Imer Stafa, Shaban Stafhasani, Çup Feta, Shaban Halili e Abdulla Hoxha nga Mati. Populli patriot e liridashës i kësaj treve më në krye atdhetarët: Hoxhë Moglica, Hazs Lila, Islam Lama, Adem Bojaxhiu nga Stebleva, Vasil Mlladen Pleushku nga Klenja, Ali Kapllani Terziu, Veli Ismail Balla nga Trebishti, Kurt Balla e Avdi Hoxha (Sollaku) nga Okshtuni, Murat Hysen Qoli nga Zobzuni e të tjerë rrokën armët e derdhën gjak të pastër shqiptari, për mbrojtjen e trojeve të veta e të gjuhës shqipe. Për t’iu përgjigjur denjësisht situatave dhe kërkesave të kohës për hapjen e zhvillimin e gjuhës shqipe, aspiratë kjo e pasuesve të rilindësve, që morën krahun e duhur progresist të hapjes së shkollave shqipe, kundër propagandës së Xhonturqëve që nuk qenë dakord për alfabetin latin dhe hipokrizisë së serbëve që qenë prerazi kundër çeljes së shkollave shqipe në krahinë, patriotët gollobordas në unison me bashkëkrahinorët organizojnë mbledhjen  de fakto, në Bellavodë të Fushë Klenjë-Gjinovecit (në zemër të Gollobordës) dy Kuvende 105 vjet më parë në vigjilje të hapjes së shkollës Normalja e Elbasanit (1 dhjetor 1909).

KUVENDET

Kuvendi i parë në korrik 1909 dhe i dyti në tetor 1909, me pjesëmarrjen e autoriteteve më të spikatur, ideatorët si: Hasan Moglica, Hazis Lila, Vasil Mlladen Pleushku, Adem Bojaxhiu, Qerim Aliaj, Xhevahir Kasa, Demir Aga (Trebisht) Budin Budini, (Klenjë) etj.. Që në memorien e brezave është mbartur gjer në ditët tona toponimi “Kuvendi i Bellavodës”. Edhe pas vitit 1912, kur u shpall shteti i pavarur shqiptar, edhe pas përcaktimit të kufijve të vitit 1913, populli i Gollobordës krahas luftës me armë, bëri dhe luftë diplomatike. Ai protestoi pranë Fuqive të Mëdha për reprezaljet e armiqve shovinistë fqinjë gjatë 9 viteve të Neutralitetit. Në këtë sfond politiko-historik dhe konkret për hapjen e gjuhës shqipe në krahinë dha një kontribut Ahmet Betjaga (Kavaja), patriot i flaktë lidhur me qeverinë e Ismail Qemalit dhe kundërshtar i vendosur kundër Esat Toptanit. Periudha e luftërave Ballkanike dhe e Luftës së Parë Botërore dhe ajo e Neutralitetit, kanë qenë për zonën e Gollobordës vite dyndjeje të here^pas hershme e barbare të invadorëve bullgaro-serbë, që sollën rrënim, masakra të përgjakshme e persekucion, ndaj popullsisë. Disa fshatra të krahinës si: Stebleva, Borova, Zabzuni, Trebishti, Kienja, Gjinoveci etj., pësuan tri herë djegie gjatë viteve 1913, 1915 e 1920 duke u bërë shkrumb e hi. Popullsisë së krahinës në këto vite vuajtjesh të papara iu desh të emigronte jashtë vendit. Në valët e Luftës së I Botërore, në këtë kohë trazirash e veprimesh, të ndryshme imperialiste e shoviniste, kur Shqipëria sapo kishte shpallur Pavarësinë nga sundimi shekullor otoman, armiq të tjerë të egër iu vërsulën këtij populli të shumë vuajtur, për t’i rrëmbyer lirinë e porsa fituar.

