Thanas Papa: Jetën ja dedikoj “Heroit të Popullit” Zylyftar Veleshnja

917
Sigal

DOSSIER/  Rrëfen Thanas Papa, ish- ushtaraku i raketave kundërajrore

-vijon nga dje-

Në këtë pjesë të dytë Thanas Papa tregon kalvarin e vuajtjeve pas lirimit nga forcat e ushtrisë popullore. Një stres i jashtëzakonshëm, pasi e etiketuan dhe armik, ai që atdheun e do më shumë se çdo gjë. Madje, ai as i besonte etiketimet e ndryshme, të cilat i dukeshin si një ëndërr e keqe që s’kishte lidhje me të, me familjen e tij patriotike. Për ‘të, një rol të veçantë ka luajtur “Heroi i Popullit” Zylyftar Veleshnja. Vetëm ndërhyrja dhe deklaratat e tij me shkrim i dhanë pafajësinë. Këtë nder të tij ai s’e harron kurrë. Nga ana tjetër, për të qenë i qetë shpirtërisht për të kundërshtuar etiketimin kulak Peçi Papa i dërgon 3 letra shokut Enver Hoxha, njëkohësisht ai merr disa deklarata nga ish- udhëheqësit e LANÇ-it, që ka qenë pjesëtar i luftës dhe kryetar i këshillit të luftës në fshat. Denigrimi i Thanas Papës ishte absurd, pa asnjë bazë.

Deklarata e dytë e shokut Zylyftar Veleshnja