Tomorr Çaushi: Të pathënat e jetës së pabesueshme, plot sakrifica dhe udhëtime të Isamil Qemalit

856
“Po ju lë një Atdhe amanet. Lamtumirë!”
Ismail Qemali
Ëndrra e bukur për ta parë Shqipërinë të pavarur e ka ndjekur popullin tonë ndër shekuj, i ka shoqëruar patriotët brez pas brezi, i ka nxitur luftëtarët që armët të mos i heqin nga krahët, i ka shtyrë mendimtarët që në çdo kohë të përcaktojnë rrugët për realizimin e kësaj aspirate, e kësaj dëshire të zjarrtë për ta parë mëmëdheun “Zonjë”, ashtu siç duhet të jetë një bijë perëndie pa “hithra”, “shpendra” dhe ‘ferra” mbi krye. Erdhi një ditë që ëndrra të mos ishte thjesht një frymëzim, një vezullim i përkohshëm, një shkëndijëz në fund të tunelit të paarritshëm. Erdhi 28 Nëntori 1912! Një ditë e madhe që shihej me sy, që prekej me dorë, që simbolizohej te Flamuri Kuq e Zi, i vendosur në ballkonin e Vlorajve, që pasqyrohej në fytyrën krenare të Ismail Qemalit, në sytë plot shkëlqim të bashkëluftëtarëve, në vallet e bukura shqiptare, të cilat nuk kishin “zaptuar” vetëm sheshin para tribunës, po çdo vatër shqiptare.
“Emri i tij i vërtetë është, Nëntor 28-të”
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal