Udhëtimi legjendar i Ismail Qemalit në Labëri

947
Isamil Qemali vizitë në shkollën e Muradies: Fjala liri nuk duhet me gërmë greke
Në ditët e para të tetorit 1908, Xhemil bej Vlora, Ibrahim Abdullai dhe Spiro J. Koleka, iu lutën Ismail Qemalit të bënte një vizitë në shkollën shqipe të Muradies. Shkolla e re shqipe ngrihej në rrëzë të kodrës së Kuzum Babait, pranë Budakut, në oborrin e së cilës ngriheshin disa rrepe shekullore. Në oborrin e saj kishin dalë për t’i pritur drejtori Leonidha Naçi, mësuesit Thanas Floqi, Muhamet Çobo, Murat Vlora dhe kryetari i Bashkisë Abaz Efendi Mezini, si dhe ushtarakët Toto Hosi e Ceno Sharra. Në të ngjitur të shkallëve ishin shkruar me bojë në faqen e murit dy parrulla “Rroftë Liria” dhe “Rroftë bashkimi-vllazërimi”. Duke ngjitur shkallët për në katin e dytë, I. Beu i kundroi dy parrullat, ndali një çast dhe iu drejtua Xhemil beut dhe Spiro J. Kolekës: “Shkronjat e shqipes duhet të shkruhen me alfabetin e abetares së Sami beut e jo kështu!” Qortimi i Plakut të urtë ishte i drejtë, në ato shkrime me bojë jeshile në faqet e murit të shkollës, fjala Liri ishte shkruar me  greke. Në katin e dytë të shkollës, jepte mësim Mulla Xhafer Drashovica, klasa kishte 27 nxënës të vitit të katërt shkollor.
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal