Udhëtim për në trojet shqiptare

1143
Agim Jazaj 

(Vijon nga numri i kaluar)

NUK JEMI TELASHEXHINJT…
Në datën 22 Prill, Kryetari P.D, Arbën Xhaferi deklaron : ”Nuk jemi ne telashexhinjt e Ballkanit, por ne kemi telashe me Ballkanin”, duke kërkuar edhe ndërtimin e nje qeverie me bazë të gjerë. Komunikohet ngritja e qeverisë me bazë të gjerë më 25 prill 2001. Do të marrin pjesë dhe P.P.D në qeverisja dhe partia e Cervenkovskit. Brënda javës deklaron ish presidenti, Trajkovski: ”Do të përcaktohen modalitetet”. Nga ecuria e dialogut palët shprehen “për progres, dhe të përfituar”. Kjo ngjan si me përrallën e vjetër: ”Edhe ujku të jet i ngopur dhe tufa të mbetet në vënd”. Kur qeveria e Fyrom bënte thirrje të shpërngulurve nga vatrat e tyre, më datën 27 Prill, në kufirin me Kosovën, vriten 8 ushtarë dhe policë, si dhe plagosen dy të tjerë. Pas këtyre provokacioneve, masakrave, NATO kërkon të përqëndrojë në trekëndshin e kufirit dhe forca të ushtrisë jugosllave. Reagojnë forcat politike në Kosovë. Zoti, Sabri Godo i cilsoi: ”Ushtria jugosllave që ka sjell gjakosjen e popujve, nuk mund të garantojë lirinë e atyre që ka gjakosur”. Është shpallur ditë zie kombëtare në Fyrom, 30 Prilli, në nderim të 8 të vrarëve, pjesëtarve të forcave të sigurisë. Shteti për vrasjen e tyre akuzoi U.Ç.K. Presidenti i vëndit,Trajkovski niset për Sh.B.A, ku do të kërkojë ndihmën për zgjidhjen e krizë-luftës. Televizioni i Shkupit ka ndërprerë trasmetimin e emisionit shqip. 70 gazetarë dhe kronikanë shqiptarë janë hedhur në grevë, për nderprerjen e këtij emisioni. Datë 1 Maj 2001, në SH.B.A, për vizitë dhe kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta…Një koiçidencë, vallë?!. Kur ju rezervua nderi Trajkovskit nga administata amerikane, shënova atë ditë. “Të ishte atje ku gatuhet paqja edhe pala shqiptare. Sepse; ka ndodhur në historinë tonë të ken gjykuar e vendosur të tjerët pa të ZOTIN“!.. Mirpo një ditë më pas vjen lajmi: Kryeministri i Shqipërise, Ilir Meta niset për në SH.B.A, më 2 Maj. Para syve më dalin sekuencat, kur z. Meta u takua kokë më kokë me ish presidentin Bush, në Athinë pa pranin e mediave. Kryeministri, Meta ka nderin dhe ftesën nga Sh.B.A ku përfaqson denjsishtë kombin shqiptar, atje ku gatuhet paqja dhe prosperiteti për të gjithë. Administrata amerikane shpreh brengosjen e rritjes së kurbës të krizë-luftës. Pikrisht 1 Maji është shoqëruar me vandalizmin, dhunën më të madhe kolektive. Kjo ka ndodhur në Qytetin e Manastirit, pikërisht pas ceremonisë së varrimit të 4 përsonave të vrarë. Objeki i sulmit ka qën pronësia e shqiptarëve, dyqanet e tyre të sulmuara, djegura e bastisur prej sllavo-maqedonasve. Bashkëjetesa mund të quhet tashme: ( ISH ) BASHKËJETESA, mes etnive, por në realitet ajo mbeti bashkëjetesë edhe pas asaj që ndodhi, tashmë në vitin 2004. Shkatërrim i vendit dhe shaktërrim i tolerancës. Por dhe toleranca duket se nuk i përket ish toleranca, por po mbetet toleranca, në zbatim të marveshjes së Ohrit. Shqiptarët i përmbahen aksiomës së tyre, “Nuk jemi për luftë etnike dhe as për shkëputje”. Natën e 2 Majit është qëlluar me armë zjarri, ambasada Shqiptare në Shkup. Provokacioni më i rëndë. Ministria e Jashtëme e Tiranës proteston. Krimi ka këputur frerët. Krimi shtetëror edhe mbrëm ka vrar një shqiptar në Shkup dhe disa të tjer të palagosur. Ka vazhduar djegia e 10 dyqaneve të tjërë, pronësi e shqiptarëve. Dhuna e demostruar ka sjell reagimin e shefit të politikave të jashtëme të B.E-së, Solana: ”Icidente të tilla vënë në rrezik bashkëjetesën e komunitetve”. Në Tetove është vënë ora e: “Ndalim Qarkullimit”, prej orës 23 deri ora 05 të mëngjesit.
