Tomorr Topore/ Mendimi im absolut është që grevat i organizonte e dirigjonte vetë Ramiz Alia

739
Sigal

INTERVISTA/ Flet ish- gazetari i TVSH-së, ish-përgjegjës i Redaksisë së Informacionit, Tomorr Topore

Po Mehmet Shehun?

 Gjithashtu edhe M.Shehun e kam filmuar pothuajse në shumë aktivitete që ai ka marrë pjesë. Sidomos kur ai priste në Kryeministri personalitete të shteteve të ndryshme që vinin në Shqipëri. Në një pritje të Zv/ kryeministrit të Iranit pasi hyri në sallë (ai vinte zakonisht 5-10 minuta përpara) pasi na përshëndeti mu drejtua mua: Topore kështu vihet këtu me këmishë e sandale dhe kur të mbarosh të shkosh t’i thuash Thanasit që më kritikoi Kryeministri. Në fakt për të filmuar do të shkonte një operator tjetër, por ai u sëmur dhe vajta unë ashtu siç isha veshur. Shkova në radio, trokita në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Th.Nano dhe hapa derën. Ai më pa dhe ma bëri me dorë ik. Kuptova që M. Shehu kishte marrë në telefon dhe do t’i ketë thënë që mos e qorto djalin.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf