Teki Koloneci dhe çeta partizane e Gorës në 77-vjetorin e formimit

2595
Sigal

Teki Koloneci, Komandanti trim i Çetës së Gorës do të mbetet i lavdishëm dhe një gjeneral i sprovuar

 

Çeta Partizane e Gorës në 77- vjetorin e formimit

Nga Bexhet Fezolli

 

Më-27-Prill-1942 u Krijua Çeta e Parë Partizane e Gorës në Qarkun e Korçës. Kjo përbën një ngjarje të shënuar për krahinën e Gorës e çdo zemër gorare. Ajo ka lënë në kujtesën tonë gjurmë që nuk shuhen. Çetën e Gorës dhe komandantin e saj Teki Kolanecin i kemi në krye të fjalës e të këngës, të gëzimit e të brengës. Çeta e Gorës dhe Teki Kolaneci ishin dhe mbeten mishërimi më i mirë i krahinës, emri i çetës dhe komandantit të saj janë një e të pandarë. Prandaj në këtë 75 vjetor të çlirimi të Atdheut, kremtimi i 77 vjetorit të Çetës së Gorës dhe Komandantit i saj, Heroi i Popullit Teki Kolaneci, marrin një kuptim të veçantë dhe i japin krahinës krenari e shkëlqim të ri. Teki Kolaneci, në dhjetor 1941, bashkëpunon me komunistët e Korçës dhe të Tiranës siç qenë Kiço Shamblli, Gjeli Argjiri, Llambi Dishnica, Rita Marko, Dhori Karagjozi, Maqi Mita, Nexhat Hyseni, Dhosi Pecani, Irakli Terova, Raqi Zavalani, Petro Treska, Ilo Rrumbullaku vendosën të krijojnë një çetë partizane. Së bashku me Tekinë u bënë bërthama e Çetës. Shtëpia e Teki Kolanecit u bë baza e pritjes të ilegalëve. Mbas tre muajve, u shtuan radhët e Ilegalëve dhe më 27-Prill – 1942-në pyllin e Kolanecit u krijua Çeta e Parë Partizane e Gorës në Qarkun e Korçës. Komandant u zgjodh Heroi i Popullit Teki Kolaneci dhe Komisar Llambi Dishnica. Në sajë të punës së bërë çetës ju shtuan radhët me shokë të tjerë si Sotir Nasho, Tafil Rexhepi, Petro Mitika, Ibrahim Hyka, Gole Muço, Xha Qemali e tjerë. Mbas tre muajve, u shtuan radhët e Ilegalëve dhe më 27 Prill -1942 në pyllin e Kolanecit u krijua Çeta e Parë Partizane e Gorës në Qarkun e Korçës. Komandant u zgjodh Heroi Popullit Teki Kolaneci dhe Komisar Llambi Dëshnica. Në sajë të punës të bërë, Çetës ju shtuan radhët me shokë të tjerë si Sotir Nasho,Tafil Rexhepi, Petro Mitika, Ibrahim Hyka, Gole Muço, Xha Qemali e tjerë. Çeta Partizane e Gorës, si mbartëse e Çetave Patriotike me emër siç ishin; Çeta e Kajo Babieni, Ismail Dërdusha, Malkë Zvarishti, Hysen Pirgu, Xhelo Selca e tjerë atdhetarë që i rriti Gora, në djepin e luftëtarëve të lirisë në breza. Çeta e Gorës me një herë u hodh në aksione konkrete. Së pari puna agjitative për ngritjen e popullit në këmbë në këtë luftë të shenjtë për liri. Aksionet e kryera nga partizanët , bënë që populli t’i priste krahëhapur bijtë e tyre, duke shtuar dhe radhët e luftëtarët për liri. Çeta kreu 14 aksione si ai i 24 korrikut 1942 në prerjen e linjave telefonike, aksioni i dytë, mëngjesin e 23 gushtit 1942 në Gryka e Grabovicës, për të mos lejuar internimin e të burgosurve partizanë. Aty u vranë shumë xhandarë, por ra heroikisht dëshmori i parë i Çetës Tafil Rexhepi, djali i Nënë Pashakos.

Teki Koloneci ishte trimi, komandanti dhe luftëtari i orëve të para

Teki Kolaneci ishte burri që i foli kohës me zërin e luftëtarit e komandantit, ishte prind e vëlla, luftëtari i orëve të para, ishte i lidhur ngushtë me vendlindjen e njerëzit e saj. Tekiu kishte fituar famë e vlera e respekt të veçantë atëherë dhe sot’ themi Gora nënkupton Tekiun. Gora e Tekiu janë një e të pandarë. Aksione të Çetave Partizane, qenë enciklopedia e re e Krahinës së Gorës e që vazhdonte me krijimin e tre Batalioneve partizane “Ali Kelmendi”, “Gorë Opari”, “Çlirimi” dhe “Themistokli Gërmenji” si dhe të dy Brigadat partizane: Brigada e 4-të Sulmuese dhe Brigada e 9-të Sulmuese. Ajo qe një mesazh i fortë, një e vërtetë e madhe guximi i çdo brezi gorarësh, jetonte e lartësohej me bijtë e saj. Ja si i sjell poeti Gorar, Besim Shyti.

“Ç’më kujton Bregu i Ohrisë,

Që nga koha e stuhisë,

Të dy Çetat partizane,

Ndezën luftën për lirinë.

Në krye kishin dy trimat

Dhe Reshitin dhe Tekinë.

Vepra e Tekiut është e pavdekshme. Le të kujtojmë takimin e Lenies më 5-6, shtator 1942, me grupet e armatosura, me njësitet e fshatrave, ku u hodh hapi i krijimit të Çetave të tjera. Dhe vendosja e Këshillave Nacional Çlirimtare, gjatë luftës për liri, si dhe Aksionet luftarake ndoqën radhas si ajo e Bellovodës më 2 tetor 1942 ndaj dhelprës plakë të fashizmit Filip Tomës. Çarmatosja e Postës të Moçanit më 12 dhjetor 1942. Kjo tregoi rritjen e aftësive drejtuese të Komandat Tekiut. Aksioni për Çlirimin e Voskopojës, më 16 janar 1943. Katër ditë luftë në Kuqar të Përmetit nga data 1-4 korrik 1943, si dhe 5 ditë beteja e Maliqit 10-15 shtator 1943, ku fashistët lanë në fushën e betejës 200 e ca të vrarë.

Komandant i Shtabit të Qarkut Korçë, i kishte dalë zot luftës çlirimtare për jetë a vdekje. Ai ndërtoi planin luftarak për çlirimin e Korçës, Përmetit, Pogradecit, Elbasanit e Tiranës, me përvojën e liderit ushtarak, me autoritet drejtimi e komandimi si kuadër madhor UANÇ. Qenia e Teki Kolanecit në krye të Brigadës XV simbol të historisë së Gorës, si një emër emblematik që na jep të drejtën të krenohemi me bijtë e Gorës, i dhanë atdheut jetë e liri. Dhe Gora i këndon; Teki Kolaneci, ku je o shqipe malit

Të shkëlqeu mbi supe ylli i gjeneralit

Teki Kolaneci, rrit nën fletën e ftoit,

Ç’e gëzove Gorën me yllin e Heroit.

Teki Kolaneci, për Gorën, Korçën e Shqipërinë, mbetet i lavdishëm, gjeneral i sprovuar, Hero që do të mbetet gjatë në mendjet e zemrat tona e brezave të ardhshëm.