3 Maji ka shënuar përshakllzim të situatës. Forcat ushtarake kanë nisur operacionin luftarak, kundër U.Ç.K në rrethinat e Tetovës, i nisur pas orës 15. Qeveria u ka bërë thirrje banorëve për t’u larguar nga vatrat e tyre, ndonëse këta janë treguar të “pa bindur”!Ushtria ka përdorur edhe avionët-bombardues, mjete të rënda, autoblinda, etj, sipas këtyre U.Ç.K kishte vrar dy ushtar dhe kishin kapur një rob. Flet komandant Sokoli:”I paralajmëruam dhe ata nuk dëgjuan. Pastaj na qëlluan. Ne ju përgjigjëm atëhere”. Duke u gdhirë 4 Maji forcat qeveritare kanë sulmuar në mënyrë të kombinuara rrëthinat e Kumanovës, duke goditur dhe mbi popullatën i cila nuk i është përgjigjur thirrjes për t’u larguar nga shtëpitë e tyre. Nga bombardimet e avionve janë vrar dy shqiptarë të moshës mbi 50 vjeç. Ndërsa njoftimet bëjnë të ditur se: U.Ç.K ka rrëzuar një avion luftarak, kur po bombardonte. Komnadant Sokoli vazhdonte në intervistën e tij: ”Ne nuk luftojmë kundër popullit maqedonas, po luftojmë kundër mercenarve të shitur, ukrahinas, rus, grek e bullgar”. Lajm tronditës …Banorët e Manastirit janë larguar nga vatrat e tyre prej dhunës së ushtruar. Në Manastir, Tetovë dhe Kumanovë zbatohet ora policore. Në rrethinat e Tetovës janë vendosur kordonat e ushtrisë dhe të policisë. ”Deri në orën 14 – 15 janë bombarduar nga avionët e ushtrisë rrethinat e Kumanovës, kanë filluar në orën 02 të natës-deklaron kryetari i komunës. Kemi shumë fëmijë e të moshuar të plagosur”. U.Ç.K është deklaruar për të zbatuar armë-pushimin. Nga dita e fillim krizë-luftës për tek, piketimi i paqes më 13 Gusht 2001, e deri në ligjërimin e marveshjes së Ohrit, palët kanë ecur dhe kanë ngecur, duke pasur dhe protestat e opozitës maqedonase, “për humbjen e supermacicë dhe humbjen e identitetit”. Faktori europiano-amerikan ka qënë i pranishëm, duke ndjekur ecurinë dhe negociuar ngecjet dhe realizimin e marveshjes së Paqes dhe bashkëjetesës, në vendin dhe shtetin e përbashkët. 
KOMPROMISI- HAP I PARË I SUKSESIT
Edhe emigrantët shqiptarë, kudo ndodhen ndjekin me vëmëndje dhe përjetojnë me dhimbje krizat që kapërcen kombi. Ata janë gjendur në ato momente piku, të shënjestruar nga qarqe nacionaliste, dhe media ekstremiste veçanrishtë emigrantët në Greqi: “Si të lidhur me U.Ç.K”. “Përgatiten për goditje”. “Financojnë U.Ç.K, etje. Por tashmë ato i mbeten së shkuarës, së largët dhe të afërt, të provuara katërciprisht kërkesat e drejta e fundamentale të shqiptarëve.
