Urdhri i Musolinit për sulm, pas skadimit të afatit ndaj Zogut më 6 prill të vitit 1939

647
Sigal

Konti Çiano në ditarin e tij rrëfen urdhrin e Duçes për të qëlluar mbi popullsinë civile në Shqipëri

  Në muajin prill i vitit 1939 situata në Shqipëri ishte tepër e rëndë. Duçja kishte dhënë disa herë ultimatum, pasi negociatat me Zogun kishin dështuar. Plani për pushtimin e Shqipërisë nuk kishte më pikë diskutimi. Duçja i dha më në fund  ultimatumin e fundit Mbretit Zog, që ose do të pranonte kapitullimin, ose përdorimi i forcës ishte i pashmangshëm. Në këto rrethana ministri i Jashtëm fashist Galeazzo Ciano tregon në ditarin e tij veprimet e bëra në Itali e më pas në Durrës e Tiranë. Telefonatat e vazhdueshme me Duçen dhe nervozizmi i Duçes gjendja e rënduar nervore e këtij të fundit për shkak të vonesave në veprime. Ja rrëfimet e Kontit Çiano që ishte edhe dhëndri i familjes Musolini:  “Duçja u kthye dhe pata një takim paraprak me të, në praninë e Jacomonit. Ai miratoi planin e traktatit me disa modifikime të vogla, të cilat kishin të bënin më shumë me detajet sesa substancën, por që do të shpëtonin Mbretin nga turpi. Për një oriental, kjo do të thotë shumë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf