Timo Luto: Ja takimet dhe bisedat e fshehta të Mehmet Shehut me shkrimtarin Petro Marko

901
Enver Hoxha në Bizë të Martaneshit
Puna në Radio-Tirana më çoi në Borje, fshati më i largët dhe kufitar në rrethin e Kukësit. Ndodhet pas malit të Gjallicës, i ndërtuar në faqen e një kodre të lartë që e rreh dielli pothuajse gjithë ditën. Sipër në kodër, pas një pylli me lajthi, ishte kufiri me Jugosllavinë.
Në klubin e fshatit banorët vendas më tregonin ngjarje nga jeta e tyre. Vështirësitë e jetës në fshat i kishin detyruar në të shkuarën të ishin kurbetlinjë, jashtë por edhe brenda vendit të tyre. Mjeshtra të prodhimit të bozës dhe ëmbëlsirave ata i gjeje në çdo qytet të Shqipërisë me ibrik me bozë në krah ose me arkën me kallama sheqeri dhe kishin vetëm një emër “gegë”. Njëri prej tyre, më i moshuari tregoi se në vjeshtën e vitit 1948 ishte mobilizuar si shumë të tjerë nga shteti si ushtarë rezervistë, dhe i kishin grumbulluar në Bizë të Martaneshit.
  • “- Mehmet Shehu ka vrarë veten”?!
  • Mehmet Shehu: “-Puna – tha ai e ka bërë Amerikën”
  • Petro Marko: “Mehmeti do ishte një shkrimtar i shquar”
Sigal