U provua, si e dështuar e me pasoja të rënda rruga e konfliktit. Ushtria dhe policia kanë goditur e bombarduar qytete, si Tetova, Kumanova, Manastiri dhe deri pran Shkupit. U rrafshuan shtëpi e pronësi, kanë marrë jetë njerëzish, po nuk ka mundur të zgjidh krizë-luftën, përkundrazi e ka zgjeruar edhe më atë. Pas këtyre U.Ç.K futet në Haraçinë dhe e shpall atë “ZONË TË LIRË“. Njëherësh paralajmëron: ”Në qoftëse nuk ndalen bombardimet mbi popullatën shqiptare, ajo do të godiste rajone të rëndësishme, strategjike me mortaja e raketa, duke ju afruar dhe Shkupit”. Lufta ngrinte flamurin e bardhë për t’i hapur rrugën paqes. U.Ç.K më 8 Qershor shpall armëpushim të njëanshëm, për t’u futur ndihmat humanitare në Kumanovë. Forcat qeveritare pasojnë armë pushimin. Datë 25 Qershor qeveria do të merej në provim nga B.E për zbatimin e planit, zgjidhjen e krizë-luftës. U.Ç.K e shtyn armë pushimin deri më 27 Qershor 2001. ”Armë pushimi ka hyrë në fuqi në datën 14 Qershor, në mesnatë, deklaron shefi i politikës së U.Ç.K, Ali Ahmet. Samiti i Shkupit dhe Goteborgut jep mbështetje vetëm dialogut. 
Armë pushimi hidhet në erë dhe këtë herë, në prag takimin e 25 Qershorit të Fyrom me B.E-. Lufta frontale nisi me egërsinë më të madhe, në emër të terroristëve Shqiptarë, në Haraçinë. U.Ç.K kishte shpallur armëpushim deri pas takimit me B.E. Bombardime nga ajri, sulme nga toka dhe lëndë helmuese të kombinuara. Sipas marveshjes së bërë me B.E; U.Ç.K tërhiqet nga Harçina. George Roberson e vlersoi; ”MARRËZI” luftën në Haraçinë. Në fund ditën e 25 Qershorit, kur po merrej qeveria në “provim” nga B.E, civil e ushtarak sllavo-maqedonas duke demonstruar urrejtjen dhe supermacinë, protestuan dhunshëm, përpara Parlamentit, në Shkup, kundër shqiptarëve, marveshjeve në favor të tyre. Kur tentohej të ulej kriza, ministri i brëndshëm, Boshkovski ka riurdhëruar mobilizimin e forcave rezerviste. Pala politike shqiptare deklaron se: ”Në Maqedoni veprojnë forca paramilitare”. Paqja e gatuar me merak nga negociatorët euro-amerikan, Leotar-Pardju u hodh në lokomotivën e Paqes. U nis të nënëshkrohej në Tetovë dhe u çvendos pas disa ditëve të merrte viston më 13 GUSHT 2001, në qytetin e OHRIT.
RRËNJËT E PAQES
Ohri, qyteti i dy etnive. Atje më 13 Gusht, hodhi rrënjë paqja, u firmos marveshja e (mos) marveshjeve, substanciale, si dhe u përcakuan zgjedhjet e parakohëshme nga forcat politike vendore. U kërkuar nga faktori ndërkombëtar ratifikimi tërësor; që nga ndryshimi Kushtetutës, shqipja si gjuhë zyrtare, funksionimi i policisë, decentralizimi i pushtetit lokal, njohja e Universitetit shqip, njohja e simboleve kombëtare, monitorimi i popullatës shqiptare, etj. Fillon një “Epoke e re “. Paskësaj i dha “OK” parlamenti, më 5 Shtator 2001 me : 91 vota pro, 19 kundër dhe 2 abstenime, nga 120 deputet që numëron ligjvënsi i Fyrom-it. Pas këtij votimi doli “Asi i madh “ i një partie të vogël: Ndryshimet kushtetuese tashmë të ndërmeren me anën e referedumit! Sipas asaj aksiome : nënëshkrimi i Ohrit të hidhej në erë?! Deputetët shqiptar i kërkuan presidentit Trajkovski të diskutoheshin në bllok të gjithë ndryshimet e kushtetutës dhe të miratoheshin ligje sipas marveshjes së Ohrit, kur bëhej tërkuzë ndryshimi i tyre. Pala maqedonase nuk ishte e përgatitur për “lëshime”, atëherë.