HAPJA E SHKOLLAVE SHQIPE

Në këto kushte bijtë më të mirë të krahinës hapën shkollat e para shqipe,që u bënë vatra të ndezura të gjuhës, lirisë e pavarësisë të patriotizmit tonë kombëtar.Kështu, më 15 prill 1914 u hap shkolla e parë shqipe në Trebisht (100 vjetorin e së cilës sapo u festua me madhështi) në fshatin më të madh të Gollobordës së Dibrës me mësues Ramiz Qatja nga Dibra e Madhe dhe në Peshkopi më 14 prill 1914 me mësues Haki Sarofi. Në vijim kujtojmë se: Burrat e shquar të Gollobordës, në rivalitetet klanore të asaj ane progresive, që punonte për një Shqipëri të lirë e sovrane kishin nuhatje e vizionin e duhur të kohës për të kuptuar intrigat e krerëve të “Gropës së Dibrës” për të denigruar e shfrytëzuar Gollobordën për interesat e veta. Mirëpo Golloborda ka patur kurdoherë burrat e vet të mençur e trima, që i kanë dalë për zot vatanit. Le të sjellim në kujtesë një detaj shumë kuptimplotë të saj kohe. Kur një përfaqësi e parisë së Dibrës erdhi te Hoxhë Moglica për të kërkuar djemtë për të krijuar rijë ushtri për hesap të tyre, e jo të atdheut Moglica me stilin e tij alegorik, pasi i priti sipas zakonit u tha: “Atje ku dhija ka marrë cjapin, atje le ta bëjë keçin!”. Pra, u tha troç, atje ku keni kurdisur prapfitë, atj’e i zgjdhni, djemtë e Gollobordës nuk i japim Idërsa Adem Bojaxhiu nuk ka pasur kuvend në Gollobordë e Dibër që s’ka qenë i pranishëm.Ndërsa Mulla Elez Ibrahimi Pupuleku, koleg me Ramiz Qatjen, përta shpëtuar nga dora gjakatare serbe e merr një natë, flenë te Qerim Aliajn e Klenjës e që aty e përcjellë në Qarishtë të Çermenikës e nga andej përfundon^Hoxhë në Lunik.

VRASJA E PATRIOTËVE

Intrigat e serbëve për të penguar e sabotuar hapjen e shkollave shqipe, kurdisnin lloj-lloj skenash makabre ndaj figurave historike, intelektualëve të Gollobordës, Kujtojmë një detaj tjetër të këtij skenari famëkeq. Hazi Lila, i njohur për veprimtari atdhetare si delegat/ i krahinës në Kongresin e korrikut të 1908,- si delegate i zgjedhur për në Kuvendin Historik të Aktit të Shpalljes së Pavarësisë (më 28 Nëntor 1912), ishte vënë në shënjestër për ta eliminuar. Sipas një interviste të vitit 1955 po citoj një dialog mes Hazis Lilës dhe Milenko Popa të Llakaicës (të dy Steblevas e bashkëkohës). Niset, Hazis Lila nga Dibra për të ardhur në Steblevë. Në vendkalimin në Miresh tek ura e Spilies ndesh në patrullën serbe, e cila e ndalon dhe e kthen mbrapsht. Ai (Hazisi) kalon nga krahu lindor të faqes së Raduçit për të ardhur në Steblevë nga Llakaica. Kalon një natë të bashkëfshatari i tij, Milenkoja e lut e i thotë: “Or Hazis mos u ngut (ditë janari ka qenë) dimrin do ta kalojmë bashkë sepse ti si personalitet je i shënjuar, nuk të lënë rehat, do të të vrasin. Këta serbët janë të pabesë”. Hazisi i vendosur në misionin e tij thotë: “jo, or Milenko, do të bëj, çdo të bëj më duhet të nisem për Steblevë. Në të dalë në Fushë të Llakaicës ndeshet me patrullën serbe, e cila duke e shoqëruar një copë rruge, me një “buzëqeshje” djallëzore e vrasin prapa krahësh duke e lënë në dëborë. Në këtë vend (Gozdon) ku ka rënë ky martir është skalitur emri i Hazis Lilës në një pllakë mermeri, ku bëhen pelegrinazhe përkujtimore të përvitshme çdo fillim qershori. Tashmë së fundi në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, falë interesimit, kryesisht të z. Agirn Gjini, është shpallur, ndonëse me vonesë, “Dëshmor i Atdheut”, duke rritur kështu përmasat e vlerësimit historiktë këtij burri kreshnik…

Jo më pak e trishtueshme është dhe vrasja (në gusht të 1915) të një martiri tjetër Vasil Mlladen Pleushku si përkrahës për hapjen e shkollave të gjuhës shqipe.  Shkencëtari Vahid Kormakut theksonte: “Kemi të drejtën e shenjtë të punojmë, për të nxjerrë nga errësira shekullore gjithë ato visare të epokave në ndihmë të racës sonë, që propaganda e huaj na e ka mohuar për shekuj me radhë. Duke punuar të gjithë së bashku sot, nesër do të nxjerrim atë libër të shenjtë, që do t’i kushtohet atdheut, në mënyrë që dhe vendi ynë të njihet në lëmin shkencor, kulturor e historik, për përpjekjet, sakrificat, famën dhe nderin e bijve të tij”.

 MEMORIALI

Këto ditë, në vendin ku u mbajt Kuvendi i Bellovodës, u bë ceremonia përkujtimore dhe u përurua një memorial kushtuar tre klerikëve patriotë që luftuan e hapën shkollat shqipe në Dibër, duke dhënë jetën nën breshërinë e plumbave të pushtuesve serbë.