PRESIDENTIN E KA PËRCAKTUAR VOTA E SHQIPTARVE
Ish Presidentin, Boris Trajkoveski, në zgjedhjet e 31 Tetorit 1999, kur u shpall kanditaturë konkurente për raundin e dytë e kishte të vështirë fitoren, pa marrë votën e shqiptarëve. Pikërisht vota e atyre e zgjodhi atë Kryetar Shteti, në Fyrom. Atëhere Presidenti bëri negociata me palën shqiptare, aleanca parazgjedhore, si dhe duke (mos) harruar ato pas zgjedhore. Pala shqiptare në raundin e parë, konkuroi me dy kandidatë të saj, zotërinjët: Haliti dhe Nexhipi. Parashihnin se nuk mund të fitonin . Por do të fitonin në këtë mënyrë të luajturi në politikë, të ishin shqiptarët përcaktuesit e zgjedhjes së Presidentit. Ata e përcaktuan dhe e zgjodhën pikërisht Presidentin, Trajkovski. Skemë e aplikuar edhe pas vdekjes së Trajkovskit, në zgjedhjen e presidentit pasardhës, Cervenkovski. Pala maqedone futjen e dy gjuhësisë e kundërshtoi, duke e quajtur atë “një federalizëm të butë të vëndit”. Shqiptarët arsyetojnë se: ”Shumë gjuhësia ekziston e zyrtarizuar në Kanada, Zvicër, Belgjikë,etj”.Por futja e gjuhës zyrtare, do të kërkojë domosdoshmërisht dhe futjen e SHQIPES, të detyrueshme në shkollë. Maqedonët do mësojnë dhe ligjërisht shqipen, sepse nuk mund të komunikojnë e as mund të konkurojnë, në vënde pune PUBLIKE. Ndërsa shqiptarët zotërojne maqedonisht 90 %, maqedonët mund të zotërojnë deri 2% shqip. Pala politike shqiptare dhe U.Ç.K-ja kanë zbatuar me seriozitet dhe pjekuri marrveshjen dhe
“recetat“ e faktorit monitorues ndërkombëtar. Eshtë shprehje e dëshmisë së gjallë, se shqiptarët në çdo eveniment, janë të vëmëndshëm, kanë demonstruar vullnet të fortë, llogjikë të ftohët dhe arsyetim të largët. Të parët ishin shqiptarët e Kosovës nënëshkruesit e “Marrëveshjes së Rrambujës “. Ata ishin në mbështetje të zgjidhjes së dhënë nga faktori ndërkombëtar. Edhe këtë eveniment, vetëm tymprodhuesit dhe dashakeqët mund ta kenë “harruar”. Shqiptarët kudo ndodhen, kurrë nuk janë shfaqur dhe shpallur terrorist. Veç zilia e të tjerëve ka dashur, t’i shpall të tillë. Gjenerali kroat, me origjinë shqiptare, Rahim Ademi (rast unikal) shkoi vullnetarisht në Gjykatën e Hagës, duke spjeguar pozicionin e tij si gjeneral. I veshur me uniformë, mbuluar me medalje, gjeneral Ademi deklaroi: “Unë shkojë në Hagë vullnetarisht dhe me koshiencë të qetë, sepse nuk kam urdhëruar as një masakër gjatë çlirimit të mëmëdheut tim“. 
TERMI I TMERRIT
Por institucioni më i lartë i mëndjes, Akademia e Shkencave të Fyrom akuzonte: Citojme: “ Krismat që bien në Maqedoni e kanë nismën nga platforma e Akademisë (Shqiptare –shën.ynë) e cila kërkon SHQIPËRINË E MADHE, bashkimin e shqiptarëve “.-Kryetari i Akademise sonë, Prof. Dr. Ylli Popa atë kohë përgjigjet: “ Platforma jonë se ka këtë formulim “….
Hidhet si bomba e tmerrit, termi: “Shqipëria e Madhe “, që në të vërtetë do të thotë Shqiperia bërë e Vogël. Pra, shqiptarët se kanë shfaqur këtë synim. As politika shqiptare, askush. Le te kujtojmë një pyetje drejtuar një politikani të Kupolës Politike Shqiptare nga media greke në një konferencë shtypi.
-Gazetari përafërsisht pyet:
“Çfar do të thoni për temën Shqipëri e Madhe ?-Politikani afërsisht përgjigjet: Sa shkurt aq dhe gjatë: “ Ju e menduat, ju e shqyrtuat, ne e besuam”!
Pse shkakton tmerr ky TERM?! Mase duhet thën nën zë e me zë: SHQIPËRIA E VËRTETË! 
Historikisht shqiptarët nuk i kanë rrëmbyer kujt tërësi tokësore, përkundrazi, shqiptarët janë të ndarë në disa shtete. Shqiperia rrethohet nga vise shqiptarësh. Shqiptarët nuk janë sllavë. Ne jemi pasardhës të pellazgëve, ilirëve. Nga sllavët u ndanë po sllavët, Kroatët, Sllovenët, Maqedonët…U ndan Çekët nga Sllovakët dhe u bashkuan gjermanët. Termi Shqipëri e Madhe në se alarmon të tjerët, kjo s’do të thotë se shqiptarët do të hakmerren, për të vënë në vënd padrejtesitë e “Shekullit të Coptimit “. Te gjithë ne shqiptarët, jetojmë në trojet tona: në Shqipëri, në Kosovë, në Fyrom, në Mal të Zi. Duke pasur të tjerët frikë termin Shqipëri e Madhe, të mos themi të vërtetën? Ne jemi Albanët me rrënjët dhe degët tona. Nga rrjedh gjaku ynë? Edhe në Turqi, deklaronte kohë më parë në një të përditëshme shqiptare ish Ambasadori i nderuar, Ahmet Okçun: “Ka një komunitet me prejardhje shqiptare, që arrin në 6 milion njerëz “. Ku janë vendosur shqiptarët? Në trojet e tyre të trashëguara nga parardhësit shekullor. 
KOKËNXEHTIT SJELLIN KOHË OGURZEZA
Marëveshja e Ohrit, ratifikoi dhe zgjedhjet e parakohëshmë, për zgjidhjen e krizës: Rruga e miratimit të marveshjes dhe nxjerja e ligjeve u duk e thjeshtë, por ajo u bë tërkuzë, e parashikuar dhe e pa parashikuar, duke ngrën shumë energji edhe të faktorit euro-amerikan dhe kohë për shqiptarët në Fyrom.
15 Shtator 2002 zhvillohen zgjedhjet e parakohshme të pas krizë-luftës. Raportet janë ndryshe. Partia e dalë nga “Guerilasit”, B.D.I fituese e spekterit politik, shqiptar, bashkëqeverrisëse e vendit. Nga 4 Marsi – tek 13 Gushti. Nga 5 Shtatoti 2001 duke mbirijtur tek (mos) zgjidhja e plotë: 15 Shtatori 2002, shumë energji, pse dhe gjak u derdh, angazhim të fatorit ndërkombëtar, për të fituar të drejtat si qytetar të barabartë në trojet e veta. Pala maqedonase dhe pse e ka pranuar dhe nënëshkruar Marveshjen e Ohrit, për dy vjet nga dita e “KRISMAVE” vazhdoi t’i bënte naze ! 
UDHËTIM PËR NË TROJET SHQIPTARE
Mund të kalosh kufirin pa vizë e shtërngim nofullash nga doganierët, prej Qafë Thanës për në pjesën matan, në trojet shqiptare, në Maqedoni. Nuk ndjen inferioritetin e punonjësve të dikurshëm dhe shfryrjet, kur të kontrollojnë pasaportën e dokumentat e tjera. Nëpunësit e pikës doganore të flasin edhe shqip. Të pyesin se sa kohë do të qëndrosh andej. Madje të urojnë dhe rrugë të mbarë! Sapo lë traun doganor, shumë taksist presin ndan rrugës për të shërbyre. Janë pothuaj tërsisht shqiptarë. Në rrugë sapo nisesh do të ndeshesh me tabelimin e fshatrave në sllavisht, latinisht, po dhe në shqip janë kthyer, duke u plotsuar të gjithë në dygjuhësinë, tashmë të zyrtarizuar dygjuhësia. Bashkëjetesa, mes dy etnive është e prekëshme. Një shëmbull ku bashkësia europiane dhe ajo botërore e merr si pikë referimi për ndërtimin e shtetit multietnik dhe bashkëjetesën e shoqërive multietnike. 
Janë troje shqiptare, të populluara nga shqiptarë të vjetër autokton. 
Vija e kufirit e vitit ’13, kështu e caktoi Shqipërinë. 
Ndërsa 13 Gushti 2001, kësaj pjese i njohu të drejtat e kërkuara.
13 Korriku i 2004- (s) i’a akordoi të drejtat e mohuara. 
Gusht 2017. Gjuha shqipe ka marrë miratimin nga Qeveria e Maqedonisë dhe pritet miratimi, zyrtarizimi, i përdorimit të saj si gjuhë zyrtare nga Parlamenti- deklaroi këto ditë kryeparlamentari i Maqedonisë- Talat Xhaferi. 
Gjithëçka (të) mbetet si një vegim i largët dhe i (pa) harruar.
Bashkëjetesa, mes dy etnive është e prekëshme. 
Njerëzit aspirojnë paqe dhe mirëkuptim! 
Sigal